titleToAlt
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tisntë mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes. Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet. Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.n“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson. E megjithatë, dalëngadalë, ajo do të kuptojë se mangësitë e saj janë pjesë e pandashme e personalitetit të saj dhe se ajo duhet të jetë krenare për to. Për shembull, ajo beson se dinjiteti dhe pasuria shpirtërore janë më të rëndësishme se mirëqënia e vogël dhe e kotë e jetës së përditshme (sytë e verdhë të krokodilëve). Katherine Pancol është një nga autoret më të njohura në Francë dhe ky roman është vepra e saj më e njohur, një fenomen i jashtëzakonshëm, që ka shitur më shumë se dy milion kopje dhe është botuar në mbi 30 vende të botës. Ai është vlerësuar me çmimin Maison de la Presse në vitin 2006.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Romani i tij më mrekullisht i konceptuar… magnum opus-i që kurorëzon gjithë veprën e tij. Për veprën e tij që, përmes bashkimit të një tabloje të gjerë të kohës së vet me një ndjeshmëri të madhe në përshkrime, ka ndihmuar në përtëritjen e letërsisë gjermane."Komiteti i Çmimit Nobel
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela “Ëndërr” ka frymëzuar regjisorin e njohur Stenley Kubrick për të realizuar filmin e bujshëm "Eyes wide shut" me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Një eksplorim surreal i përmasave më intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të plagosur.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mikesha” është romani i parë i Simone de Beauvoir-it, i botuar më 1943. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean-Paul Sartre dhe Olga Kosakiewicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete. I prezantuar shpesh si roman i shkruar për t’u hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të Beauvoir-it me Sartre-in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë, libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Frici takohet për herë të parë me Alisën në moshën 20-vjeçare. Është dashuri me shikim të parë, është dashuria e madhe e jetës së tyre. Megjithatë, fati nuk parashikon një bashkim jetëgjatë dhe të fortë për ata. Historia e Fricit dhe e Alisës është një histori ndarjesh dhe ritakimesh. Ata e hasin njëri-tjetrin në rrethana herë komike, herë dramatike, herë mallëngjyese, herë rastësore dhe në atë çast ngjan sikur koha ka ndaluar në vend. Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift. Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës; nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken të skajshme, ndonjëherë qesharake, por gjithnjë të skicuara me ironi mjeshtërore dhe delikatesë nga një autor që pikërisht delikatesën ka pikën e tij më të fortë."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorë hyrjen në elitën e Manhatanit. Papritur, ndodh 11 Shtatori dhe heroi ynë ndien një ndryshim në qëndrimin e të tjerëve. Mbi të gjitha, vetë identiteti i Çengezit i nënshtrohet një shndërrimi sizmik duken shpërfaqur kështu besnikëri më fundamentale se paratë, pushteti dhe ndoshta edhe vetë dashuria. Romani “Fundamentalist pa dashje” ka disa nivele leximi, të cilat ndërthuren mjeshtërisht dhe na lejojnë perceptimin e një realiteti, të cilin zakonisht do ta konsideronim si të largët. Një nivel i parë leximi ka të bëjë me ndjenjën e “të qenit i huaj”. Shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një popull emigrantësh dhe si të tillë, ky rrëfim ngre për ta, por jo vetëm, shumë natyrshëm pyetjet: çfarë na bën të ndihemi të huaj jashtë vendit tonë Jemi vërtet ne të huajt, apo janë të tjerët të këtillë. Një nivel i dytë leximi ka të bëjë me vlerat ose të vërtetat themelore, fundamentale, pra parimet e një shoqërie. A ndryshojnë ato nga një kulturë te tjetra dhe nëse po, pse të qenit "fundamentalist" perceptohet si një zgjedhje negative. Cilat janë parimet që i japin kësaj zgjedhjeje këtë ngjyrim të errët dhe sa prej tyre janë të keqkuptuara “Fundamentalist pa dashje” është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Romani pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit, duke shitur më shumë se një milion kopje, si edhe duke u ekranizuar nën regjinë e Mira Nair-it.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri : “Kur isha dymbëdhjetë vjeç, Zoti i foli tim eti për herë të parë. Zoti nuk i tha shumë gjëra. I tha të bëhej piktor dhe e la me kaq, duke u kthyer në vendin e tij mes engjëjve të vështronte përmes reve poshtë qytetit gri, për të parë se çfarë do të ndodhte. Në atë kohë, im atë ishte nëpunës. Ishte një burrë i hollë, i gjatë dhe energjik, me kockat e gollganëve aq të mprehta sa mend i çanin lëkurën...”. “Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme. Pjesa më e madhe e tij është një rrëfim i paharruar për fuqinë ndriçuese të dashurisë. “Rastësisht ju keni fatin e madh të lexoni një roman që do t’ju përfshijë si të ishte një triller dhe do të dëshironi të mos i vijë fundi kurrë… por në fund fare ju lë një shije gëzimi… Rrëfimi i Williams shpaloset me një hijeshi lirike. Romani rrjedh me kurajë dhe qartësi drejt një pohimi mbresëlënës të magjisë, mrekullisë dhe fuqisë së dashurisë njerëzore”,
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, “Pellgun e Djallit”, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për t’u mburrur. Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për t’u shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë t’i flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirt trazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë. Babai i saj koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit... Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj... Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Vlerësuar si libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Kjo Anë e Parajsës”, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij “Brezi të Humbur”, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete “liberale” studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër. Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi, “qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur.” “Pothuaj aq e përkryer sa ç’mund të jetë një vepër… Shpirti i lavdishëm i rinisë shkëlqen në këtë rrëfim magjepsës. Amori, egotisti romantik, është në thelb i riu amerikan.” – The New York Times Një shfaqje brilante e premtimit letrar... Proza e Ficxheraldit është e aftë të lartësohet në qiell si një violinë dhe të prekë lexuesit e vet sa me tingujt e mekur e të ngjirur, aq edhe me notat e mprehta... – Craig Raine Botuar kur ai ishte njëzet e tre vjeç, romani i parë i F. Skot Ficxheraldit, Kjo Anë e Parajsës, e lartësoi atë si djalin e artë të Epokës së Xhazit që po agonte. Si kronikë e viteve të rinisë, asnjë vepër tjetër letrare nuk mbetet kaq shprehëse… dhe kaq therëse.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt. Ai përpiqet ta harrojë vajzën, mirëpo përfshihet në një furtunë emocionesh që nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk mund t’u rezistojë. Ndryshe nga çdo grua që ka njohur më parë, Ana e druajtur dhe e papërvojë duket se sheh tejpërtej tij... përtej gjeniut të biznesit dhe stilit të jetës luksoze... sheh zemrën e akullt dhe të lënduar të Kristianit. A do t’i davaritë bashkimi me Anën tmerret e fëmijërisë që i faniten çdo natë Kristianit? Apo dëshirat e tij të errëta seksuale, fiksimi për të pasur gjithçka nën kontroll dhe vetëpërçmimi që mbush shpirtin e tij do ta largojnë vajzën dhe do të shkatërrojnë shpresën e brishtë që ajo i ofron?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort. Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh (George) Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit “të lindur memec”, i cili nuk begenis të lehë... Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII – dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike – rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Keqkuptimi" u botua më 1930, kur Irène Némirovsky ishte vetëm njëzet e shtatë vjeç. Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i pakapshëm, ajo pranon, si për të shkuar kohën, shoqërinë e dikujt tjetër dhe humb përfundimisht atë që do. Sapo u botua më 1930, "Balloja" u përshëndet si kryevepër. Bashkëshortët Alfred dhe Rozinë Kampf, të pasuruar rrufeshëm falë spekulimeve financiare, ëndërrojnë të zënë një vend më të dukshëm në shoqërinë parisiene. Ata organizojnë një ballo madhështore për mbarë Parisin, që t’u dëgjohet zëri falë parasë. Vajza ëndërron të veshë fustane përshkënditëse që do të tërheqin vëmendjen, kurse e ëma e ndalon të marrë pjesë në mbrëmje. Afresku i pamëshirshëm i meskinitetit të klasës së padronëve të rinj në Francën midis dy luftërave botërore ushqehet nga përplasja midis një nëne, që nuk do të pranojë se e bija është rritur, dhe një vajze që, në rrugëtimin e vështirë për të fituar me feminitetin e saj, hidhet në një përleshje të egër me të ëmën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini – një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar – nuk do t’ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma. I dërrmuar nga pasojat e asaj nate të tmerrshme, i lodhur nga burokracitë e i zhgënjyer nga sistemi, Billi më në fund vendos ta marrë ligjin në duart e veta për të vënë drejtësi. Por kur planet e tij përmbysen, rezultatet janë të tmerrshme, shpesh komike, dhe në fund, të paharrueshme. Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe, natyrisht, tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkoliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime. ROZI XHARMANI i ka të gjitha këto gjëra. Ajo është gjithashtu e shkathët, e zgjuar dhe e bukur. Dhe po bën një kërkim për të gjetur babanë e saj biologjik – një kërkim për të cilin Doni, profesor gjenetike, mund të jetë në gjendje ta ndihmojë. Projekti i Gruas i mëson Donit disa gjëra të paparashikuara. Pse gjatësia e llapës së veshit është një tregues i pamjaftueshëm i joshjes seksuale? Pse akullorja shijon ndryshe në Nju-Jork? Pse ai nuk ka shkuar asnjëherë në një takim të dytë dashuror? Dhe pse, me gjithë përpjekjet më të mira shkencore, ti nuk e gjen dot dashurinë: dashuria të gjen ty. “Megjithëse mund të na bëjë shumë për të qeshur, romani Dashuria është një defekt i mrekullueshëm është një reflektim serioz mbi nevojën që kemi për shoqëri dhe identitet. Don Tillmani është një tregimtar sa i ngathët e harraq, aq dhe i dashur e magjepsës.” JOHN BOYNE “Bota do të dashurohet me Donin dhe Rozin dhe mua nuk më pritet deri sa kjo të ndodhë.” JILL MANSELL “Nuk ka asnjë dyshim se heroi i pangjashëm Don Tillman do ta pushtojë botën, në mos me sulm, sigurisht me argument racional... Tejet zbavitës, prekës dhe kaq i mprehtë e nxitës sa të duket sikur dëshiron të hidhesh në botën e romanit dhe të bashkohesh me të.” Australian Woman Weekly
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
NJË ZGJEDHJE MUND TË TA SHNDËRROJË JETËN Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit). Në një ditë të përcaktuar të çdo viti, të gjithë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët duhet të zgjedhin grupin të cilit do t'i përkushtohen gjatë gjithë pjesën tjetër të jetës. Për Beatrisin, vendimi luhatej më dysh: ose të qëndronte me familjen, ose të bëhej ajo që donte të ishte; nuk mund t'i kishte të dyja bashkë. Kështu që bëri një zgjedhje, e cila i habiti të gjithë, madje edhe veten e saj. Gjatë stërvitjes së rëndë që pasoi, Beatrisi ia ndërroi emrin vetes në Tris dhe u përpoq të zbulonte se kush ishin shokët e saj të rinj dhe ç'vend zinte në jetën e re që zgjodhi romanca me një djalë herë magjepsës e herë të frikshëm, që e njohu atje. Por Trisi kishte edhe një të fshehtë të madhe, që e mbante larg të gjithëve, sepse e paralajmëruan që ajo mund t'i sillte vdekjen. Ndërkohë që zbulon një konflikt të madh, i cili kërcënon përmbysjen e shoqërisë së përsosur, siç e kishte njohur ajo, mëson njëherësh se kjo e fshehtë mund ta ndihmojë për të shpëtuar njerëzit e dashur... ose për ta shkatërruar përfundimisht. Veronica Roth shfaqet në skenën e letërsisë me librin e parë të serisë DIVERGJENTJA, një vepër fantastike e mbushur me vendime drithëruese, tradhti që të thyejnë zemrën, rrjedhime të paparashikueshme dhe romanca të papritura. VERONICA ROTH është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago. DIVERGJENTJA është romani i saj i parë. NJË ZGJEDHJE NJË ZGJEDHJE VENDOS PËR MIQTË NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESIMIN NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESNIKËRINË - PËRGJITHMONË NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË "Një libër tërheqës, i magjishëm" James Dashner Autori bestseller sipas New York Times-it, librit Vrapuesi i labirintit
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania