Blije këtë produkt
1000 Lekë

Rilindi dielli im ( Botuar nga: Botimet Ada në 2016 )

Autori:  Dava Nikolli

Poezia është vendi ku emocionet marrin hapësira të paana, por poezia është vërtet e tillë kur melodia e drithërima e saj përjetohet. Poetja Dava Nikolli në “Rilindi dielli im”, prezanton një ditar personal shpirti mbushur me ide lëvizëse, që prekin si racionalisht dhe emocionalisht. Fati e fakti i dy protagonistëve (nënë e bir ) është real i formuluar në funksion të asaj që konsiderohet ngjarje dramatike e jetës.Krijimet e kanë zanafillën në vitin 2012, dedikuar djalit të saj që pas shtatë ditëve në koma, u rikthye në jetë! Shumica e poezive janë të dhimbshme! Janë lufta e shpirtit të poetes-nënë dhe e shpirtit të birit për ta mposhtur vdekjen, kur shpresa qëndronte varur në fill gati në këputje. Nëpërmjet vargjesh ndërthur dy botët shpirtërore të cilat rreken përmes dramës për së shumti me nota trishtuese.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Ada (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-223-50-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 160
  • Përmasat e librit: 143 x 197 x 14 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania