titleToAlt
Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar. Kjo ishte hera e dytë kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Të dy udhëtuan me avion drejt vendit tjetër, disa ditë; pasi ishte nisur maketi i veprës. Andrea kishte bujtur në pension dhe Xhuzepinës i kishte prezantuar Elenën, me fjalët "Mikja ime; kjo është gruaja ime". Tek përshëndeteshin i kishte përshpëritur dobët pranë veshit, që Elena nuk duhej të dinte asgjë rreth lidhjes së tij me Aurelian. Xhuzepina kishte pohuar heshtjen, duke i rrahur shpatullat dhe buzëqeshur. Zemra e një gruaje është streha më e sigurtë e të fshehtave dhe sekretit që servir jeta. Ajo eshtë oaz ku rriten ndjenjat e bukura dhe fisnike por njëkohësisht është edhe kapaku i një pusi të thellë. Xhuzepina u lumturua për mikun e saj që kishte gjetur një liman të qetë, pas një udhëtimi në një det të trazuar të jetës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit. E gjithë vetëdija e tij ishte e mbushur vetëm me të, kurse trupi iu drodh nga tendosja kur Teo filloi te" punonte. Dhe ja, pas njëfarë kohe, nga thellësitë e mjegulluara të pëlhurës dolën tiparet e fytyrës së saj... Natasha... Ajo e kishte magjepsur, duke ia nënshtruar shpirtin dhe trupin... Teo e ndiente se Natasha e kish zotëruar atë, prandaj, i përfshirë nga njëfarë dëshpërimi i tërbuar, ai vazhdonte. Të hidhte bojë pas boje te kanavaca. Dhe kështu vazhdoi derisa zbardhi agim i ditës së re. Nuk e dinte se sa ishte ora, nuk kishte fare punë me orën. Sepse vetëm duke vizatuar mund të qëndronte pranë Natashës. Dhe kur rrezet e para të agimit u dukën që pas horizontit, nga pëlhura e tij e vështronin sytë e saj të mrekullueshëm.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në Ahiska, në një zone të Gjeorgjisë, nën hijen e Luftës së Dytë Botërore, jetonin njerëz me përkatësi të ndryshme etnike si armenë, hebrenj, gjeorgjianë dhe turq. Ndërkohë përjetohen ngjarje dhe zhvillime krejt të reja në qendër të miqësisë së Omerit dhe Nikës së vogël. Këto miqësi ndërpriten në një formë tragjike pasi në një natë më shumë se njëqind mijë njerëz merren nga fshatrat e tyre me anë të ushtarëve të armatosur dhe syrgjynosen në Azinë e Mesme me vagonët e transportit. Gjatë udhëtimit të vdekjes që zgjati për 40 ditë me radhë rreth tridhjetë mijë njerëz humbin jetën për shkak të urisë, të ftohtit dhe sëmundjeve. Vepra me titull "Nën hijet e shelgjeve vajtuese" nuk nxjerr në dritë veçse miqësitë, luftën dhe syrgjynosjen, por edhe fluidin e përballjes së njerëzve me idealet e tyre, për hir të të cilëve sakrifikojnë jetën. Në këtë roman të shkruar me stil dhe shije të hollë artistike të autorit Firat Sunel, do të gjeni jetesën përrallore karakteristike të shumëngjyrshme dhe të mbushur me konflikte, po ashtu edhe dashuritë e mbetura për gjysmë të Kaukazisë dhe gjithë gjeografisë së rajonit duke nisur nga mali Kaf deri në Petrograd që ndezi shkëndijën e parë të Revolucionit Bolshevik, nga Lufta Civile Ruse e deri në" Svanetja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ali D'Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtepinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati - një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt - i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t'i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë. Së fundi, Ali ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Ali vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta cojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt... Atje, Ali fillon të zbulojë rrënjët -sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premieren e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës. E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alii fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë... Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Dyzet e nëntë vjeç, i butë në fytyrë, me rroge të mirë, baba i tre femijëve, pa ndonjë sëmundje me rëndësi, i ve, llogaritari Martin Salome është në prag të pensionit. Mendon t'i hyjë kopshtarisë, të mësojë kitarën, ose të bëjë atë që bëjnë pensionistët në përgjithësi. Gjëja më e papritur për të është rënia në dashuri me kolegen e re Laura Avejaneda. Teksa përfshihet në këtë histori dashurie, Martini ndien jetën e tij të qetë të marrë fluturimin, gjersa, krejt nga hiçi, fluturimi befas ndërpritet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Aromat e Vjeshtës është pjesa e pare e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Bantishi. Ai vjen pas romaneve Vdekja e Narcisit, Fytyra e Djallit, Mëria e Zanave dhe Simfonia e Pambaruar. Romani i fundit e merr temën nga aktualiteti. Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pre e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e smirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy dashurive. Përshkrimet e mjedisit që e rrethon, ambiente të qytetit të Tiranës, por edhe të vendeve jashtë Shqipërisë, ku heroi gjendet here pas here, plotësojnë tablonë e ditëve tona e cila pasqyrohet në romanin Aromat e Vjeshtës
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit. Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Fundi i viteve 30’ Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur indetitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah... Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshmedhe nga frika se mos zbulohet indetiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në paris, Maksi largohet për një çast... Viti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 la dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet ne Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga Universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, Specialiste për marrëdhëniet me publikun. Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione por edhe për te kujtuar fundin tragjik së historisë të tij me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbreslënëse gjashtëdhjetë vjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Pezuli i ballkonit të shtëpisë së Lejlasë ishte mbushur plot me saksi me karafila të kuq, të cilët vareshin poshtë penxhereve të hekurta, dhe dukej sikur, pasi shndërroheshin në një lëng të kuq, merrnin sokaqet e rrugët, mbërrinin në shtretërit dhe kanapetë ku dergjeshin në vapë meshkujt me trupin e lakuriqtë, dhe pastaj (çfarë pastaj?!...), ktheheshin mbrapsht sivalë e ngrohtë psherëtimash, apo thashethemesh...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet. Shpejt, ajo tërhiqet pas një farmacisti i cili është gjithçka që Vadinjo nuk ishte dhe është plotësisht e gatshme të martohet me të. Por pas dasmës, ajo nis të ëndërrojë për vëmendjen erotike të burrit të saj të parë; dhe një mbrëmje, vetë Vadinjo, shfaqet pranë krevatit të saj, si hamshor i vërtetë, për të rimarrë të drejtat e tij martesore. "Vulgar, brilant, njerëzor dhe humoristik ... plot me kënaqësi të papritura. Gjithçka që një roman modern duhet të jetë." —The Denver Post "Një rrëfyes karizmatik ... Asnjë shkrimtar tjetër latino-amerikan nuk admirohet kaq sinqerisht nga kolegët e tij dhe asnjë tjetër nuk ka pasur këtë ndikim krijues në rrjedhën e letërsisë latino-amerikane." —The New York Times Book Reviezo "Një kryevepër sentimentale." —Los Angeles Times "Poetike, komike dhe vërtet njerëzore." -Chicago Tribune "Një prej shkrimtarëve më madhështorë ... gjithashtu edhe një nga më argëtuesit." -Mario Vargas Llosa
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Te “Shtrat trëndafilash”, stilistja e luleve Ema Grant, bashkë me shoqet, po arrin majat e suksesit në agjencinë e dasmave Uau. Edhe dashuria duket se po lulëzon për të. Ndonëse e rrethuar nga plot meshkuj, nuk e ka gjetur ende njeriun e duhur. Dhe e ka atë mu përpara hundës. Eshtë pikërisht Xhek Kuku. Aq i afërt me vajzat e Uaut, sa, praktikisht, është si pjesëtar i familjes. Por tani arkitekti ka filluar t'i pohojë vetes se ndjenjat e tij për Emën shkojnë shumë më përtej se ato të miqësisë. Dhe kur Ema bëhet dashuria e tij, kur puthjet pasojnë njëra-tjetrën, ata mund të besojnë te historia e tyre... dhe te zemrat e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në moshën tridhjetedyvjeçare, Rasëll Grini i ka të gjitha: një grua magjepsëse, një vajzë të dashur gjashtëvjeçare, karrierë të suksesshme si punonjës reklamash dhe një shtëpi të kushtueshme në Sharlotë. Ai po jeton ëndrrën dhe martesa me Vivianën e bukur është në qendër të saj. Por, poshtë sipërfaqes së shkëlqyer të kësaj jete të përsosur, fillojnë të përvijohen probleme... dhe askush nuk është më i habitur se vetë Rasi kur i shikon të gjitha këto aspekte të jetës së tij të kthehen përmbys. Vetëm gjatë pak muajve, Rasi e shikon veten pa punë e pa grua, duke u kujdesur për vajzën e tij të vogël teksa lufton të përshtatet me këtë realitet të ri e çoroditës. Duke iu futur xhunglës së prindërimit të vetëm, Rasi nis një rrugë që është tmerruese dhe shpërblyese njëkohësisht, një rrugë që do të vërë në provë aftësitë dhe ndjenjat e tij përtej çdo kufiri që kishte përfytyruar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha pergjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë. Në studimet që keni ndërmarrë, a përpiqeni të ruani nderimin për prindërit tuaj dhe t'i përshtateni mjedisit social? Nuk kam studime. As prindër. As mjedis shoqëror. Parapëlqeni të bëni revolucion apo të soditni një peizazh të bukur? Të sodis një peizazh të bukur. Çfarë parapëlqeni? Thellësinë e turbullimit apo moskokëçarjen e lumturisë? Moskokëçarjen e lumturisë. Dëshironi ta ndryshoni jetën apo të rigjeni një harmoni të humbur? Të rigjej një harmoni të humbur. Këto dy fjalë më bënin të ëndërroja, por çfarë do të ishte një harmoni e humbur?”- Patrick Modiano.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur t’u afrova, ti ishe I kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: “Shikoje pjeshken time”. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe beme dashuri ne erresire? Kjo gje m’u duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk te kujtohet fare? Lizi nje vajze qe jetonte nje New York, por qe deshiron te ike ne jug te amerikes, gjate rruges, ne treg ndodh diçka e papritur pasi te gjithe njerezit e “bardhe” akuzojne nje “zezak” per perdhunim ndaj saj. Asaj nuk I intereson kjo histori, por thjesht do te vazhdoje jeten e saj siç e deshiron, por policia kembengul per deshmine e saj, por si do te jete ajo? A do tregoje te verteten apo jo? A mund te korruptohet Liza? Çfare ndodh me zazakun e akuzuar? Nje liber qe te mban ne ankth deri ne fjaline e fundit, per me shume ju ftojme te lexoni librin.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kamila qëndronte para pasqyrës duke u krehur dhe duke vështruar me vëmendje figurën e saj. Dukej si gjithmonë, përveç të kuqit të fortë ngjyrë pjeshke të faqeve. Ajo përpiqej të gënjente veten duke e përligjur këtë të kuq me nxehtësinë e oxhakut dhe jo me emocionin, teksa kujtoi natën e kaluar në shtrat me Zakun. Epshi për njëri-tjetrin ishte i pashuar. Ajo natë në Jut u zbeh e u venit para lumturisë që kishin provuar vetëm disa orë më parë. Vajza filloi të qante me ngashërim. Ajo ndodhi mbrëmë, ndërsa sot, në dritën e qartë e të pamëshirshme të ditës së re, e kuptoi se s'kishte ndryshuar asgjë. Gjithsesi Zaku nuk e dashuron. Po pse dreqin trupi e kishte tradhtuar aq keq? Kamila donte ta urrente, ta përbuzte Zakun, por kur kujtoi duart dhe buzët e tij, me ç'mjeshtëri luanin ato në trupin e saj, si në një instrument të akorduar mirë, e pushtoi përsëri një dëshirë e zjarrtë për prekjet, përkëdheljet dhe puthjet e ti
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
A e kish zotëruar Llaki këtë grua më parë? Jo, si zor. Përndryshe , do ta dinte si të sillej me të: të nxitonte apo të vepronte ngadaleë. I erdhi keq që nuk i mjaftonte koha për të prekur në xhep prezervativin dhe ta vishte atë. Instikti i thoshte se duhet të priste fare pak, por nuk ishte në gjendje t’i kundërvihej epshit të fortë e përcëllues,- dhe u hodh drejt lirimit të ëmbël. I bëhej sikur përsëriste “Me fal, më fal”, pa e kuptuar fare përse po i thoshte këto fjalë. Llaki po e shtrydhte femrën në krahët e tij, e shtypte atë nga sipër , e ledhatonte me dorën me përvoje, dike e zgjatur organin e tij thellë e më thellë. Ai donte ta zgjaste kënaqësinë,-ishte kaq e mbrekullueshme,- por ai nuk ishte në gjendje ta largonte castin e ekstazës, i cili e përfshiu, e shkundi dhe e zbrazi atë... Fuqitë e lanë Llakin. Qe shtrirë me kokën e përkulur në gjoksin e saj, duke vazhduar t’ia puthte majat e gjinjve dhe prekur me butësi me dorë qimet e lagura gjithë dredha mes kofshëve të saj poshtë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman që autorja ia kushton lexuesve që e kanë ndjekur fatin e Kinsterëve që në shfaqjen e tyre të parë dhe fton lexuesit e rinj të bëhen pjesë e këtij rrëfimi, një histori dashurie. Protagonistët janë Porcia dhe Sajmoni. Dy njerëz që ndjeheshin të plotësuar me njëri-tjetrin. "I besonte ndershmërisë së tij, vullnetit të tij dhe, ajo që ishte më me rëndësi, i kish besuar atij zemrën. Besimi, fuqia, siguria dhe dashuria. Ai dhe ajo i kishin të gjitha këto".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij. Meqë Karolina nuk ka të dashur dhe fqinji i ri duket se ka një tërheqje fatale për femrat, shumë shpejt ajo do të kuptojë edhe se netët pa gjumë nuk i kalon vetëm nga zhurmat matanë murit, por edhe nga fantazitë e saj pa fre. Një natë, ajo do të përballet me Simon Parkerin, fqinjin të cilit ia kishte dëgjuar zërin, por nuk e kishte parë kurrë deri atë çast. Papritmas, Karolina zbulon se ka fqinj dhe fqinj...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet” – këtë ndjesi rrok mjeshtrisht romani i konsideruar fenomen letrar, dhe që pati rekord absolut shitjes, fillimisht në Portugali dhe më pas në të gjitha tregjet botërore. "Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Histori dashurie në Oksford” ose “Culika Dobson”, një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja. Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe The Guardian e ka përfshirë në një listë të ngjashme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në epokën e teknologjisë moderne, kur bota gëlon nga interneti dhe celularët, Ema dhe Frederiku bëjnë një pakt: do t'i shkruajnë letra njëri-tjetrit dhe do të takohen vetëm një herë në vit në brigjet e Bretanjës. Letrat e tyre do të ndërthuren me një katalog të rrallë titujsh dhe personazhesh, një udhëzues i vyer librash për të mos u humbur dhe do të na mësojnë se dashuria e vërtetë triumfon në çdo kohë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër që ka lënë shenjë, “Dashnorë dhe kumarxhinj” është klasik i autores Collins. Libri ka dy nga personazhet më të paharruar të krijuar nga shkrimtarja e njohur: Al King dhe Dallas, mbretëresha e bukurisë, ambiciet e së cilës rrjedhin nga një sekret i pistë, nga ata që tabloidët i ndjekin. Së bashku, ata do të nisen në një udhëtim nga Londra në Nju Jork, nga Hollivudi në Rio dhe në xhunglën e Amazonës, ku të gjitha ëndrrat dhe makthet e tyre janë gati të bëhen realitet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania