Faqja e autorit

Rosa Liksom


Rosa Liksom, 1958, është një nga shkrimtaret dhe artistet më të njohura finlandeze. Lindi në Lapland, në veri të Finlandës, në një familje fermerësh që rrisnin drerë. Në moshën 17-vjeçare u shpërngul në Helsinki ku studioi antropologji në Universitetin e Helsinkit. Lëvizi për disa kohë në vende të ndryshme europiane. Për katër vjet jetoi në Kopenhagë dhe verën e kalonte në Paris. Për disa kohë jetoi në veri të Norvegjisë dhe në Islandë dhe më pas ndoqi studimet antropologjike në universitetin e Moskës. Përvoja jetësore në Moskë, bëri që bota ruse të bëhej pjesë e librave të saj. Më pas u kthye përsëri në Helsinki, më 1987. Librin e saj të parë e botoi më 1985: një vëllim me tregime Një natë ndalesë {Yhden yon pysakkt), që fitoi çmimin J. H. Erkko Award. Prej atëherë i është kushtuar letërsisë dhe ka botuar 8 vëllime me tregime, 3 romane dhe 2 libra për fëmijë. Rosa Liksom është finaliste e çmimit të këshillit Nordik dhe Çmimit Medicis. Romani Kabina nr. 6 (më 2011) ka fituar Çmimin Finlanda që është më i rëndësishmi për vlerësimin e veprave letrare në atdhe dhe veprat e saj janë bestseller ndërkombëtar.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania