titleToAlt
Paçinko 2020
"Duhej të kishte pak fitues dhe shumë humbës. Megjithatë, njerëzit luanin, sepse shpresonin te ishin ata fatlumët." Historia rrallëherë tregohet zemërgjerë. Në këtë sagë epike që rrjedh në katër breza, shkrimtarja Min Jin Lee shpalos historinë e një familjeje koreane të varfër, por krenare, e cila do të përndiqej përjetësisht, për shkak se vinte nga një tokë që, në të vërtetë, as që e kishte njohur kurrë. Në fillim të viteve 1900, Sunxhaja adoleshente, vajza e adhuruar e një peshkatari të gjymtuar, dashurohet marrëzisht me një të panjohur në breg të detit. I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë në shitje. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni. Vendimi i saj për të braktisur vendlindjen dhe për të mos u kthyer në dashnoren e babait të të birit, i jep udhë një sage dramatike që do të jehojë nëpër breza. Një rrëfim sa prekës, aq edhe i mbushur me dashuri, sakrifica, ambicie dhe besnikëri. Personazhet komplekse, por gjithaq të zjarrta të "Paçinkos” arrijnë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në harqe të ndryshme të historise.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Besnikëri 2019
"Ç'fjalë e gabuar, dashnor! Ç'fjalë e gabuar, tradhti". A jemi të sigurt se t'i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo sprapsje të ishte në fakt tradhti ndaj natyrës sonë më të thellë? Besnikëria është një spirancë që nuk e lejon shtrëngatën të na marrë me vete, por edhe pasqyra ku çdo ditë kërkojmë veten me shpresë që ta njohim atë. Marco Missirioll e rrëfen duke shkuar në zemrën e personazheve të tij: ai, ajo tjetra, dhe tjetri. Vetja jonë. Përgatituni të lexoni historinë tuaj. “Keqkuptim", kështu e quajnë Karloja dhe Margarita dyshimin që ciflosi sipërfaqen e martesës së tyre. Karloja ishte pikasur në banjën e universitetit bashkë me një studente: "U ndie keq, thjesht shkova e ndihmova", i tregon rektorit, kolegëve, të shoqes, dhe Sofia pohon rrëfimin e tij. Margarita dhe Karloja nuk janë një çift në krizë, mirëkuptimi dhe afrimiteti i tyre s'ka të sharë, pavarësisht lojës së rrezikshme mes çarçafëve. Fjalët e thëna mes tyre përvëlojnë prush, po ashtu edhe veprimet. Mund të përkufizohen si të lumtur. Por ajo tradhti e hamendësuar, atij shndërrohet në obsesion, dhe kthehet në një alibi të fuqishme për fantazitë e së shoqes. Në një Milano shpuzë të gjallë, mes rrugëve të vjetra të treguara nga Buzzati dhe rrokaqiejve të rinj që çajnë horizontin, dhe një Rimini ku ende gjëllin ndjenja poetike e kohëve tona, tregimi bëhet aq intim sa të mban frymën pezull. Me një stil të shkruari te gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
PËR VETËM NJË NATË DHE PËR NJË FESTE TË MARRË, E ARDHMJA IME NDRYSHOI PËRGJITHMONË... Deri në vitin e fundit të shkollës, githçka e kisha për bukuri: Nota të shkëlqyera, një familje të dashur që më mbështeste, pa përmendur të dashurin më të pashëm të shkollës. Gjithçka ishte e përkryer, deri kur ia behu Zak Andersoni, një parkour i përsosur, një delinkuent i vockël që nuk e donte aspak shkollën. Nuk mund të ishte rastësi që, ardhja e tij shënoi një ndryshim aq të madh në jetën time, apo jo? Tani, gjithçka ka ndryshuar . Nuk e di më kujt mund t'i zë besë. Dhe shënimet kërcënuese që marr, duket sikur janë vetëm fillimi i problemeve...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Pianistja belge” u botua në vitin 2009. Ky roman trajton fatin e grave të huaja që u martuan me burra shqiptarë dhe jetuan në Shqipëri gjatë shekullit XX, duke kaluar në shumë raste momente tragjike, burgje e persekutime. Në qendër të romanit është një grua belge, e cila martohet me një avokat shqiptar në vitin 1943 dhe fati i jetës së saj ndiqet deri në vitin 1991.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Dela dhe Erdi, dy gjimnazistë të vitit të tretë, përjetojnë dashurinë e tyre të parë, e cila ndesh në shumë vështirësi dhe të papritura. Në këtë histori përfshihen edhe familjet e tyre, të cilat përpiqen të tregohen sa më të kujdesshme me adoleshencën e fëmijëve të tyre. Romani shtjellon fatin e tre brezave: fëmijë, prindër dhe gjyshër, duke pasqyruar ndryshimet e mentalitetit nga njëri brez në tjetrin. "Nesër do të jetë ndryshe" është një roman që duhet lexuar nga prindërit dhe dhe fëmijët e tyre adoleshentë për të shmangur gabimet dhe konfliktet mes brezave.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ne rrimë ulur dhe lëpijmë plagët dhe, duke qenë tepër të frikësuar, ngurrojmë të rrezikojmë, duke e mashtruar veten me arsyetime se koha qëndron në vend dhe se ne do të mbetemi gjithmonë të rinj. Por një ditë të bukur zgjohemi dhe zbulojmë se jemi plakur dhe se jeta na ka anashkaluar. Unë nuk dua që kjo gjë të ndodhë me mua, por dëshiroj ta jetoj plotësisht jetën, derisa të vijë çasti i vdekjes, që askush nuk e di se kur do të ndodhë. Ndonëse marrëdhëniet e ndërsjella mund të jenë të rrezikshme, nganjëherë ia vlen të rrezikohet. Por, nëse nuk bëni përpjekje, qoftë edhe duke rrezikuar se mund të pësoni disfatë, gjë që do tju shkaktonte dhembje, asnjëherë nuk do të njihni lumturinë e vërtetë. Nuk ka gjë më të mirë sesa të ndash jetën me njeriun e afërt shpirtërisht dhe nuk ka më keq se kur zbulon se ai njeri mund të rezultojë i huaj për ty.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në romanin e tij më personal, Paulo Coelho kthehet me një udhëtim të mrekullueshëm në zbulimin e vetes. Si Santiago, bariu i Alkimistit, edhe Paulo po ballafaqohet me një krizë të thellë të besimit dhe është në kërkim të një rruge që ta ndihmojë në rilindjen e tij shpirtërore. Mundësia e vetme e vërtetë është ta fillojë gjithçka nga e para. Kështu, ndërmerr një udhëtim që e shpie nëpër Afrikë, Evropë dhe Azi gjatë të përshkuarit të Transiberianës, një udhëtim që do t'i risjellë energji dhe pasion. Ajo që Paulo nuk di, është se do të takojë Hilal-in, një vajzë violiniste plot talent, që e ka dashur para pesëqind vjetësh, por që e ka tradhëtuar me një gjest aq ekstrem paburrërie, sa e ka penguar të arrijë lumturinë në këtë jetë. Së bashku do të fillojnë një udhëtim mistik në kohë dhe hapësirë, që do t'i çojë më afër dashurisë, faljes dhe guximit për të kapërcyer të gjitha pengesat që jeta na paraqet në mënyrë të pashmangshme. I mrekullueshëm dhe ndriçues, Aleph na fton të reflektojmë mbi domethënien e udhëtimit tonë personal. Vërtet e dimë se çfarë duam të jemi, vërtet bëjmë atë që duam të bëjmë? Shumë libra lexohen, Aleph jetohet.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Alberto Moravia, pseudonimi i Alberto Pincherele (Rome, 28 nëntor 1907- Romë, 26 shtator 1990), ka qenë shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg. Konsiderohet një nga romancierët më të rëndesishëm të shekullit XX. Në veprat e tij ka trajtuar temat e seksualitetit modern, të tëhuajësimit social dhe të ekzistencializmit. U bë i famshëm në vitin 1929 me romanin "Indiferentët" dhe botoi gjatë karrierës së tij të gjatë mbi tridhjetë romane. Temat qendrore të veprës së Moravia-s janë shterpësia morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore, pazotësia e njeriut për të arritur lumturinë në mënyra tradicionale etj. Shkrimet e tij shquhen për stilin e thjeshtë, që karakterizohet nga përdorimi i një leksiku të zakonshëm, brenda një sintakse elegante e të përpunuar. "Tregime romane" të Moravia-s lidhet me traditën e filluar nga Beli me veprën e vet monumentale dhe të vazhduar nga Paskarela, Trilusa e të tjerë. Edhe këtu gjejmë personazhin anonim të popullit apo të borgjezisë së vogel romane, që tregon rastet e veta dhe ato të njerëzve të tij. Gjuha nuk është më dialekti i ngushte i Belit apo ajo e mprehta e Trilusēs, por një italishte e ngjyrosur aty- këtu me fjalë dhe shprehje romane. Qyteti dhe populli i Romës natyrisht kanë ndryshuar shumë gjatë një shekulli: nuk është më vegjëlia mendjemprehtë dhe historike e Belit në Romën e papëve, as të plebenjve të rimëkëmbjes të Paskareles me Romën e Karduçit, por Roma moderne dhe pak e çakërdisur e dekadës së parë pas luftës; një Romë e lirë, por e tehuajësuar; e shumëfishuar, vitale dhe e shpërfytyruar, plot përplasje, të papritur mntura, por edhe ankthe dhe nënshtrime. Një libër shumë i pasur, një akt i madh i komedise njerëzore të kohës moderne.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfim ekstravagant, emocionues dhe gjithëpërfshirës i një ngjarjeje të pakohë, të ngërthyer në kthetrat e historisë. Në ishullin grek të Qefalonisë, dikur perënditë luanin me jetën e njerëzve dhe shenjtori vendas ngrihej hera-herës nga sarkofagu për të kuruar të marrët. Një ditë, vala e Luftës së Dytë Botërore pushton brigjet e ishullit, duke zbarkuar aty ushtrinë italiane. Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri "Kapiten Koreli" është një romani mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Prej shumë vitesh, thashethemet për "Vajzën e Moçalit" gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut. Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata. E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra. Po vjen një kohë kur ajo ka ëndje të dashurojë dhe të dashurohet. Dy djem të rinj nga qyteza intrigohen prej bukurisë së saj të egër dhe Kaja hapet ndaj një jete të re - derisa ndodh e paimagjinueshmja. Përmes historisë së Kajës, Delia Owens na kujton që fëmijëria formëson të ardhmen tonë dhe që të gjithë ne i nënshtrohemi sekreteve të bukura dhe të dhunshme të natyrës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të. Honore dë Balzak: “El Verdugo” (“Xhelati”) - Dramë sa e dhimbshme aq edhe llahtarisëse e një periudhe lufte gjakatare. Alfons Dodé: “Shapaten luanëvrasësi” - Aven¬turë e këndshme prej mburraveci, përshkruar në stilin e lezetshëm e plot humor të epokës artistike Bidermajer. Gystav Flober: “Legjenda e Shën Zhyljen Mikpritësit” - Legjendë e rrëfyer në një stil të lartë e rrëqethës për fajin dhe për shlyerjen e mëkatit. Anatol Frans: “Çështja e Krenkëbilit” - Histori e përshkruar në mënyrë spontane, por thellësisht tronditëse, e një skandali juridik. Gi dë Mopasan: “Zonjusha Perlë” - Një pjesë kronike familjare, ku ngërthehet një tragjedi e kamufluar me shumë kujdes. Prosper Merimé: “Mateo Falkone” - Sagë për krenarinë e pamëshirshme të një thjeshtësie fisnike. Stendal: “Eliksiri i dashurisë” - Aventurë dashurore melodramatike. Alfred dë Vinji: “Dialogu i panjohur” - Një miniaturë historike tërë shkëlqim e dritë. Emil Zola: “Një banjë” - Romancë tejet interesante e plot hijeshi, përshkruar në një stil elegant e qesëndisës. Secila prej këtyre novelave ka, si në përmbajtje ashtu dhe në aspektin artistik, cilësi nga më të spikaturat.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Dr. Methju Hilleri po përballet me çastin më të vështirë të jetës. Neurokirurgu brilant ka takuar shumë njerëz të dëshpëruar. Po rasti i radhës nuk është thjesht një pacient që vuan e për të cilin ai ka mbetur shpresa e fundit e shpëtimit. Është Silvia, dashuria e tij e vetme. Tani, martuar me njërin prej burrave më të pasur të botës, ajo ka aftësinë t'i evokojë atij ende të njëjtat ndjenja si shumë kohë më parë në Paris dhe Afrikë. Edhe pse ka kaluar kohë mjaft e gjatë, ai nuk e ka marrë ende veten nga zhdukja e saj e pashpjegueshme në vigjilje të martesës së tyre; mendimet për të e kanë ndjekur nga pas si hije Dr. Hillerin në gjithë këta vjet. Si mjek, ai duhet të përpiqet ta ndihmojë. Si i dashur i braktisur, ai duhet të mundohet ta hedhë pas krahëve të shkuarën e të harrojë. Mirëpo, i kapluar nga dilemat, nuk guxon të mendojë se ç'do të ndodhë, nëse ia del mbanë ta shpëtojë ish-të dashurën e vet nga thonjtë e vdekjes...
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Jackie Collins sjell të gjallë në këtë libër botën e egër dhe seksi të të qenit yll kinematografie. Romanet e saj, tejet fenomenalë në suksesin e tyre, e kanë bërë atë po aq të famshme sa edhe ata që tundin e shkundin botën mbarë, pushtetmbajtësit dhe superyjet, për të cilët ajo shkruan si njohëse e brendshme. Me më shumë se 200 milionë kopje të librave të shitur në më shumë se 40 vende, Jackie Collins eshtë një nga shkrimtarët në majat e lavdisë për libra të shitur. Në një seri librash bestseller sensacionalë, ajo ka shpërthyer tej kapakun e jetës dhe dashuriçkave në Hollivud. Gjithçka është e vërtetë, thotë ajo. Unë shkruaj për njerëzit e vërtetë të maskuar. Nëse ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar, është vetëm fakti se po të zbresin personazhet e mi nga piedestali - ajo çka do të shihni do të jetë mjaft më e çuditshme. Në botën e letërsisë ka pasur shumë imitues, por vetëm Jackie Collins mund t'ju tregojë me vërtetësi se çfarë ndodh në të vërtetë në korsinë më të shpejtë të autostradës. Nga dhomat e gjumit në Beverli Hills në një fermë ndanë rrugës së Hollivudit. Nga mbrëmjet e koncertet plot me gurë të shndritshëm e deri në limuzinat e stërgjata dhe vilat e pushtetmbajtësve - kronikat e Jackie Collins pasqyrojnë vetëm të vërtetën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Sikundër nënkuptohet dhe nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar një roman për dashurinë, Për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, dashurinë romantike, dashurinë e mishit, dashurinë madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër , ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj? Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Dashuri 2006
Mei, Kristina, Hida, Xhuniëri, Vida - madje edhe L-ja: të gjitha gra të fiksuara pas Bill Kozit. Pronar i pasur i të famshmit Hotel dhe Shtëpi Pushimi, ky u jep formë dëshirave të tyre për atë, burrë, dashnor, kujdestar dhe mik, dëshira që sundojnë jetët e këtyre grave edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Sidoqoftë, ndërkohë që është o boshllëku, o qendra e historive të tyre, ai vetë drejtohet nga fuqi të fshehta - një e shkuar turbulluese dhe nje grua magjepsëse me emrin Silestiël. Ky zhbirim i guximshëm brenda natyrës së dashurisë dëshirës, zotërimit sublim, frikës - është i pasur në karaktere, skena gjurmëlënëse dhe në një pranim të thellë të së vërtetës se sa e gjallë mund të jetë e shkuara. Romani përbën një pasurim madhor në veprën e një prej mjeshtërve të letërsisë botërore.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
A mund të ketë arsye më të forta se dashuria dhe urrejtja? "Dashnorët poshtë Danubit", është një histori dashurie dhe pasioni në Budapestin e pushtuar nga nazistët, është një dramë e ndërlikuar, e dy personazheve të divorcuar që ritakohen në rrethana ekstreme. Romani "ngacmon një nga plagët e pashëruara të shekullit XX, genocidin e ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një kënd vështrimi i ndryshëm nga ai i librave të historisë. "Dashnorët poshtë Danubit" është një marrëdhënie e tensionuar e dy çifteve për mbijetesë në kulmin e luftës, është një apologji e dashurisë përballë kërcënimeve të vdekjes. Budapest, 1944. Në Evropën e shka tërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s'e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë. Të dy botët do të hyjnë në një konflikt të heshtur i cili do ta ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e personazheve. Teksa Bora pret çdo ditë vizitën e oficerit nazist i cili kërkon një portret nga piktori i shquar, të burgosurit poshtë e gjejnë shpëtimin te kënaqësia e dashurise, lidhja më e pastër me jetën përballë grackës së vdekjes. Kthesat e papritura të fatit do t'i detyrojnë Borën dhe Margen të mërgohen në Argjentinë, ku jeta do ti befasojë dhe do t'i tmerrojë përsëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Luiza dhe Adriani ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie totale të çlirët dhe të gëzuar. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adriani braktis gruan. Papritmas bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin (e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij) dhe marrëzinë, por sigurisht qartësohet edhe brenda vetes. Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë. "Një roman i bukur me stil të mprehtë, që vazhdon i lëmuar dhe i ashpër... Nuk bën lëshime dhe pasqyron mosvëmendjen e njerëzve, indiferencën e përgjithshme, kultin e dukjes së një klase shoqërore, e ashtuquajtura e privilegjuar." Le Monde "Një monolog i stisur me tonin e duhur: rrëfimi i menjëhershëm dhe i qetë i një gruaje të rilindur dhe i një shkrimtareje premtuese." L'Express
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Dead End" është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella - secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes. Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë moderne.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme ku virgjëria e një vajze i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë stërviten të mashtrojnë burrat më të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction - romantike, erotike dhe që të mban në ankth. “Duke qenë pjesërisht roman historik, pjesërisht përrallë, pjesërisht romancë dikensiane, “Kujtimet e një geishe" e fut lexuesin në një botë ekzotike. Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe mbreslënëse” The New York Times
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim në një tjetër skaj të largët të botës. Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë. Në rrugën për të mbërritur te statuja, para se të shkatërrohet nga koprracia e një furacaku, Aleksandri dhe Nadia duhet të përdorin fuqinë shpirtërore të kafshëve të tyre totemike: Jaguarit dhe Shqiponjës. Me ndihmën e një murgu të mençur budist, dishepullit të tij të ri, princit trashëgimtar, si dhe një fisi të egër luftëtarësh jeti, Aleksandri dhe Nadia do të luftojnë për të mbrojtur "Mbretërinë e Dragoit të Artë". «Adhuruesit e romanit "Qyteti i Shtazëve", librit fantastik të Isabel Allende-s, do të jenë në ankth derisa ta lexojnë këtë libër po aq tërheqës sa i pari.» Publishers Weekly
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në zemër të luftës, ajo solli në jetë zërin e njerëzve të thjeshtë. ...dhe gjeti veten. Historia e vërtetë e gjeniut të letrave amerikane, Ernest Heminguejit, dhe gruas së tij të tretë, korrespondentes së luftës, Marta Gellhornit. Në vitin 1937, njëzetetetëvjëçarja Marta Gellhorn niset e vetme drejt Madridit për të raportuar mizoritë e Luftës Civile në Spanjë dhe tërhiqet nga historitë e njerëzve të thjeshtë në atë konflikt shkatërrues. Kjo është mundësia e saj për t'i provuar vetes se është një gazetare e denjë, në një fushë ku mbizotërojnë burrat. Atje, ajo dashurohet me Ernest Heminguejin, një burrë që ka nisur rrugëtimin e tij drejt të qenit legjendë. Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe pas prapavijave të trazuara të Madridit dhe Kubës, zë fill marrëdhënia e Martës dhe Ernestit, si dhe karriera e tyre profesionale. Mirëpo, kur Ernesti boton veprën më të suksesshme të karrierës së tij, "Për kë bie kambana", ata nuk janë më të barabartë dhe Marta kupton se duhet të krijojë rrugëtimin e saj, si grua dhe si shkrimtare. Paula McLain, e cilësuar si "ylli i ri i prozës letrare historike", sjell historinë e Marta Gellhornit, duke e lartësuar këtë të fundit si heroinën e epokës: një grua që do të rrezikonte gjithçka për të gjetur zërin e saj.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
"Nata e gjatë e Alberto Savianit" botohet në vazhdën e rreth 50 librave botuar nga ky autor, disa prej të cilave, romane. Një histori e dhimbshme dhe e jashtëzakonshme dashurie që lidh dy epoka, luftën, emigrimin dhe kërkimin e ethshëm të një dashurie. "Pas pak avioni doli nga retë e dendura dhe tani po fluturonte në një kaltërsi qielli të pafund. Poshtë ishte deti Adriatik. Mbylli sytë. Ndjente një lloj lumturie që e kishte pushtuar të tërën. I vdekuri, dashuria e saj e madhe dhe e humbur, tashmë ishte ringjallur... "
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Kjo sagë magjepsëse e shkrimtares së mirënjohur ADRIANA TRIGIANI, vendoset në fillimin e viteve '40 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën e lulëzimit të grupeve muzikore. Shikrimtarja rrëfen historinë e dy të rinjve të talentuar që vijnë nga shtresa punëtore, por me dëshirën e zjarrtë për të çarë në rrugën së muzikës dhe për t;u bërë të famshëm. Kiki dhe Saverio arrijnë që të bashkohen me grupet legjendare të Glen Millerit, Tom Dorsit dhe Ben Gudmanit. Karriera e tyre arrin kulmin në të kënduarin live, nëpër klube por edhe në radio dhe televizione. Kur fama e tyre ka arritur kulmin, ata duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Kush prej tyre duhet të sakrifikojë artin në emër të familjes dhe cili do të vazhdojë të ndjekë shkallët e karrierës? Nga bregu i Xhersit, në Las Vegas, pastaj në Hollivud dhe me të gjitha gjarpërimet që sjell jeta, kjo histori që kapërcen kohën dhe vendin është plot gjallëri dhe ngjyra historike duke ruajtur në thelbin e saj, muzikën më të bukur të atyre viteve nostalgjike. Romani 'GRUAJA E TONIT" është një epikë dramatike e mrekullueshme e jetës në një familje tradicionale italiane, e cila pëson ndryshime tronditëse dhe me ritme të shpejta. Kjo histori e shkëlqyer njerëzore; me personazhe të paharrueshme me një botë të pasur shpirtërore, nxjerr në pah cilësitë e shkrimtares Adriana Trigiani, për të rrëfyer deri në detaje, dhimbjen, dashurinë dhe psikologjinë familjare.
Price: 1400 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania