titleToAlt
Mund të jetoni bashkë dhe prapë ta tundni vendin? Të kesh gjithçka, nuk ka qenë kurrë kaq emocionuese... ose e vështirë. Karolina Rejnoldsi dhe Simon Parkeri po shpërngulen në një shtëpi të re, por vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuar me punë. Meqë shefja e saj do të niset për muaj mjalti, Karolina duhet të punojë me orar të zgjatur, kurse Simoni është i angazhuar me punën e tij anembanë botës. Megjithatë, kur takohen, seksi është më i zjarrtë se kurrë, duke provuar se malli e bën zemrën të dridhet dhe epshin më të fortë... Por ja, rikthimi në qytetin ku u rrit, bën që Simoni të pyesë veten për prioritetet që ka në jetë dhe nëse i pëlqen vërtet ajo mënyrë jetese. Befas, zgjedh të qëndrojë në shtëpi dhe jo të shëtisë e të fotografojë botën, gjë që për Karolinën është problem i madh. A i duhet asaj të zgjedhë mes karrierës dhe jetës personale? Me kalimin e kohës, ideja e një shtëpie të madhe e të përbashkët, rrethuar me gardh të bardhë, fillon të duket e frikshme. A është gati ky çift i pazakontë të lërë mënjanë shakatë e të hedhë një hap kaq të rëndësishëm? Duke na ofruar një tablo të qartë të jetës së një vajze të shekullit të njëzetenjëtë, Alice Clayton sjell një libër plot pasion dhe nota humori.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Duhej të kishte pak fitues dhe shumë humbës. Megjithatë, njerëzit luanin, sepse shpresonin te ishin ata fatlumët." Historia rrallëherë tregohet zemërgjerë. Në këtë sagë epike që rrjedh në katër breza, shkrimtarja Min Jin Lee shpalos historinë e një familjeje koreane të varfër, por krenare, e cila do të përndiqej përjetësisht, për shkak se vinte nga një tokë që, në të vërtetë, as që e kishte njohur kurrë. Në fillim të viteve 1900, Sunxhaja adoleshente, vajza e adhuruar e një peshkatari të gjymtuar, dashurohet marrëzisht me një të panjohur në breg të detit. I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë në shitje. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni. Vendimi i saj për të braktisur vendlindjen dhe për të mos u kthyer në dashnoren e babait të të birit, i jep udhë një sage dramatike që do të jehojë nëpër breza. Një rrëfim sa prekës, aq edhe i mbushur me dashuri, sakrifica, ambicie dhe besnikëri. Personazhet komplekse, por gjithaq të zjarrta të "Paçinkos” arrijnë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në harqe të ndryshme të historise.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një rrëfim ekstravagant, emocionues dhe gjithëpërfshirës i një ngjarjeje të pakohë, të ngërthyer në kthetrat e historisë. Në ishullin grek të Qefalonisë, dikur perënditë luanin me jetën e njerëzve dhe shenjtori vendas ngrihej hera-herës nga sarkofagu për të kuruar të marrët. Një ditë, vala e Luftës së Dytë Botërore pushton brigjet e ishullit, duke zbarkuar aty ushtrinë italiane. Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri "Kapiten Koreli" është një romani mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në zemër të luftës, ajo solli në jetë zërin e njerëzve të thjeshtë. ...dhe gjeti veten. Historia e vërtetë e gjeniut të letrave amerikane, Ernest Heminguejit, dhe gruas së tij të tretë, korrespondentes së luftës, Marta Gellhornit. Në vitin 1937, njëzetetetëvjëçarja Marta Gellhorn niset e vetme drejt Madridit për të raportuar mizoritë e Luftës Civile në Spanjë dhe tërhiqet nga historitë e njerëzve të thjeshtë në atë konflikt shkatërrues. Kjo është mundësia e saj për t'i provuar vetes se është një gazetare e denjë, në një fushë ku mbizotërojnë burrat. Atje, ajo dashurohet me Ernest Heminguejin, një burrë që ka nisur rrugëtimin e tij drejt të qenit legjendë. Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe pas prapavijave të trazuara të Madridit dhe Kubës, zë fill marrëdhënia e Martës dhe Ernestit, si dhe karriera e tyre profesionale. Mirëpo, kur Ernesti boton veprën më të suksesshme të karrierës së tij, "Për kë bie kambana", ata nuk janë më të barabartë dhe Marta kupton se duhet të krijojë rrugëtimin e saj, si grua dhe si shkrimtare. Paula McLain, e cilësuar si "ylli i ri i prozës letrare historike", sjell historinë e Marta Gellhornit, duke e lartësuar këtë të fundit si heroinën e epokës: një grua që do të rrezikonte gjithçka për të gjetur zërin e saj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
1914 Rusia është në zgrip të humnerës dhe familja Romanov përballet me një të ardhme të pasigurt. Dukesha e madhe Tatiana ka rënë në dashuri me një oficer të kavalerisë, Dimitrin, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur, e cila do të vërë në rrezik marrëdhënien dhe jetën e tyre. 2016 Pas një ngjarjeje tronditëse, Kiti Fisher vendos të largohet nga Londra dhe të gjejë strehë në shtëpizën e stërgjyshit të saj në Amerikë. Atje, në brigjet e liqenit Akanabi, ajo gjen një medaljon që do ta shpjerë drejt zbulimit të një sekreti familjar të fshehur prej vitesh... "Gruaja sekrete" një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr. Nihali duket se po lufton me traumën e humbjes së prindërve në një aksident me makinë, por nuk kalon shumë dhe ajo del nga gjendja e depresionit. Sakaq, dy djemtë zbulojnë tek ajo një grua të re, energjike dhe plot sharm. Enderi dhe Çetini kthehen në engjëjt e saj mbrojtës dhe ajo duket se e pëlqen shoqërinë e tyre. Ç'i bëri dy shokët të pranonin një studente në shtëpinë e tyre? Sa do të ndikojë shija e Enderit për letërsinë dhe humorl i hollë i Çetinit në jetën e saj? A do të ketë zgjidhje trekëndëshi i tyre i dashurisë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij. Meqë Karolina nuk ka të dashur dhe fqinji i ri duket se ka një tërheqje fatale për femrat, shumë shpejt ajo do të kuptojë edhe se netët pa gjumë nuk i kalon vetëm nga zhurmat matanë murit, por edhe nga fantazitë e saj pa fre. Një natë, ajo do të përballet me Simon Parkerin, fqinjin të cilit ia kishte dëgjuar zërin, por nuk e kishte parë kurrë deri atë çast. Papritmas, Karolina zbulon se ka fqinj dhe fqinj...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në epokën e teknologjisë moderne, kur bota gëlon nga interneti dhe celularët, Ema dhe Frederiku bëjnë një pakt: do t'i shkruajnë letra njëri-tjetrit dhe do të takohen vetëm një herë në vit në brigjet e Bretanjës. Letrat e tyre do të ndërthuren me një katalog të rrallë titujsh dhe personazhesh, një udhëzues i vyer librash për të mos u humbur dhe do të na mësojnë se dashuria e vërtetë triumfon në çdo kohë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme... Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni.... Sa pak thoni "TË DUA", sa rrallë e dëgjoni "TË DUA"! Botimet Living sjellin "5 gjuhët e dashurisë"‎, një libër me ide praktike për një dashuri të përjetshme. Mbi 10 milion kopje të shitura që do ju përfshijnë dhe ju në uraganin e ëmbël të dashurisë! Pa truke, pa psikanalizë, pa receta të mërzitshme, metoda e Geri Chapman do ju ndihmoj që thjesht me fjalët tuaja dhe të njeriut të zemrës të rizbuloni fjalën më të bukur në botë! Dhurata ideale për ditën e dashurisë. Thuaj "TË DUA" me Botimet Living... Miliona çifte kanë dëshmuar se si martesat e tyre janë transformuar pasi kanë mësuar të përdorin pesë gjuhët e dashurisë. Teksa zbuloni gjuhën tuaj të dashurisë, por edhe atë të bashkëshortit/es suaj, do ta kuptoni më mirë veten dhe do të keni një avantazh të çmuar gjatë kërkimit të dashurisë që zgjat për gjithë jetën.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania