titleToAlt
Për kerë të pare Xhejms Melori dke krushqit e tij Andersonët bien dakord në diçka: ka ardhur kolia të marrin shpagim ndaj rrëmbyesit, i cili kishte guxuar të rrëmbente vajzën e dashur të Xhejms dke Xhorxhina Melorit, Xhekin, edhe pse ajo kishte mundur t’i ikte pa u dëmtuar. Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin per në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive. Gjërat nuk shkojnë sipas planit dke Xheki përfundon sërish e zënë në kurth dhe e ngujuar në një anije që po largohet nga brigjet e Anglisë. Ajo e kupton shpejt se ai që e ka kapur nuk ësktë një pirat, por një fisnik i vendosur për të zgjidhur një çështje të vjetër me babanë e saj dke ajo që e rrezikon më shumë është rritja e flakës së pasionit midis tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autorja e bestsellërve Johanna Lindsey i përfshin lexuesit në botën e privilegjuar të aristokracisë angleze duke na paraqitur një roman të ri të mbizotëruar nga pasioni, intriga, dhe kënaqësitë romantike ku spikasin Malorët e pashoq, një familje mashtruesish të pashëm dhe mjaft elegantë, aventurierë të mëdhenj dhe të dhënë shumë pas femrave. Tani Xheremi, i biri i një pirati xhentëllmen, Xhejms Malorit, bie në dashuri. Deni, një vajzë e re që u rrit në rrugët e Londrës pa asnjë kujtim të familjes së saj të vërtetë, është dëbuar nga banda e saj sepse ka ndihmuar bukuroshin Xheremi Malori të vjedhë përsëri bizhuteritë e mikut të tij që i kishte humbur në një lojë pokeri. Deni kërkon që Xheremi t'i sigurojë një punë. Ajo është e vendosur që të bëjë një jetë të respektuar në mënyrë që të përmbushë ëndrrën e saj për t'u martuar dhe për të krijuar familje. I Intriguar nga bukuria dhe guximi i saj, Xheremi e punëson Denin si shërbyese në shtëpinë e tij, edhe pse ai dëshiron që ajo të bëhet e dashura e tij. Nën tutelën e Xheremit dhe kushërirës së tij Rexhina, Deni u shndërrua në një zonjë të vërtetë. Edhe pse ajo është e tërhequr nga Xheremi, pasionin që ndjen për të nuk e ka përjetuar kurrë më parë, ajo nuk pranon të jetë asgjë më shumë se një shërbëtore e tij, sepse e di se ai nuk është nga ata djem që i pëlqen martesa. Kur Deni shndërrohet në një Hirushe dhe prezantohet si e dashura e re e Xheremit, në përpjekje për ta ndihmuar atë të shmangë një skandal, disa pjestarë të familjes vërejnë se Deni iu duket shumë e njohur. Tani thashethemet kanë pushtuar Londrën, duke ngritur çështjen mbi identitetin e saj të vërtetë, duke kërcënuar jo vetëm shanset e Denit për të bërë për vete zemrën e Xheremit, por më shumë jetën e saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja Rovena Bellem duhet të ketë një trashëgimtar, përndryshe do të jetë pre e zemërimit të vëllait të saj të pamëshirshëm nga njerku, të cilit i rrezikohet nga konfiskimi pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme. Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhëtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e Rovenës. Tashmë ai po planifikon të hakmerret.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Dmitri ia nguli sytë Ketrinës, por ajo po ashtu i shmangej vështrimit të tij. Ajo shihte ngado, por vetëm në drejtim të tij jo. Po ç'po ndodhte me të? Ai nuk e kish parë Ketrinën pothuajse një vit. Një vit! Dhe tani luftonte me fuqitë e fundit me impulsin këmbëngulës që ta rrokte në krahët e tij. Dhe vetëm të mendosh pikërisht ajo e ndryshoi temën e bisedës kur Dmitri u përpoq t'i thoshte se e dashuronte atë! Po asaj aq i bënte. Me të vërtetë asaj aq i bënte!
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania