titleToAlt
Eliksiri i dashurisë, Novela të zgjedhura Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të. Honore dë Balzak: "El Verdugo" ("Xhelati")- Dramë sa e dhimbshme aq edhe Eliksiri i dashurise llahtarisëse e një periudhe lufte gjakatare. Alfons Dodé: "Shapaten luanëvrasësi" Aventurë e këndshme prej mburraveci, përshkruar në stilin e lezetshëm e plot humor të epokës artistike Bidermajer. Gystav Flober: "Legjenda e Shën Zhyljen Mikpritësit" - Legjendë e rrëfyer ne një stil të lartë e rrëqethës për fajin dhe për shlyerjen e mëkatit Anatol Frans: Çështja e Krenkëbilit" - Histori e përshkruar në mënyrë spontane, por thellësisht tronditëse, e një skandali juridik. Gi de Mopasan: "Zonjusha Perlë" - Një pjesë kronike familjare, ku ngerthehet një tragjedi e kamufluar me shumë kujdes. Prosper Merimé: "Mateo Falkone" - Sagë për krenarinë e pamëshirshme të një thjeshtësie fisnike. Stendal: "Eliksiri i dashurisë" - Aventurë dashurore melodramatike. Alfred dë Vinji: "Dialogu i panjohur"- Një miniaturë historike tërë shkëlqim e dritë. Emil Zola: "Një banje" - Romancë tejet interesante e plot hijeshi, përshkruar në një stil elegant e qesëndisds. Secila prej këtyre novelave ka, si në përmbajtje ashtu dhe në aspektin artistik, cilësi nga më të spikaturat.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerës: e motra Dajana, e vetmja shpresë për shpëtimin e familjes: Henri Shonmajkeri, zjarri që nuk e ngrohu Elizabetën kurrë: Penelopa Hejsi, e etur të rrëmbejë gjithçka që ka lënë pas shoqja e saj më e mirë, madje edhe ish shërbyesja e Elizabetës, Lina Braudi, e cila zbulon se ndërkohë që paraja sjell botën vërdallë dhe prejardhja fisnike është kryesorja, thashethemi të hap shumë dyer ... Në këtë vazhdim të mrekullueshëm të serisë Luksi, nga New York Times, asgjë nuk është më i rrezikshëm sesa skanadali… ose më i çmuar sesa sekreti.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Detyrimisht, mbetet vetëm kujtesa e trupave tanë për t'u provokuar, eksploruar, inspektuar, kontrolluar e gërmuar thellë, deri në palcën e saj që rrezaton tinëzisht jashtë kohës e hapësirës, por, mjerisht, kujtesa e kurmit tënd, tani që nuk të kam më pranë fizikisht e ndihem shpirtërisht i verbër, shurdh, memec e cung, nuk mund të më ndihmojë në këtë drejtim çoroditës por të dobishëm, kështu që do të bëj çmos ta detyroj trupin tim të lodhur, ndoshta të velitur, por asnjëherë të ngopur nga dashuria hon e thellë që ka njohur, provuar, shijuar, përvetësuar e përjetuar. Edmond Tupja në librin e tij “Tingujt e trupit tënd”
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania