Buy this product
1200 Lekë

Rosaku i shëmtuar ( Published by: Aeditions in 2013 )

Author:  Virgjil Muçi

Na ishte njëherë një rosak i shëmtuar, i cili, për shkak të pamjes së jashme, ndihej ndryshe nga të tjerët. Por koha kalonte dhe, një ditë pranvere, bukuria e tij i la pa mend kafshët e fermës... Dëshiron të dëgjosh si klithën kafshët e fermës nga habia? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh! Librat e koleksionit "Përralla-mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre figurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tinguj zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit. Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta. Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të fitojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, f igurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitjeje.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Publisher: Aeditions (2013)
  • Published in: 2013
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-76-97-7
  • Format: Pop-Up
  • Page nr.: 12
  • Book dimensions: 240 x 250 x 25 mm

More About the Author

Virgjil Muçi -

Virgjil Muçi u lind në Tiranë më 18 gusht 1956. Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania