Rikardi i tretë ( Published by: Onufri in 2012 )
Tragjedia fillon me përshkrimin që i bën Rikardi ardhjes në fron të vëllait të vet, Mbretit Eduardi IV i Anglisë, djali i madh i të ndjerit Rikard, Dukës së Jorkut.
Ky diell i Jorkut dimrin e mërzisë
Na e ndryshoi në verë të lavdishme;
Dhe retë që kërcënonin vatrën tonë
Në gji të detit u varrosën thellë.
Fjalët që thotë shfaqin zilinë dhe ambicien e Rikardit, ndërkohë që vëllai i tij sundon me sukses vendin. Rikardi është shtrembanik, i deformuar, gungaç dhe "nuk mund të tundet në sytë e ndonjë nuseje belpërdredhur". Ai i përgjigjet torturës së gjendjes së vet me vendimin: "I dhashë fund të sillem si mizor/Dhe t'i përbuz kënaqësit' e tyre".
Rikardi thur plane që vëllain e vet, Klarensin, i cili është para tij në vijën e trashëgimisë, ta dërgojë në burg, për të përmbushur një profeci që ia ka ushqyer mbretit Eduard; se "G-ja do të jetë vrasësi i trashëgimtarëve të mbretit Eduard”, që mbreti e interpreton sikur i referohet George-it, Dukës së Klarensit.
Price:
800 Lekë