Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim në një tjetër skaj të largët të botës. Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë. Në rrugën për të mbërritur te statuja, para se të shkatërrohet nga koprracia e një furacaku, Aleksandri dhe Nadia duhet të përdorin fuqinë shpirtërore të kafshëve të tyre totemike: Jaguarit dhe Shqiponjës. Me ndihmën e një murgu të mençur budist, dishepullit të tij të ri, princit trashëgimtar, si dhe një fisi të egër luftëtarësh jeti, Aleksandri dhe Nadia do të luftojnë për të mbrojtur "Mbretërinë e Dragoit të Artë". «Adhuruesit e romanit "Qyteti i Shtazëve", librit fantastik të Isabel Allende-s, do të jenë në ankth derisa ta lexojnë këtë libër po aq tërheqës sa i pari.» Publishers Weekly
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin". Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore në San Franciskon e ditëve tona.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Bija e fatit është historia prekëse e Eliza Somersit,një gruaje të re që jeton midis dy kulturave dhe i hyn një rruge plot aventura.Si fëmijë i gjetur kilian,e rritur nën mrojtjen e një familjeje angleze në Valparaizo ,ende pa mbushur mirë të shtatëmbëdhjetat,përplaset me të papriturat e një bote të pamëshirshme.Kërkimet për të dashurin,i cili nuk i rezistoi dot tundimit të dehjes nga ri kaliforian ,e kthejnë vajzën e papërvojë në një grua të vetëdijshme dhe në fund të odisesë,Eliza është fare pranë vetvetes.
Çmimi: 1100 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania