titleToAlt
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe. Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm. Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij. Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai. Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese... Mbi autoren Anna Premoli u lind në vitin 1980 në Kroaci. Jeton në Milano ku është diplomuar për ekonominë e tregjeve financiare në Universitetin Bokoni. Ka punuar në J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private. "Të lutem, më lër të të urrej" ishte libri fenomen i vitit 2013, i cili qëndroi shumë muaj në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur. Ndërsa një kompani filmike në Kolorado mori të drejtat për ta kthyer në film. Libri fitoi çmimin "Bancarella".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur. Urrehen, nuk e durojnë njëri-tjetrin, nuk lënë rast pa i vënë shkopinj në rrota tjetrit. Deri sa një ditë, rastësisht, u detyruan të punojnë bashkë për të njëjtin projekt: për administrimin e kapitaleve të një klienti aristokrat e plot naze. Kështu u detyruan të kalojnë shumë kohë së bashku, edhe jashtë orarit zyrtar. Iani është djaloshi më tërheqës, i pasur dhe i kërkuar i Londrës, ndërsa shoqëria e tij nuk kalon kurrë "pa u vënë re". Mjafton një darkë e pafajshme në një restorant për t'u shfaqur ditën tjetër në faqen rozë të një gazete të njohur të përditshme londineze. Ajo u tërbua nga inati: si mund ta quanin të dashurën e një mburraveci e spitullaqi si puna e Ianit? Ai e merr me të qeshur, po më tepër habitet: fotografitë me kolegen bënë të tërhiqeshin të gjitha vajzat mendjelehta që i shkonin pas. Atëherë lind një propozim i pazakontë: do t'i lërë dorë të lirë në punën me klientin e lodhshëm, nëse ajo pranon të hiqet si e dashura e tij. Sfida pranohet dhe nis loja! Por shumë shpejt, ajo që për Xheniferin dukej si shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar kurse një puthje, që bënte pjesë te loja e shtirur, bën t'i lindin ndjenja dhe reagime fare të papritura...
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania