titleToAlt
Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërtit miq të saj, Gerardi, i ofron vilën e tij të, mrekullueshme në Spanjë, ku mund të kalojë disa ditë në paqe. Hjuja nuk është i lumtur. Amanda, gruaja e tij që s'ka të sharë, duket më tepër e interesuar për ngjyrën e mureve të apartamentit të tyre luksoz, sesa për atë vetë, ndaj Hjusë s'i mbetet tjetër veçse të punojë nga mëngjesi në mbrëmje. Por Gerardi, një shok i vjetër shkolle, të cilin e ka ritakuar rastësisht, i jep mundësinë ta thyejë këtë rutinë të mërzitshme duke i ofruar disa ditë pushime në shtëpinë e tij në Spanjë. Ideale! Dhe kështu Kloja dhe Hjuja, së bashku me familjet e tyre, gjenden në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, duke zbuluar shumë të zhgënjyer se Gerardi i ka ftuar në vilë njëkohësisht. Fillimisht habiten, por pastaj janë të detyruar t'i kalojnë ditët mes shqetësimesh të vogla, por, mbi të gjitha, mes tensionesh të fshehta. Sepse Kloja dhe Hjuja kanë një të shkuar të përbashkët, një e shkuar që zbulohet befas gjatë pushimeve që do të nxjerrin në pah mjaft të papritura dhe surpriza.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një histori e bukur dashurie, një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell”. Një roman i jetës së përditshme, një pikturë dinamike e jetës së adoleshenteve ende të pasigurt në vete....
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani i mëparshëm “Tre metra mbi qiell”, ishte mbyllur me një pyetje të Stepit: "A do të kthehem dot më aty, ku jetojnë vetëm të dashuruarit, tre metra mbi qiell?". Pas dy vjetësh në Nju Jork, Stepi kthehet në Romë. A duhet të përpiqet t’i kthehet një historie dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme? Apo duhet mbyllur përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, eksperiencat e para, ëndrrat e para si vajzë e rritur, paratë që nuk mjaftojnë kurrë. Por ajo është e fortë, gazmore dhe plot fantazi. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç, çdo gjë ndryshon me shpejtësi....dhe një ëndërr realizohet!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Aleksi, 37-vjeçar para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokët. Niki është një vajzë e bukur, e këndshme dhe inteligjente. Por ka një detaj:është 17 vjeç, njëzet vjet më e vogël se Aleksi. Pas takimit të atij mëngjesi asgjë nuk është më si më parë....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Dy vëllezër dhe një grua. Zhili, më i madhi, gazetar, i vogli, Fabieni, yll kinemaje. Ata takohen çdo të diel në shtëpinë e nënës së tyre. Gjatë darkës së Krishtlindjes, aktori i paraqet familjes të zgjedhurën e zemrës: Anabelën, pas së cilës Zhili marroset. Përse marroset? Për t'i marrë diçka të vëllait, i cili me sukseset e tij i ka vjedhur të drejtën e më të madhit? Për të qenë më në fund, për të parën herë në jetë, i parapëlqyeri nga të dy? Për të zhbiruar karakterin e Anabelës, beqare, me sjellje të trazuara dhe plot befasi? Romani “Kunata”, na fut në një botë personazhesh tërheqës, të këndshëm dhe të paparashikueshëm, mes të cilëve do shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dhjetor 1957. Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë. Daniel Sempere - protagonisti i paharrueshëm i romanit Hija e erës, tani është një burrë i martuar dhe drejton librarinë e familjes me të atin dhe Ferminin besnik, me të cilin e lidh një miqësi e fortë. Një mëngjes hyn në librari një i panjohur, i zymtë, i çalë dhe pa një dorë, që blen botimin e shtrenjtë të Kontit të Montekristos, duke paguar trefishin e çmimit. Aty për aty ai ia kthen librin Danielit që t’ia dorëzojë, me një kushtim turbullues, Ferminit. Hapen kështu dyert e së shkuarës dhe fantazma të vjetra vijnë për të trazuar të tashmen përmes kujtimeve të Ferminit. Për të mësuar një të vërtetë të dhimbshme, që i është mbajtur fshehur deri më tani, Danielit i duhet të hyjë në një epokë të mallkuar, në rropullitë e burgjeve të Montjuicit, dhe të zbulojë se cila ujdi djallëzore mbante lidhur David Martinin - tregimtarin te Loja e engjëllit - me gardianin e tij, Mauricio Valls, një njeri i pabesë që mishëron çka pas më të mbrapshtë regjimi i Frankos... Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që e bëri të famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fort të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi të re emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi plot me tension dhe të papritura, duke na përcjellë me forcën e emocioneve, anën më të errët të shpirtit njerëzor, por edhe duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tetor, 1920. Ndërsa Europa ndien ende plagët e Lufrës së Madhe, nëpër rrugët e baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju Orleansit, mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe me një gropëz në faqen e majtë. Në shtëpinë ku po qëndron, në familjen Smith, djaloshi Ernest Heminguej, i magjeps të pranishmit me rrëfimet rreth Luftës së Madhe, gjatë së cilës u plagos në këmbë teksa ndihmonte të plagosurit në frontin italian. Më shumë nga të gjithë, sytë e shndritshëm të këtij djaloshi magjepsin një mikeshë të Kejt Smithit: njëzetë e tetë vjeçaren Hedli Riçardson, e cila, pas vdekjes së prindërve, jeton me Fonin, motrën e rreptë dhe familjen e saj në St. Louis, qytetin e përgjumur, vite dritë larg Çikagos së potershme. Hedli shpesh luan Rahmaninovin në piano dhe ndryshe nga vajzat që frekuentojnë Smithët, nuk pëlqen modelin djaloshar të flokëve, por i mban të mbledhura pas veshit, që e bëjnë të duket si një e mbijetuar e epokës viktoriane. Për të, Ernesti përfaqëson gjithçka që tashmë e ka lënë pas: imazhin e vërtetë të gëzimit, të forcës dhe të energjisë rinore. Zemra i rreh fort kur, pasi kthehet në shtëpi, në St. Louis, gjen një letër nga Ernesti, e cila fillon me: Mendoj gjithmonë për Romën, porsi thua sikur të vije me mua si bashkëshortja ime? Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë e të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre. Dalëngadalë, te Zoli spikat një talent i jashtëzakonshëm për të shkruar e për të kënduar. Kënga e saj ngrihet nga pluhuri për të treguar dhimbjen dhe persekutimet, forcën dhe kurajën e një populli që gjithmonë i ka rënë harpës. Mirëpo, kur një anglez i dashuruar me të i boton poezitë, ciganët e detyrojnë të largohet prej tyre, sepse i ka tradhtuar për botën e "të bardhëve" dhe i ka shitur shpirtin dhe zërin një regjimi, që, në emër të Barazisë e Përparimit, donte të vendoste rregulla të reja për një popull me tradita mijëravjeçare. I mbështetur në historinë e vërtetë të poetes rome, Papusza, dhe i vendosur në sfondin e Luftës së Dytë Botërore, Zoli është një histori dashurie, një rrëfim për humbjen dhe një parabolë për Evropën e ditëve tona.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhëna pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar duke këputur në mes nyjen e interesave dhe të bashkëjetesës, por edhe të pasioneve të ngatërruara që i lidhnin. Kur një tjetër pjesëtar i grupit u gjend gati i vdekur në një trotuar të kryeqytetit, rënë aksidentalisht nga ballkoni apo i shtyrë me qëllim, situata precipiton me veprime marramendëse ...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Aleksi dhe Niki, të dashuruar më shumë se kurrë, sapo janë kthyer nga Ishulli Blu, ku kanë kaluar disa ditë të paharrueshme. Niki takon sërish shoqet e saj të ngushta, por së shpejti Dallgët do të duhet të përballen me ndryshime të mëdha, të cilat do ta vënë para provash të vështira miqësinë e tyre. Aleksi rifillon jetën e zakonshme, ndërkohë që shokët e tij të ngushtë, Flavioja, Enrikoja dhe Pietroja, ndahen nga bashkëshortet dhe martesat e tyre marrin fund. Dhe atëherë që të gjithë, secili në mënyrën e vet, fillojnë të reflektojnë rreth dashurisë. A ekziston dashuria? Është e vërtetë ajo kriza e vitit të shtatë të martesës? A ka të drejtë ai që thotë se një dashuri nuk mund të zgjasë më shumë se tre vjet? E pastaj pyetja më e vështirë: a mund të zgjasë përgjithmonë dashuria? Aleksi, një ëndërrimtar romantik, vendos të rrezikojë dhe i kërkon Nikit që të martohet me të. Por duhet të merren vesh për zgjedhjen e kishës, numrin e të ftuarve, banketin e dasmës... Mbi të gjitha: A do të jetë gati Niki për një hap kaq të rëndësishëm? Dhe, sikur të mos mjaftonte, ja tek mbërrin në zyrën e Aleksit një modele e shkëlqyer që do të bjerë në dashuri me të. Ndërsa Niki do të takohet me një bashkëmoshatarin e saj të universitetit, i cili ushqen për të një pasion të madh. Si do të përfundojë kjo histori? Do ta zbulojmë vetëm duke e jetuar...
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Romani “Tre Shokë është i shkruar në veten e parë nga karakteri kryesor Robert Lohkamp, një ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët e tij me të cilin ai drejton një dyqan të riparimit të automobilave në Berlinin e viteve 1920. Gjithadhtu trajtohet dhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur dhe misterioze Pat.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Shkëlqimi verbues i parasë përballet me shembjen e piramidës së rremë: Bankës Botërore. Roman joshës dhe tronditës ku përzihen dashuritë dhe urrejtjet, lakmia dhe luksi i pafre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Historia e një lojtari të pasur të Harvardit dhe e një mjeshtreje të zgjuar të muzikës në Redklif, që nuk kanë asgjë të përbashkët përveç dashurisë dhe kanë mundësinë të ndajnë gjithçka, veç kohës. Kjo është historia e mrekullueshme, tronditëse dhe e sinqertë e Oliver Beretit IV dhe Xhenifer Kavilerit. Me humor dhe thumbues, i trishtueshëm dhe sfilitës, romani i mrekullueshëm i Erik Segalit do t'ju rrëmbejë, do t'ju mbajë dhe do të bëhet juaji përgjithmonë. Mbi 21 milionë kopje të "Histori Dashurie" janë shitur në 33 gjuhë. Ju, sikurse më shumë se 21 milionë të tjerë do të bini në dashuri me librin "Histori Dashurie”. Jo një eksperiencë. Lexuesi që i bashkohet këtij libri do të ndihet më shumë si një personazh i pashkruar i Segalit se sa thjesht lexues, duke e jetuar historinë nga brenda.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Alauija Sobh u lind në Bejrut në vitin 1955. Studioi Letërsi Arabe e Angleze në Universitetin Kombëtar të Libanit. Sot është kryeredaktore e revistës kulturore më të shitur të botës arabe, krijuar prej vetë asaj. Romani më i fundit, “Emri i Saj Është Pasioni”, konsiderohet një revolucion i vërtetë në letërsinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së botës arabe dhe është botuar në mbi dyzet gjuhë të Lindjes dhe Perëndimit, sadoqë në disa vende radikale islamike censura e ka bllokuar botimin. “Kur ai burrë qe ulur përballë saj dhe e kishte vështruar drejt e në sy, i tërë trupi i qe përshkuar nga dridhma. I qenë paralizuar këmbë e duar dhe nga koka sikur i dilte zjarr. Duart zakonisht të ftohta, madje akull, i zienin. Pëllëmbët i digjnin si prush. Shpina sikur do t'i thyhej në dysh dhe ndërsa vëzhgonte buzët e tij, përfytyronte t'i mbyllte e t'i fshihte nga shikimet e padëshiruara me një puthje. Diçka e mistershme po ndodhte në trupin e saj. Diçka që i ngjasonte dhimbjes, po nuk ishte dhimbje. Diçka që i ngjasonte një trilli gëzimi, po nuk ishte gëzim i pastër. Me sytë në lot, më pyeti nëse ajo që ndiente quhej pasion."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i parë i Francesca Segalit është shembulli se si dikush mund të ndikohet nga shkrimtarët e mëdhenj të kohëve të shkuara, e megjithatë të mos zihet në kurthin e tyre. Romani “Të Pafajshmit”, ka në themel të tij pasionin, tundimin, besnikërinë dhe flet për një histori dashurie në Londrën bashkëkohore. Ky roman i Franceska Segal, është shembulli se si dikush mund të ndikohet nga shkrimtarët e mëdhenj të kohëve të shkuara, e megjithatë të mos zihet në kurthin e tyre. Frymëzuar nga “Mosha e Pafajsisë”, libri i Segalit është më i ngrohtë, më zbavitës dhe pikturon një portret më dinamik e më njerëzor të një bashkësie që funksionon, e cila i bën karshillëk të mrekullueshëm shtresës së ftohtë shoqërore në Nju Jorkun e Epokës së Artë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur Liza, e bija e dy miqve të tij të dashur, zhduket lë rrethana të mistershme, Kolti pranon të angazhohet në gjetjen e saj. Askush nuk mund t'ia dalë më mirë se ai: si hetues privat, me pasionin e fluturimit, është mësuar me misionet e rrezikshme. Sigurisht, as nuk i shkon nëpër mend se kësaj here rreziku kryesor do të përfaqësohet nga shoqëruesi, që policia i cakton për ta ndihmuar në hetime: flokëkuqja Altea, një kërcënim ndaj zemrës së tij...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur së Spartak Kangonit, i mbiquajtur "Korsari’, për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe të anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën. Por për Lenën, bashkëshorten e tij, tashmë tetëdhjetë vjeçare, gjëja që ka më shumë rëndësi është të shpëtojë nga ankandi ku po shiten pasuritë e familjes, një karficë në formë trëndafili të cilin ajo e konsideron si fatndjellëse. Dhe ndërsa lufton për ta shtënë sërish në dorë xhevahirin e çmuar dhe për të shpëtuar fatet e familjes, ajo përjeton edhe njëherë gjithë historinë e saj, që nga vitet '30 deri në ditët tona.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror. Hija e një incesti, krijimi i një perandorie të madhe industriale, ngjyrimet e përgjakura të luftës, bota vezulluese e modës, plogështia e sensualitetit dhe të fshehtat e patreguara të njerëzve të pushtetshëm - këto janë pjesët përbërëse të këtij romani të dhunshëm e romantik, që e josh lexuesin dhe e përfshin në thellësitë e veta.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Trashëgimtari i fundit i njërës prej familjeve më të vjetra siçiliane, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, thirret nga të gjithë si "Baroni". Shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ai ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka që shkëlqen është e vërtetë. I përfshirë në bizneset e princërve të naftës, mes njerëzve më të pushtetshëm të botës, historia e tij kapërthehet me atë të tre grave shumë të bukura e të largëta njëkohësisht. Një roman i madhërishëm dhe i pazakontë në një botë ku pasuria dhe prestigji vlejnë më shumë se jeta vetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkojnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. Nga prindërit ka mësuar të ruajë dinjitetin e saj dhe të kërkojë të drejtat në një shoqëri ku më dobëtit pësojnë shpesh padrejtësi. Ndërkaq kohët ndryshojnë me shpejtësi: janë vitet e bumit ekonomik, të revoltave, vitet e errëta të terrorizmit, në një Milano ku ndërthuret politika me biznesin. Liliana djeg etapat: një sukses i jashtëzakonshëm në jetën e saj profesionale, një martesë e mrekullueshme me një burrë të dashur, të kuptueshëm dhe pastaj fundi i karrierës së saj të gjatë. Edhe një herë një formulë që të siguron fitoren dhe shumë vullnet për t'ia dalë mbanë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur "Mjellma e Zezë", i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të. Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t'ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman plot patos e suspansë, i shkruar me mjeshtëri.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj, por mbi të gjitha me atë të të atit; një udhëtim nëpër kohë, ku historitë pasionante të dashurisë pleksen me ngjarje misterioze dhe dramatike. Një histori e ngjeshur, e mbushur me ngjarje mbresëlënëse dhe e treguar në mënyrë të shkëlqyer.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët... Një roman mbresëlënës.
Çmimi: 850 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania