titleToAlt
"Lugina e kukullave", është klasifikuar një ndër dhjetë librat më të shitur të të gjitha kohërave dhe është një kujtesë se historitë e bukura, janë gjithmonë të bukura. "Lugina e kukullave", u bë një fenomen në botimet letrare dhe suksesi i jashtëzakonshëm i romanit bazohet te njohja e femrave dhe e ëndrrave të tyre nga ana e Jacqueline Susann-it, si dhe në përvojën e saj si aktore.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Dashuri e huajtur", përshkruan se si është të jesh një femër tridhjetë vjeçe dhe njëkohësisht beqare në një qytet ku jeta vërtitet rreth miqësive, dashurisë dhe ndërlikimeve që sjell kjo. Giffin përshkruan marrëdhënien e ndërlikuar dhe të ndryshueshme të Rejçëllit me Darsin, shoqe që në shkollën fillore, brenda një periudhe kohe prej pesë muajsh, që nga fejesa e Darsit e deri në ditën e martesës së saj. Një emocion që nuk duhet shmangur pa e përjetuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gidion Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësitë më të errëta. Nuk mund t'i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe. E shkuara ime ishte po aq e mbushur me dhunë sa e tij dhe unë isha e lënduar. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift. Ishte shumë e vështirë, shumë e dhembshme... me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer, çaste kur dashuria e dëshpëruar dhe pasioni i tërbuar ishin çmenduria jonë më e madhe. Neve na mbante bashkë nevoja për njëri-tjetrin. Dhe pasioni do të na çonte përtej limiteve tona në tehun më të ëmbël e më të mprehtë të fiksimit...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi ynë nisi mes zjarrit. Gidion Krosi hyri në jetën time si vetëtima në errësirën e natës: i bukur dhe i shkëlqyer, i ashpër dhe përvëlues. Unë u dhashë pas tij siç nuk isha dhënë kurrë në jetën time pas ndokujt. Isha e dëshiruar për prekjet e tij edhe pse e dija se ato do të më bënin më të dobët. Isha e dërrmuar dhe e rrënuar dhe ai i hapi me kaq lehtësi portat brenda meje. Gidioni e dinte. Ai kishte demonët e vet. Dhe ne do të shndërroheshim në pasqyra që do të reflektonin plagët personale të njëri-tjetrit, sikurse edhe dëshirat. Prangat e dashurisë së tij më shndërruan plotësisht, ndërsa lutesha që pështjellimet e së shkuarës sonë të mos na ndanin nga njëri-tjetri. Kur është fjala për të përshkruar skenat e nxehta erotike, Sylvia Doy ka pak shkrimtarë rivalë. Sylvia Day jo vetëm që arrin t'i ndezë lexuesit, por edhe i përthith ata me një histori të fuqishme që nuk e lëshon dot nga dora.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elena dhe Endi Graham gëzojnë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën e njëri-tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale Elena ndesh Leon, njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo. Njeriun që e pati braktisur dhjetë yjet më parë. Njeriun të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe, kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e përfjetura, Elena nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të dëshironte të bënte. Ajo që Elena mëson, është thuajse magjike: ndonjëherë mund të të duhet të bësh gjithçka, që të jesh me njeriun që dashuron. Talenti i Giffinit qëndron në krijimin e situatave të lidhura natyrshëm me njëra-tjetrën dhe në kumtimin e një urtësie të mjaftueshme e një mbajtjeje pezull që i bëjnë ato të duken më se origjinale Giffin ia del mbanë të krijojë karaktere komplekse, që na shtyjnë të përpiqemi të zbulojmë se çfarë kërkojmë ne në të vërtetë nga jeta jonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", janë të nominuara në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov” dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Në romanin "Tej cakut të dashurisë", Anatoli Toss ngre probleme të rëndësishme jetësore, siç janë jeta e vdekja, pasioni, dashuria dhe tradhtia. Subjekti i romanit e mban lexuesin në tension, që nga faqet e para të librit e deri në fund të tij, duke e befasuar me ngjarjet dinamike të mbarsura me plot të papritura dhe duke e mbyllur në një fund krejt të paimagjinueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i ri i Janush Vishnjevskit "Bikini", i botuar në origjinal në vitin 2009, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në të rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, “Bikini”, është odiseja e Anës, e vajzës gjermane. Ajo është e bukur, e flet shkëlqyeshëm anglishten dhe ëndërron për karrierën e fotografit. Nga zjarri i luftës atë e tërheq Stenli, një fotoreporter amerikan, i dërguar me punë nga redaksia e "Nju-Jork Tajms"-it në Evropë. Si të dashurosh kur ke parë kaq shumë të liga? Si të besosh kur di se njeriu i dashur priret ndaj pabesisë? Si të jesh i lumtur, kur nuk mundesh, por dhe nuk ke të drejtë të harrosh? A i shkonte ndër mend Anës se punimet e saj më të mira do të ishin fotografitë e qytetit të shkatërruar të lindjes dhe se do të ndodhej fillimisht në Nju-Jorkun ku gëlon jeta, pastaj në atolin e magjishëm Bikini...?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njulend Arçeri, xhentëlmen jurist dhe trashëgimtar i një prej familjeve më të mira të Nju Jork Sitit, po realizon para kohe, për lumturinë e tij të madhe, një martesë të mezipritur me të bukurën Mej Uelland. Por ai ka arsye që të dyshojë për zgjedhjen që ka bërë pasi shikon Elen Olenskën, kushërirën ekzotike e të bukur tridhjetëvjeçare të Mejit, e cila jetonte në Europë. Elen është kthyer në Nju Jork pas ndarjes skandaloze (sipas fjalëve të përhapura) nga një martesë e palumtur. Në fillim, mbërritja e Elenës dhe dëmi që mund t'i sjellë ajo familjes së nuses së ardhshme e shqetëson Arçerin, por pastaj atë e intrigon lirshmëria e Elenës. Ndërsa admirimi i Njulendit për Olenskën rritet gjithnjë e më shumë, po kështu rritet edhe dyshimi që ka ai për t'u martuar me Mejin. Bashkimi me Mejin nuk është më për të fati ideal që kishte përfytyruar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në vepër autori krijon një personazh që ngjan si shumë të tjerë, që kërkon “nuk e di se çfarë” dhe do ta gjejë “nuk e di se ku”. Dashuria, paraja, mirënjohja e të tjerëve, suksesi profesional janë disa nga qëllimet që “ai” i ka vënë vetes në mënyrë të verbër dhe që nuk përbëjnë veçse një fasadë. Sepse objektivi i Beigbeder-it shkon më tej , ajo përbën një kërkim të vërtëtë humanist ku ndjenjat më të forta kalojnë në plan të dytë. Libri e përsos më shumë këtë kërkim gati mistik dhe megjithatë fundi të bën të ëndërrosh, në një botë ku sensacionet formojnë mozaikë të pafund. Tregimi është komik, por gjithashtu i trishtë dhe zhgënjyes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky “Ditar” i fshehtë, i botuar për herë të parë në fitin 1973, pra më se njëqind e ca vjet pas hartimit të tij në kundërshtim të plotë me vullnetin e autores, nuk do të kishte dalë në dritë, po qe se ai do të kufizohej thjesht me ca imtësi therëse apo zbulime të papritura, që duket sikur nganjëherë e ulin figurën e njeriut për të cilin janë shkruar. Ana Grigoievna, gruaja e dytë e autorit të madh, shënon në këtë ditar vetëm gjëra thelbësore të jetës së saj me shkrimtarin e madh. Ana tregon me hollësi ngjarjet që shënojnë qëndrimin e tyre në Gjenevë. Dëshmia e saj mallëngjyese, aq e ngrohtë, aq e përmbajtur, ripërtërin gjininë e vështirë të ditarit intim që ka të bëjë me njeriun e madh, që e ka në të njëjtën kohë bashkëshort. Por kjo nuk është e papritura e këtij ditari, marrim vesh se sekretarja e re është vetë një shkrimtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sikundër nënkuptohet dhe nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar një roman për dashurinë, Për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, dashurinë romantike, dashurinë e mishit, dashurinë madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër , ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Tolstoi dhe gruaja e tij” është një histori dashurie. Autori na tregon se alternimi i fazave të zhvillimit të Tolstoit gërshetohet me rrethanat e jetës së tij intime. Ja përse, si sfond rrëfimi ka zgjedhur historinë e marrëdhënieve familjare të Tolstoit. Për studimin e figurës së tij, Autori Tihon Polner ka pasur mundësinë ti hidhte një sy ditarëve të pabotuara të Tolstoit, si dhe kujtimeve të gjetura në dorëshkrime.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
I fuqishëm, si një dozë me Viagra dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri “Kërkohet një burrë impotent” është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për Mr. “Të duhurin”. Karmen Leg është rreth tridhjetë e pesë vjeç, tërheqëse dhe tunduese; si shumë gra bashkëkohore beqare, ajo shpreson të gjejë Princin e Kaltër, duke nxjerrë një lajmërim në gazetë, ku përshkruan dëshirën e saj: Kërkohet një burrë i zgjuar, inteligjent dhe impotent . Menjëherë pas lajmërimit, Karmeni takon lloj–lloj burrash dhe fillon të kuptojë se shmangia e seksit nuk është domosdoshmërisht rruga më e mire për të pasur marrëdhënie të kthjellëta.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Drama "Pamje nga ura" trajton temën e emigracionit klandestin në Amerikën e vteve '50 por në të' ndërthuren një sërë problematikash: dashurore, sociale, psikologjike, të moralit, të ligjshmërisë dhe të inçestit, të komunikimit të qytetërimeve dhe kodeve të tyre. Intriga që e mban dramën në këmbë është gërshetimi apo kundërvënia e Kodit të nderit siçilian me Kodin ligjor amerikan, me kuptimet e qendrimet e tyre të ndryshme, që autori ua vesh personazheve në sjelljen skenike dhe në veprimin dramatik.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Tashmë Kiokoja vuan pasojat e zemërimit të Akemit e, ndërsa vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të vrazhdë ndaj saj, një ndihmë e papritur i vjen për t'i ndriçuar jetën. Ndërkohë, Sashikoja, duke parë që lidhja e saj po dobësohet, vendos të lërë një takim dashurie me Tomin, për të qartësuar gjërat mes tyre. Por, Akemi merr masat e duhura për t'i penguar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Kioko Tominari, 16 yjeçe, e tronditur, zbulon se djalit të cilit kater vjet më parë kishte tentuar dëshpërimisht t'i shprehte ndjenjat e saj, këtë vit do të jetë në të njëjtën shkollë me të. Asaj nuk i vjen aspak mirë që Tomi sillet sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Dhe, përveç kësaj, ai i prezanton edhe të dashurën e tij, e cila ka vetëm një dëshirë: të bëhet mikesha më e mirë e Kiokos. Shpirtvrarë, Kioko përgatitet për një rikthim në shkollë, duke u përpjektur të hedhë gjithçka mbrapa krahëve.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t'u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t'ua themi atyre që duam. "Të pathënat e një martese" është përkthyer në 30 gjuhë dhe po kthehet në film. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, "Të pathënat e një martese" të ndihmon të mos mbytesh.Të pathënat e një martese" është lnstagram gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur. Nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimshëm i google-imit të vetvetes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Oskari është një djalë i ëmbël, me dellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju-Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë të familjes së tij duke i ndjekur ata në emigrime epike drejt Shteteve të Bashkuara dhe sërish gjatë kthimit për në atdhe. "Një histori e frikshme, tepër energjike... ta ka ënda ta lexosh, por, sidomos, ta rilexosh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Martin Ibrahimi apo Marti, siç e thërrasin miqtë, diplomuar për letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë". Jeta e tij merr një kthesë të çuditshme kur njeh Enxhin, e cila, me "enxhitetin"e saj, do ta sfidojë Martinin në një duel joshjesh e fjalësh, duke e tërhequr në një Tiranë të panjohur për të. Është një Tiranë që ka zhurmën e tregut të Medresesë, ironinë e mbrëmjeve poetike dhe sfidën e një proteste. Pastaj ka edhe zakone bilardosh, spitale të ndyra, ideale partish e mësime universitare, pa harruar provat për koncertin e radhës, të gjitha këto të shërbyera me zhargonin dhe humorin e rrugëve shqiptare. Në këtë vorbull ngjarjesh personazhet dalin nga bota e fantazisë e marrin shëmbëlltyrën e këtij apo atij personi që çdo lexues me siguri njeh. Martini na rrëfen rrugëtimin e tij duke u ndalur tek e përditshmja që e nervozon e ndaj së cilës i duhet të jetë indiferent; te pasioni i tij për muzikën e vërtetë, por që shumica nuk e kupton; te ngushëllimi që kërkon të gjejë tek antidepresivët, por që nuk mund t'ia zgjidhin problemet; te domethënia e një dashurie, ndaj së cilës realiteti i zymtë shqiptar ka vënë një zgjedhë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ai e shihte, por nuk e njihte. Derisa, falë një rastësie, ai u bë SHPËTIMTARI I SAJ... Tërheqja midis tyre ishte E PAMOHUESHME. E, megjithatë, e kaluara që ai mezi e kishte kapërcyer, dhe E ARDHMJA që ajo kishte pritur, mund T'l NDANIN. Vetëm BASHKË ata mund të gjenin kurajën për të luftuar kundër fajit dhe dhimbjes, të përballonin të vërtetën e të gjenin FUQINË E PAPRITUR TË DASHURISË. "Dr. Heleri kishte filluar leksionin, kështu që unë rrëshqita në karrige, iu përgjigja buzëqeshjes përshëndetëse të Benxhit dhe e vlerësova veten që kisha arritur të mbijetoja. I kisha mbijetuar vendimit të Kenedit për t'u ndarë. I kisha mbijetuar asaj që Baku donte të më bënte. Dy herë madje. Dhe, do t'i mbijetoja edhe Lukasit nëse ai nuk donte, ose nuk mundte, të ndante me mua sekretet e tij."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një histori e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht në një bestseller të padiskutueshëm në të gjithë botën. Një fëmijëri e kaluar së bashku dhe një ndarje e pamenduar kurrë më parë. Vdekja e Xherrit e shkretoi Olin derisa në prag të 30- vjetorit të saj, ai kthehet me një tufë pusullash, të cilat e udhëheqin Olin drejt një jete të re, ku në fund të secilës prej tyre shënon: "P.S. Të dua". Ndërsa pusullat hapen një e nga një dhe viti numëron ditët e fundit, Oli bëhet njëherësh inkurajuese dhe sfiduese. Njeriu që e njihte më mire se kushdo, i tregon asaj se jeta vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania