Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

Ringjallja e erosit ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )

Autori:  Esther Perel
Përkthyesi:  Erdi Ibro

Në librin e saj "Ringjallja e erosit", Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fron të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç'duhet bërë që epshi të bëhet sërish pjesë e jetës sonë. Gjatë punës së saj 20-vjeçare si terapiste, Perel-i ka trajtuar qindra çifte, të cilave u ka humbur flaka e pasionit. Ajo shpjegon që prirjet tona kulturore për barazi, solidaritet dhe dëlirësi absolute janë krejt në antitezë me dëshirën erotike që kanë të dyja palët, si burrat, si grarë. Poetika e seksit del shpesh nga kornizar e të qenit korrekte dhe nuk zbaton asnjëherë rregullat e imponuara nga shoqëria. Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit. Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit idealin e barazisë dhe ndjenjat familjare. Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia: libër që hedh dritë mbi një mori ndjesish, të cilat do ta shndërrojnë mënyrën se si jetojmë dhe dashurojmë. Ndërkohë që rutina e bën intimitetin më të fortë, krejt e kundërta mund të thuhet për erotizmin. Ai lulëzon kur ka elemente misterioze, të reja dhe të papritura. Dashuri do të thotë ta kesh tënden diçka, dëshirë do të thotë të duash ta bësh tënden. Në dashuri njeriu kërkon diçka te kapshme, ndërsa dëshira lidhet me diçka të pakapshme. Neve na intereson më shumë pasioni qe do ta karakterizoje dëshirën në të ardhmen, sesa si ka genë ajo në fillimet e saj. Por teksa çiftet mësohen me rehatinë që u fal dashuria, shpesh harrojnë ta ndezin flakën e dëshirës, madje harrojnë se zjarri ka nevojë për ajër. "Ringjallja e erosit" i kundërvihet haptas njërit prej institucioneve më të nderuara të të gjitha kohërave të historisë njerëzore: martesës pa seks”. -The New Yorker ‘‘Pyetja nëse ekziston seksi pas martesës, është po aq e rëndë sa pyetja a ekziston jeta pas vdekjes dhe barrën e saj mund ta marësh nga niveli i shqetësimit që mund të shkaktojë ajo edhe në një darkë gazmore. Kësaj pyetjeje mundohet t'i japë përgjigje Esther Perel-i.’’- The Guardian

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 09 5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 290
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 23 mm

Njihu me Autorin

Esther Perel -

ESTHER PEREL, psikologe dhe autore e librave te shumeshitur, njihet sot si ze me ndikim ne fushen e marredhenieve dhe te lidhjeve moderne. Pereli flet rrjedhshem nente gjuhe te huaja, drejton nje klinike psikoterapeutike ne Nju-Jork dhe punon si keshilltare e jashtme per disa nga shoqerite me te medha ne bote. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania