Blije këtë produkt
1200 Lekë

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare ( Botuar nga: UETPRESS në 2021 )

Autori:  Eugjen Merlika

Për të sendërtuar këtë zhvillim duhet të qartësojmë objektivat e çastit dhe të ardhmërisë. Për të arritur aty duhet të bëjmë një vlerësim të njimendtë të historisë sonë që, për arsye të ndryshme, na mungon e po e kemi shumë të vështirë t'a plotësojmë. Kjo ndodh sepse vetë përftimi që ne trashëguam për të shkuarën tonë u vesh me një vello romantizmi, në të cilën spikatën më shumë çastet heroike, të cilët zotëruan mbi gjithë pjesën tjetër të jetës shoqërore e të bashkësisë shqipfolëse. Përfytyrimi ynë u ndal në monumentet që kujtesa jonë historike kishte ngritur për bëmat e heronjve, të cilët mbeteshin në vetëdijen tonë t'armatosur me shqyte e parzmore, duke bërë bejleg me "bajlozin" që vinte nga larg e që donte të pushtonte trojet tona dhe të na rrëmbente lirinë tonë. N'atë përfytyresë zinin pak vend dukuritë tragjike të rrudhjes së të parëve tanë, si pasojë e humbjes së luftërave, të pushtimeve të çdo lloji, të përpjekjeve shekullore për mbijetesë në kushte vështirësish, t'asaj që quhet jeta e vërtetë e një populli, e cila mbetet në hije, por që ka rëndësinë e saj në ecjen e gjatë të një kombi, sepse prej saj burojnë fuqia e qëndresës dhe prirja për të shkuar përpara. Ky libër nuk merr përsipër të jetë një histori në kuptimin e vërtetë të fjalës, megjithëse përfshin ngjarje, data e personazhe historikë. Është një udhëtim i përfytyruar,një endje e tillë nëpër periudha të ndryshme të së shkuarës së hershme të "dheut të Arbërit” deri nëditët tona.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928320551
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 345
  • Përmasat e librit: 170 x 240 x 30 mm

Njihu me Autorin

Eugjen Merlika -

Eugjen Merlika ka lindur në Tiranë më 21 prill 1944. Prindërit Elena Gjika dhe Petril Merlika, ishin të diplomuar: e para në Universitetin e Napoli per letërsi klasike dhe italiane, kurse i dyti në Universitetin e Grenoblit në Francë, për inxhinieri elektroteknike dhe në Universitetin e Lozanës në ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania