titleToAlt
Në jetë kam mësuar se nuk noton dot kur e ke rrymën kundër. Nëse të gjitha gjasat janë se diçka do të shkojë shumë keq, nuk do të jemi ne ata fatlumë që do na bjerë lotaria për t'i mposhtur këto gjasa. Kam dëgjuar se ka njerëz që fitojnë lotarinë 100 milion dollarëshe, por deri më sot unë nuk kam takuar ndonjë prej tyre. Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet. Nuk dua që ata të trishtohen apo të lëndohen. Romani Kundër rrymës është frymëzuar nga këto përvoja jete, sepse në një pikë të gjithë fëmijët tanë, ose shumica e tyre, përpiqen të dalin kundër rrymës, pavarësisht se çfarë u themi, njësoj si kemi vepruar edhe ne kur ishim të rinj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Fytyrat e fundit që pa Sasha ishin ato të tri shoqeve të Hells Kiçënit dhe të shokëve të tyre. Beni i kishte hedhur Klerit krahun rreth belit. Për të ishte një pamje shumë e bukur. Ndërkohë, kali ecte me trokth drejt hotelit dhe drejt një të ardhmeje të re. Apartamenti i Hells Kiçënit do të mbetej përgjithmonë në zemrat e tyre. Gjithçka kishte filluar atje! Dashuria dhe lidhjet që ishin krijuar brenda mureve të tij nuk do të shuheshin kurrë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit. E gjithë vetëdija e tij ishte e mbushur vetëm me të, kurse trupi iu drodh nga tendosja kur Teo filloi te" punonte. Dhe ja, pas njëfarë kohe, nga thellësitë e mjegulluara të pëlhurës dolën tiparet e fytyrës së saj... Natasha... Ajo e kishte magjepsur, duke ia nënshtruar shpirtin dhe trupin... Teo e ndiente se Natasha e kish zotëruar atë, prandaj, i përfshirë nga njëfarë dëshpërimi i tërbuar, ai vazhdonte. Të hidhte bojë pas boje te kanavaca. Dhe kështu vazhdoi derisa zbardhi agim i ditës së re. Nuk e dinte se sa ishte ora, nuk kishte fare punë me orën. Sepse vetëm duke vizatuar mund të qëndronte pranë Natashës. Dhe kur rrezet e para të agimit u dukën që pas horizontit, nga pëlhura e tij e vështronin sytë e saj të mrekullueshëm.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një miqësi e jashtëzakonshme mes tre çifteve. Muaji i pushimeve të tyre në San Tropez kthehet në një periudhë ndryshimi, kur sekretet e fshehura prej një jete nuk mbahen dot më dhe fillime të reja shfaqen në horizont.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte gjyshja e dhembshur, që i këndonte aq bukur këngët në rusisht, që ecte me patina dhe fliste aq pak për të kaluarën e saj. Por kur nënë Dana vdiq, gjithë ç'mbeti prej saj ishte vetëm një pako e lidhur me një spango. Brenda saj kishte një palë puante të vjetra prej sateni, një medaljon ari dhe një tufë letrash të lidhura me fjongo. Aty ishte jeta e saj, që priste të zbulohej prej së mbesës që e donte aq shumë, por që kurrë nuk e kishte njohur në të vërtetë. Ishte fillimi i një historie që priste të shfaqej...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Etja për udhëtime”, tregon historinë e Audrey Driscoll e mbetur jetime në moshë të re. Audrey e kalon kohën duke u kujdesur për gjyshin e saj milioner dhe të çuditshëm dhe motrën e saj të vogël Anabelën, dhe duket sikur ka marrë përsipër që të jetë gjithmonë aty për ta. E ngarkuar me përgjegjësi që nuk i përshtaten me moshën dhe e stresuar nga e përditshmja, Audrey e cila është e etur për eksperienca të reja jetësore më në fund vendos të largohet. Kështu ajo largohet, me aparat në dorë, dhe krejt e vetme niset në zbulimin e botës së huaj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Adriana, të dua. E kuptoj se mund të të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar ta ndiej, por kjo është e vërtetë. Nuk kam ndërmend të të ngus, dhe, nëse nuk është çasti më i përshtatshëm, unë jam gati të të pres. Të lutem, mos e kundërshto propozimin tim që në nisje, lërmë një dritare hapur! I shqiptoi këto fjalë si duke psherëtirë; mandej, duke mos arritur ta mbante veten, e puthi. Në momentin e parë, Adriana u përpoq t'i rezistonte, por pak çaste më pas u lëshua në krahët e tij, duke e ndier se edhe ajo, pak e nga pak, po dashurohej. Jo, nuk mundem! Nuk ishte e drejtë! Ishte pa frymë dhe, kur Billi u shkëput, ajo ndiente ankth. I buzëqeshi duke ia bërë sssssss dhe i preku buzët me majën e gishtave. "Tashmë jam i rritur dhe di të përballem me njerëzit. Mos ki frikë se më turbullon nga ana emocionale. Mund të pres deri sa të mbarojë gjithçka me Stivenin.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme. Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra. Frika e tij më e madhe ishte se mos e trembte deri në atë pikë sa ta detyronte të ikte, të bënte ndonjë veprim të gabuar që ta detyronte t'ia përplaste në fytyrë derën e zemrës dhe të shpirtit të saj. Ja pse ishte atje i shtrirë në atë divan dhe u mjaftua vetëm ta puthte në njërën faqe. Kezia nuk ishte prej atyre grave, të cilave mund t'u vërsulesh vrullshëm. Njerëz të tillë humbasin që përpara se të sulmojnë. Por gjatë një nate, ama, ata përshkuan një rrugë shumë të gjatë. Duhej të kënaqej vetëm me kaq.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si të shkoi dita sot, shpirt? Argëtohej çmendurisht kur e ngacmonte, duke i hedhur batuta, duke e pickuar, duke e marrë hopa, duke e gudulisur në gushë, duke e joshur sa herë që ajo kthehej nga puna. Sa ndryshe ishte kur ndodhej në zyrë, e zënë deri në grykë me punë! Herë pas here, Endrju kalonte andej për ta përshëndetur, por ajo mbante një qëndrim aq serioz dhe të qetë sa gati e kishte trembur! Endrju e puthi në qafë dhe ajo ndjeu të fërgëllonte.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çfarëdo që të ndodhë mes nesh, do të jetë e drejtë, Daff. Unë e ndiej këtë. Mund të martohesha me ty që tani dhe e di se do të jetë e drejtë për ne, për aq sa na ka mbetur nga jeta. Një gjë e tillë ndodh vetëm një herë në jetë. Dhe nuk dua që të më ikë kjo. Nëse do të kundërshtosh, do të vihëm nga pas deri atëherë sa të bindesh. Sepse unë kam të drejtë dhe e di këtë Fare mirë. Asaj i pëlqente pesha e dorës së tij, ndjesia e prekjes, e kënaqte aroma e tij mashkullore. Ishte një përzierje e fortë e parfumit, qimeve, ajrit të pastër dhe e duhanit. Ai edhe në paraqitje dukej në përputhje me gjithçka: si një burrë i fuqishëm, tërheqës. i cili gjithë jetën e ka kaluar mes pyjeve dhe maleve.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në thellësitë e ujërave oqeanike u zhduk "Titaniku" i pambytshëm, duke marrë me vete jetët e qindra udhëtarëve. Atë natë të tmerrshme Eduina Uinfilld humbi prindërit dhe të fejuarin. Për shumë vite atë e mundonte një pyetje; pse e ëma kishte parapëlqyer të vdiste së bashku me të shoqin, duke lënë jetimë gjashtë fëmijë. Vetëm kur më në fund vetë Eduinës i lind një dashuri e madhe, e kupton të ëmën dhe e fal.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lizi dhe Xheku janë një çift i martuar prej vitesh, me pesë fëmijë, që kanë ditur gjithnjë ta ndajnë jetën private nga ajo e punës, shpesh e rënduar, sepse ata janë avokatë për divorcet. Të dy janë të njohur për profesionalizmin dhe ngarkesën e tyre, por shtëpia në Rrugën e Shpresës përfaqëson për të gjithë një ishull lumturie. Derisa një ditë, mëngjesin e Krishtlindjeve, Xheku hidhet një vrap në studio, dhe zhduket përgjithmonë. Në një çast Lizi humbet të shoqin e adhuruar, babain e dashur, bashkëpunëtorin e shkëlqyer. Por ajo është një grua që di të vlerësojë mrekullitë e vogla dhe të besojë te të mëdhatë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një transformim magjik zhvillohet në ketë roman të shkëlqyer të Danielle Steel: të huajt bëhen shokë dhome, shokët e dhomës bëhen shokë dhe shokët bëhen familje në një shtëpi të fundshekullit të shkuar në Manhatan West Village. Tubacionet rridhnin kudo, mobiljet shpëtuan nga shitja në garazh. Çdo centimetër katror po restaurohej me përkushtim duke rimarrë shkëlqimin fiilestar, edhe pse një marrëdhënie po bëhej copë e çikë. Tani, Françeska Thajer, e sapo ndarë nga i dashuri avokat, Tod, ndihet vërtet e dëshpëruar. Pronare e nje galerie arti që mezi mbahej dhe papritur paguese e vetme e një kredie për shtëpine e saj në Greenivich Village, Franceska bën llogaritë dhe pastaj të paimagjinuesh-men: ajo nxjerr një lajmërim dhënieje me qera. Shpejt, shtëpia e saj shndërrohet në një botë të re. Fillimisht vjen Eilin, një simpatik i sapoardhur nga Los Angeles, që tani është një mësues në Nevv York. Pastaj është edhe Kris, një baba i ri që rropatet mes një ish-gruaje problematike dhe sfidës për të qenë baba i mirë për të birin 7-vjeçar, të cilin e viziton çdo fundjavë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Eni Ferguson ishte një arkitekte e re e shkëlqyer në Manhatan. E bukur, e talentuar, me një punë të mirë, apartament të ri dhe të dashur, dukej sikur e kishte botën në pëllëmbë të dorës… derisa një zile telefoni ndryshoi rrjedhën e jetës së saj përgjithmonë. Brenda natës ajo u bë nëna e tre fëmijëve jetimë të motrës së saj, duke mbajtur kështu një pretim për të cilin nuk u pendua kurrë, edhe pse do të thoshte të hiqte dorë nga jeta e saj. Tani, në moshën 42-vjeçare e më e pavarur se kurrë, me një karrierë të kënaqshme dhe me një familje që është e shenjtë për të, Eni ndihet mirë me të qenit pa partner. Me nipërit e saj tashmë të rritur, Eni përballet me sfida të reja. Më e madhja nga mbesat, 28- vjeçarja Liza, një editore e palodhur për “Vogue”, nuk ka lejuar kurrë asnjë burrë t’i afrohet aq shumë sa të ketë mundësi ta lëndojë. Ted, 24-vjeçar, një student i shkëlqyer i juridikut, është përfshirë në një marrëdhënie me një grua më të madhe në moshë dhe me fëmijë. Dhe më e vogla, Keti 21-vjeçare, është studente arti dhe një vajzë paksa rebele, që është gati të bëjë një zgjedhje që do t’i hapë një botë krejt të re, për të cilën nuk është përgatitur. Dhe atëherë kur nuk pritej, një takim i rastësishëm do të ndryshojë jetën e Enit në mënyrën më të paparashikueshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Telefonata erdhi në një ditë të nxehtë korriku, një ditë si gjithë të tjerat për shkrimtaren e pavarur Tania Harris. Por kjo telefonatë nga agjenti i Tanias nuk ishte e zakonshme, pasi po i ofrohej një shans i jashtëzakonshëm për të shkruar një skenar hollivudian: një ëndërr të cilën e kishte lënë mënjanë me kohë, për t'iu kushtuar familjes. Por këtë herë, Tania e di që nuk mund të refuzojë, edhe pse është e pavendosur për të lënë bashkëshortin dhe të bijat. Në momentin që hyn në hotelin Beverly Hills, Tania përballet me një botë të re, që e bën të ndihet e rilindur dhe plot frymëzim. Ajo nis të punojë me aktorë të mëdhenj dhe një legjendë Hollivudi: producentin fitues të çmimit "Oscar", Douglas Wayne, një burrë që arrin gjithmonë të marrë atë që do. Pavarësisht fluturimeve drejt shtëpisë në pauzat mes xhirimeve, Tania e ka të vështirë të lidhet sërish me familjen e saj. Dy jetët e saj përplasen me njëra-tjetrën dhe Tania fillon të mendojë nëse mund të jetë shkrimtare, nënë dhe grua në të njëjtën kohë. Në këtë libër, Daniel Still e çon lexuesin në botën e famës dhe pasurisë, të aktorëve dhe personazheve të njohur, duke guxuar të tregojë jetën e vërtetë dhe ëndrrat nën shkëlqimin e Hollivudit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një roman që ndërthur jetët e dy grave: një shkrimtare që punon në zemër të akademisë moderne dhe një e re indiane e Amerikës, në një udhëtim të jashtëzakonshëm në shekullin e 18. Rezultati është një histori e paharrueshme e kurajës përballë të panjohurave. Në moshën 38-vjeçare, Brigitte Nicholson ka një punë që e pëlqen, një burrë që e do dhe një libër mbi lëvizjen e grave që pretendon ta përfundojë... një ditë. Një ditë është fjala kyçe e saj: një ditë ajo dhe Ted, një arkeolog i njohur, do të qartësojnë marrëdhënien e tyre; një ditë ajo do të ketë fëmijë... Pastaj, një ditë të ftohtë me dëborë në Boston, jeta e saj tronditet. Papritur gjithçka tek e cila besonte ka ndryshuar dhe ajo vë në pikëpyetje çdo zgjedhje që ka bërë në jetë. Ndërsa përpiqet të vërë balancë në jetën e saj, Brigitte vendos të ndihmojë të ëmën në një projekt për pemën gjenealogjike të familjes. Gjatë kërkimeve ajo bën një zbulim të mrekullueshëm, që shkon deri te aristokracia franceze. Si ia bëri një paraardhëse misterioze, një indiane amerikane, të udhëtonte drejt oborrit francez të Luigjit XVI? Si mund të martohej në familjen e saj? Brigitte shkon në Dakotën e Jugut, më pas në Paris, e magjepsur nga kjo grua që ka jetuar shekuj më parë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman të ndjerë, Danielle Steel i thur lavde virtytit të bukurisë ndërsa shtjellon çështje të tilla si pesha, imazhi vetjak, marrëdhënia mes motrave dhe familja. Një vajzë çapkëne me flokë të verdhë, sy blu dhe pamje të zakonshme, Victoria Dawson, është ndjerë gjithmonë si e huaj në familjen e saj. Babai i saj, Jim, është i gjatë, ndërsa e ëma, Christina, është grua e bukur, me trup të mirë e flokë të errët. Të dy janë të kulturuar, oratorë dhe pak të dëshpëruar për pamjen e vajzës së tyre. Kur Victoria është 6 vjeç shikon një fotografi të Mbretëreshës Victoria dhe i ati i ka thënë gjithmonë se ajo i ngjan shumë mbretëreshës. Pas lindjes së motrës perfekte të Victorias, Grace, babai i saj i referohej vajzës së parë si “keku eksperimental”. Ndërsa prindërit e saj dhe e motra mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shtojnë në peshë, Victoria është e detyruar të kujdeset për çdo ushqim. E vetmja gjë për të cilën është e sigurt është të largohet nga shtëpia, kështu që pas kolegjit në Çikago, ajo shpërngulet në Nju Jork, ku fiton punën e ëndrrave të saj: mësuese. Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuar me prindërit, Victoria i ruan kontaktet me të motrën. Edhe pse nuk mund të ishin më të ndryshme, dashuria për njëra-tjetrën është e pakushtëzuar. Kur Grace njofton për fejesën e saj me një burrë narcizist si i ati, Victoria shqetësohet për të motrën. Ndërkohë, përpara ka një sfidë të madhe: të luftojë për veten e saj, të pranojë veten ashtu siç është.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të mrekullueshëm të autores. Karol Barbër ka ardhur në Parisin me shi e me rrugë pa fund, për të shkruar librin e saj – e për të rigjetur vetveten, pas një jete të tërë, që ka kaluar në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Një legjendë e filmit në ekran, Karoli është shumë tërheqëse dhe e hirshme, vazhdimisht i është përkushtuar familjes dhe çështjeve të ndryshme botërore. Por në atë natë të ftohtë nëntori, ndërkohë që taksia e saj nxiton për të hyrë në tunelin pranë Luvrit, një shpërthim terrorist trondit qindra jetë njerëzish – dhe e lë Karolin vetëm, pa vetëdije e të pa identifikuar, në një dhomë spitali në Paris. Në hotel "Ritz" të gjithë pyesin se ku shkoi mysafirja e tyre e famshme. Nga Kalifornia në Londër, miqtë dhe familja e Karolit fillojnë ta kërkojnë. Pastaj vjen një çast tronditës, ndërkohë që ajo ndodhet larg shtëpisë dhe po lufton për të mbijetuar. Por paparacët gjurmojnë si bletët. Një i huaj misterioz, i famshëm në sferën e tij, e viziton Karolin në spital fshehurazi, për të parë gruan që dikur kishte dashur e që s'e kishte harruar. Dy fëmijët e saj i qëndrojnë pranë shtratit, duke pritur e duke u lutur – derisa ndodh... Ky tregim për mbijetesën e dinjitetin, i surprizave të mëdha dhe i mrekullive të vogla, krijon një portret të paharrueshëm të një figure publike, shpresat, frikat dhe zemërthyerjet, të cilat janë kaq reale, sikur të qenë tonat...
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania