titleToAlt
Një libër që ka lënë shenjë, “Dashnorë dhe kumarxhinj” është klasik i autores Collins. Libri ka dy nga personazhet më të paharruar të krijuar nga shkrimtarja e njohur: Al King dhe Dallas, mbretëresha e bukurisë, ambiciet e së cilës rrjedhin nga një sekret i pistë, nga ata që tabloidët i ndjekin. Së bashku, ata do të nisen në një udhëtim nga Londra në Nju Jork, nga Hollivudi në Rio dhe në xhunglën e Amazonës, ku të gjitha ëndrrat dhe makthet e tyre janë gati të bëhen realitet.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një histori dashurie gjithnjë do të gjendet një pengesë: e kam një të dashur; prindërit nuk ma mbështesin zgjedhjen; ti je një vampire dhe unë jo, etj. Në Eleanor & Park pengesa është thjesht, bota atje jashtë. Eleanora sapo ka mbërritur në qytet. Me një krifë kaçurrelash të kuqe dhe veshje të pazakontë; sytë i mban përdhe, pre e kësaj bote,që mezi ia del t’i bëjë ballë. Parku ka tipare orientale të trashëguara nga e ëma dhe vishet gjithnjë me të zeza. Muzika është streha e tij për t’i ndenjur larg andrallave. Historia e tyre zë fill një mëngjes, në autobusin e shkollës. Parku është kredhur në leximin e tregimeve të ilustruara dhe i përhumbur mes notave të Smiths. Eleanora i ulet përbri. Askush tjetër nuk i hapi vend, sepse ishte e re dhe shumë e çuditshme. Dashuria e tyre lindi nga heshtja, nga vështrimet e hedhura shkarazi. Dhe i zë në befasi, sepse asnjëri prej tyre s’ishte mësuar të ndodhej në qendër të jetës së dikujt tjetër. Mes pasigurive dhe frikës, Eleanora dhe Parku shkëmbejnë mes tyre dhuratën më të madhe: të dashurojnë atë që tjetri urren te vetja, sepse pikërisht kjo e bën aq të veçantë lidhjen e tyre. Kjo do të jetë pika e tyre e fortë, sepse megjithëse Eleanora nuk i duron dot ata fatkeqët Romeo dhe Xhuljeta, edhe lidhja e tyre do të përballet me jo pak pengesa, familja e saj mbi të gjitha, ku njerku ushtron tirani pa hyrë gjemb në këmbë. Por, një herë në jetë, a do të munden vallë ta kenë atë që deshirojne?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një transformim magjik zhvillohet në ketë roman të shkëlqyer të Danielle Steel: të huajt bëhen shokë dhome, shokët e dhomës bëhen shokë dhe shokët bëhen familje në një shtëpi të fundshekullit të shkuar në Manhatan West Village. Tubacionet rridhnin kudo, mobiljet shpëtuan nga shitja në garazh. Çdo centimetër katror po restaurohej me përkushtim duke rimarrë shkëlqimin fiilestar, edhe pse një marrëdhënie po bëhej copë e çikë. Tani, Françeska Thajer, e sapo ndarë nga i dashuri avokat, Tod, ndihet vërtet e dëshpëruar. Pronare e nje galerie arti që mezi mbahej dhe papritur paguese e vetme e një kredie për shtëpine e saj në Greenivich Village, Franceska bën llogaritë dhe pastaj të paimagjinuesh-men: ajo nxjerr një lajmërim dhënieje me qera. Shpejt, shtëpia e saj shndërrohet në një botë të re. Fillimisht vjen Eilin, një simpatik i sapoardhur nga Los Angeles, që tani është një mësues në Nevv York. Pastaj është edhe Kris, një baba i ri që rropatet mes një ish-gruaje problematike dhe sfidës për të qenë baba i mirë për të birin 7-vjeçar, të cilin e viziton çdo fundjavë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Eni Ferguson ishte një arkitekte e re e shkëlqyer në Manhatan. E bukur, e talentuar, me një punë të mirë, apartament të ri dhe të dashur, dukej sikur e kishte botën në pëllëmbë të dorës… derisa një zile telefoni ndryshoi rrjedhën e jetës së saj përgjithmonë. Brenda natës ajo u bë nëna e tre fëmijëve jetimë të motrës së saj, duke mbajtur kështu një pretim për të cilin nuk u pendua kurrë, edhe pse do të thoshte të hiqte dorë nga jeta e saj. Tani, në moshën 42-vjeçare e më e pavarur se kurrë, me një karrierë të kënaqshme dhe me një familje që është e shenjtë për të, Eni ndihet mirë me të qenit pa partner. Me nipërit e saj tashmë të rritur, Eni përballet me sfida të reja. Më e madhja nga mbesat, 28- vjeçarja Liza, një editore e palodhur për “Vogue”, nuk ka lejuar kurrë asnjë burrë t’i afrohet aq shumë sa të ketë mundësi ta lëndojë. Ted, 24-vjeçar, një student i shkëlqyer i juridikut, është përfshirë në një marrëdhënie me një grua më të madhe në moshë dhe me fëmijë. Dhe më e vogla, Keti 21-vjeçare, është studente arti dhe një vajzë paksa rebele, që është gati të bëjë një zgjedhje që do t’i hapë një botë krejt të re, për të cilën nuk është përgatitur. Dhe atëherë kur nuk pritej, një takim i rastësishëm do të ndryshojë jetën e Enit në mënyrën më të paparashikueshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Me bukurinë e saj mahnitëse, talentin e shkëlqyer, dhe tërheqjen pothuajse magjike, e papërmbajtshmja Katherine Tempest e ka botën në këmbët e saj. Rritja e saj artistike nga një aktore e panjohur në legjendë Hollyëood-i erdhi si pasojë e vendosmërisë për të patur sukses. Katherine në mënyrë të parevokueshme ndryshon jetën e miqtë e saj më të afërt: Të dy burrave që e duan atë dhe gruas që ka besim tek ajo në mënyrë të verbër. Ajo nuk shikon kurre mbrapa deri sa ajo ka nevojë për një gjë vetëm ata mund t’ia japin dhe kjo gjë është falja.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Një jetë e zënë, një garë konstante kundër kohës, një punë si një avokate e cila nuk të jep armëpushim: kjo është jeta e Abit. Po në qoftë se një ditë, papritmas, ajo detyrohet të ndalojë? Nga një incident i parëndësishëm, ndërsa është duke vrapuar, godet kokën e saj dhe kur ajo zgjohet , ndodhet në spital. Por sa kohë ka kështu? Abi nuk e di, nuk mund ta di, sepse truri i saj nuk është në gjendje për t’i fiksuar më kujtimet. Çrregullimi mund të jetë jetëshkurtër, ose ndoshta Abi mund të harroj çdo gjë që jeton në vend. Kjo perspektivë e tmerron atë, por nuk do të dorëzohet. Po në qoftë se kjo është një mundësi për të revolucionarizuar jetën e saj? Që të filloj të kujdeset për atë që ajo e ka neglizhuar gjithmonë? Dhe kështu ajo fillon të hartojë një listë të dëshirave: afrohet me familjen, rizbulon gjëra që deri atëherë i ka injoruar, kapërcen frikën e saj të udhëtojë dhe vendos për të shkuar në Nju Jork, ku motra e saj sapo ka lindur një vajzë. Ajo do të jetë në këtë qytet të bukur ,ku do të kalojë momente të papritura të lumturisë dhe dashuria do të trokasë në derën e saj përsëri ... Tani Abi ka gjetur diçka të vlefshme, kështu që është e gatshme për të luftuar me të gjithë forcën e saj. Sepse nga jeta e saj nuk është më e gatshme të humbi asnjë kujtim, qoftë edhe më të parëndësishmin....
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Violet Ambrose, përballet me dy çështje kryesore: Jay Heaton dhe aftësinë e saj sekrete. Ndërsa gjashtëmbëdhjetë-vjeçarja ndihet konfuze në lidhje me ndjenjat e reja për shokun e saj më të mirë që nga fëmijëria, ajo gjithashtu është e shqetësuar nga "fuqia" e saj, me të cilët mund të perceptojë trupat e vdekur, jo të gjithë të vdekurit por ata të cilët janë vrarë. Që kur ishte vajzë e vogël, ajo ndiente gjurmët që të vdekurit linin pas në këtë botë ... dhe shenja që i lidhnin me vrasësit e tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Telefonata erdhi në një ditë të nxehtë korriku, një ditë si gjithë të tjerat për shkrimtaren e pavarur Tania Harris. Por kjo telefonatë nga agjenti i Tanias nuk ishte e zakonshme, pasi po i ofrohej një shans i jashtëzakonshëm për të shkruar një skenar hollivudian: një ëndërr të cilën e kishte lënë mënjanë me kohë, për t'iu kushtuar familjes. Por këtë herë, Tania e di që nuk mund të refuzojë, edhe pse është e pavendosur për të lënë bashkëshortin dhe të bijat. Në momentin që hyn në hotelin Beverly Hills, Tania përballet me një botë të re, që e bën të ndihet e rilindur dhe plot frymëzim. Ajo nis të punojë me aktorë të mëdhenj dhe një legjendë Hollivudi: producentin fitues të çmimit "Oscar", Douglas Wayne, një burrë që arrin gjithmonë të marrë atë që do. Pavarësisht fluturimeve drejt shtëpisë në pauzat mes xhirimeve, Tania e ka të vështirë të lidhet sërish me familjen e saj. Dy jetët e saj përplasen me njëra-tjetrën dhe Tania fillon të mendojë nëse mund të jetë shkrimtare, nënë dhe grua në të njëjtën kohë. Në këtë libër, Daniel Still e çon lexuesin në botën e famës dhe pasurisë, të aktorëve dhe personazheve të njohur, duke guxuar të tregojë jetën e vërtetë dhe ëndrrat nën shkëlqimin e Hollivudit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një roman që ndërthur jetët e dy grave: një shkrimtare që punon në zemër të akademisë moderne dhe një e re indiane e Amerikës, në një udhëtim të jashtëzakonshëm në shekullin e 18. Rezultati është një histori e paharrueshme e kurajës përballë të panjohurave. Në moshën 38-vjeçare, Brigitte Nicholson ka një punë që e pëlqen, një burrë që e do dhe një libër mbi lëvizjen e grave që pretendon ta përfundojë... një ditë. Një ditë është fjala kyçe e saj: një ditë ajo dhe Ted, një arkeolog i njohur, do të qartësojnë marrëdhënien e tyre; një ditë ajo do të ketë fëmijë... Pastaj, një ditë të ftohtë me dëborë në Boston, jeta e saj tronditet. Papritur gjithçka tek e cila besonte ka ndryshuar dhe ajo vë në pikëpyetje çdo zgjedhje që ka bërë në jetë. Ndërsa përpiqet të vërë balancë në jetën e saj, Brigitte vendos të ndihmojë të ëmën në një projekt për pemën gjenealogjike të familjes. Gjatë kërkimeve ajo bën një zbulim të mrekullueshëm, që shkon deri te aristokracia franceze. Si ia bëri një paraardhëse misterioze, një indiane amerikane, të udhëtonte drejt oborrit francez të Luigjit XVI? Si mund të martohej në familjen e saj? Brigitte shkon në Dakotën e Jugut, më pas në Paris, e magjepsur nga kjo grua që ka jetuar shekuj më parë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman të ndjerë, Danielle Steel i thur lavde virtytit të bukurisë ndërsa shtjellon çështje të tilla si pesha, imazhi vetjak, marrëdhënia mes motrave dhe familja. Një vajzë çapkëne me flokë të verdhë, sy blu dhe pamje të zakonshme, Victoria Dawson, është ndjerë gjithmonë si e huaj në familjen e saj. Babai i saj, Jim, është i gjatë, ndërsa e ëma, Christina, është grua e bukur, me trup të mirë e flokë të errët. Të dy janë të kulturuar, oratorë dhe pak të dëshpëruar për pamjen e vajzës së tyre. Kur Victoria është 6 vjeç shikon një fotografi të Mbretëreshës Victoria dhe i ati i ka thënë gjithmonë se ajo i ngjan shumë mbretëreshës. Pas lindjes së motrës perfekte të Victorias, Grace, babai i saj i referohej vajzës së parë si “keku eksperimental”. Ndërsa prindërit e saj dhe e motra mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shtojnë në peshë, Victoria është e detyruar të kujdeset për çdo ushqim. E vetmja gjë për të cilën është e sigurt është të largohet nga shtëpia, kështu që pas kolegjit në Çikago, ajo shpërngulet në Nju Jork, ku fiton punën e ëndrrave të saj: mësuese. Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuar me prindërit, Victoria i ruan kontaktet me të motrën. Edhe pse nuk mund të ishin më të ndryshme, dashuria për njëra-tjetrën është e pakushtëzuar. Kur Grace njofton për fejesën e saj me një burrë narcizist si i ati, Victoria shqetësohet për të motrën. Ndërkohë, përpara ka një sfidë të madhe: të luftojë për veten e saj, të pranojë veten ashtu siç është.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të mrekullueshëm të autores. Karol Barbër ka ardhur në Parisin me shi e me rrugë pa fund, për të shkruar librin e saj – e për të rigjetur vetveten, pas një jete të tërë, që ka kaluar në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Një legjendë e filmit në ekran, Karoli është shumë tërheqëse dhe e hirshme, vazhdimisht i është përkushtuar familjes dhe çështjeve të ndryshme botërore. Por në atë natë të ftohtë nëntori, ndërkohë që taksia e saj nxiton për të hyrë në tunelin pranë Luvrit, një shpërthim terrorist trondit qindra jetë njerëzish – dhe e lë Karolin vetëm, pa vetëdije e të pa identifikuar, në një dhomë spitali në Paris. Në hotel "Ritz" të gjithë pyesin se ku shkoi mysafirja e tyre e famshme. Nga Kalifornia në Londër, miqtë dhe familja e Karolit fillojnë ta kërkojnë. Pastaj vjen një çast tronditës, ndërkohë që ajo ndodhet larg shtëpisë dhe po lufton për të mbijetuar. Por paparacët gjurmojnë si bletët. Një i huaj misterioz, i famshëm në sferën e tij, e viziton Karolin në spital fshehurazi, për të parë gruan që dikur kishte dashur e që s'e kishte harruar. Dy fëmijët e saj i qëndrojnë pranë shtratit, duke pritur e duke u lutur – derisa ndodh... Ky tregim për mbijetesën e dinjitetin, i surprizave të mëdha dhe i mrekullive të vogla, krijon një portret të paharrueshëm të një figure publike, shpresat, frikat dhe zemërthyerjet, të cilat janë kaq reale, sikur të qenë tonat...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Melanie Stryder refuzon të zhduket. Planeti Tokë është pushtuar nga një lloj specie që infekton mendjen e humanëve, ndërsa nuk e prek trupin e tyre. “Mendja” pushtuese që ka marrë trupin e Melanie nuk e priste që banori i mëparshëm të luftonte kaq shumë për të mbajtur mendjen. Ndërsa Melanie i mbush mendimet e mysafirit me vizione të Jared, një human që jeton i fshehur, mysafiri fillon të ndiejë mall për një njeri që nuk e ka takuar. Kështu Melanie dhe mysafiri nisen në kërkim të burrit që të dy e duan. Romani me një trekëndësh të pazakontë dashurie është një rrëfim për forcën e dashurisë dhe për thelbin e ekzistencës njerëzore.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania