titleToAlt
«Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.» Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të theilë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t'i ndryshojnë përgjithmonë. "E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, s/ ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reogojmë" "Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dike: thjesht ndiq fatin tend, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon." "Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një e shkruar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh.Secila me problemet e veta, a do të mundet vallë të mbijetojë kjo lidhje shumëvjeçare e ngushtë, miqësie mes këtyre dy vajzave?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Jeta është e shkurtër dhe dëshira pa kufi” fitues i çmimit “Femina”, 2010. Një histori dashurie, sipas këndvështrimit të një burri. Dy burra, njëri i martuar, në Paris, dhe tjetri i pamartuar, në Londër, janë të dashuruar me të njëjtën grua enigmatike, e cila shkon nga njëri te tjetri. Njëri burrë heziton, ndërsa tjetri rri në pritje: të dy vuajnë. Ç’do të thotë të zgjedhësh? E kush duhet të zgjedhë? Ky roman është historia e vuajtjes së pashtershme, e pashmangshme në dashuri, por më e fuqishme se çdo gjë tjetër. Dhe ky është vetë stili i papërsëritshëm i Patrick Lapeyere-it, i cili shfaq gjithmonë anën e gabuar të jetës. Skutat e fshehta, nëpër të cilat ai na fut, na mahnitin. Edhe ngjarjet më të parëndësishme ai i shfaq me metafora krejtësisht të papritura, të cilat në të vërtetë janë mënyra e të menduarit për botën. Humori i tij është thellësisht i kulluar, njerëzor dhe bujar. Çdo fjali është si një hark elektrik, duke vendosur kështu një marrëdhënie mes të menduarit dhe emocioneve. Pse kemi një buzëqeshje, vazhdimisht një buzëqeshje, kur lexojmë këtë libër plot me melankoli? Ndoshta për shkak të lumturisë që ne ndiejmë duke u futur më në brendi të librit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani “Ku je?” na kthen në vitet ’80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjormi, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një “liri” e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati. Ajo është e bija e një ish-pushtetareje të lartë, e rrëzuar për shkak të një gabimi “politik”. Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar dhe e suksesshme, është e detyruar të ndjekë të njëjtin rrugëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur, që bëhet thelbi i jetës së saj. Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë dhe petku i artistit të parealizuar dhe të diktuar do ta shqetësojë shpesh. Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditshme të gjallë mes absurdit dhe tragjedisë. “Ku je?” është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një prej dëshmitareve të asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dikurshme, që përtej kureshtjes e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhimbje, dhunë, dashuri dhe ethe padurimi, nëpër spirale rrëqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shkrimtarit spanjoll i pëlqejnë shumë paradokset në letërsi, gjë që ka ngjallur një polemikë të gjatë midis kritikëve letrarë, por ai edhe vetë ka qenë një paradoks i gjallë: një Don Kishot, që fsheh brenda vetes Sanço Pançon, racionalist, që hedh poshtë arsyen, poet në filozofi dhe filozof në poezi, dramaturg në prozë dhe prozaik në dramaturgji, ateist, që vazhdimisht i drejtohet Zotit, ai dukej sikur ishte gatuar nga një sërë kontradiktash. Tematika jetësore si dhe personazhet origjinalë kanë bërë që veprat e tij të pëlqehen dhe të përkthehen në shumë vende dhe popuj të botës. Lexuesi ynë këtë radhë ka fatin të njihet me disa nga novelat dhe tregimet e tij të mrekullueshme, të cilat… më mirë le t’ia lemë lexuesit të gjykojë vetë për to.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të ndihesh e dashuruar, e dëshiruar nga dikush që s’është partneri yt a është vallë mëkat? Çfarë e josh më tepër një mashkull provokimi femëror apo inteligjenca e saj?! Në përsiatjet midis të kaluarës dhe të tashmes dy personazhe te të dyzetat, të njohur krejt rastësisht në një bar, me anë të celularit komunikojnë për ndjesitë e tyre. Për atë që s’mund ta thonë me zë të lartë, për atë që gjykohet nga shoqëria. Secili më vete, rrëmon në të shkuarën duke rrëfyer eksperiencat intime, sensualitetin e marrëdhënieve dhe epshet spontane. Magjia që të ofron bregdeti i Vlorës, qëndrimi mes malit e detit, duket se i ka pushtuar dy personazhet e romanit, të cilët me anë të një loje psikologjike-frojdiane, cekin atë që është e paprekshme, atë që të gjithë e dimë, por kemi frikë ta pranojmë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Libri “E fshehta e grave” një e shkruar danteske, prej një shkrimtari që vjen nga toka e Dantes, me ndryshimin që Ferri dhe Parajsa, për Alberto Bevilacqua-n gjendet në mugëtirat e ultësirës padane, përreth lumit Po. Perceptimi i strukturës është një udhëtim dysh, ku nxënësit i prin mësuesi. Në libër mësuesja është Miriami, një personazh sa mishtor dhe i jashtëzakonshëm, që ka ardhur t’i zgjojë poetit ndjesitë e tij, me mendjemprehtësinë por edhe me trupin e saj të ngrohtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Historia rrëqethëse e Fredit dhe Verës, historia e brezit te viteve ’70, vjen para lexuesit po aq e gjallë dhe jetësore, sa kur u paraqit dhe herën e parë. Është historia e një brezi dikur të ri, që kaloi në tunele të shumta historike: që nga trysnia më e egër e regjimit deri në periudhën e tranzicionit, që mbajtën mbi supe. Dashuria, ëmbëlsia, dhimbja, gabimi, pendimi,shpresa, vdekja…gjithçka që na mundon e na shtyn të mendohemi gjatë, e gjejmë në këtë libër.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në ka më keq për një grua se sa kriza e të tridhjetave, është ajo e të tridhjetë e pesave. Xhepi, aktore komike, grua me jetë sentimentale të kënaqshme në dukje, këtë e di mirë. Është goxha me vonesë në lidhje me projektet e jetës dhe pas dy vjetësh dashurie në largësi, i duhet të merret akoma me Mikelen. Ai është i mençur, me humor, ka bërë gjithë atë karrierë dhe nuk ka ish të dashura të marra, që i marrin shpirtin. Kësisoj, duket si burri ideal për t'u martuar e për të bërë fëmijë. E vetmja kleçkë në këtë lidhje romantike është fakti që, Mikele, kurrë nuk i ka nxjerrë nga goja të lidhura bashkë ato fjalët "unë", "ti", "përjetë", "fëmijë", dhe Xhepit, kjo mungesë planesh, zë t'i rëndojë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania