Blije këtë produkt
700 Lekë

Rikardi II ( Botuar nga: Toena në 2006 )

Autori:  Uilliam Shekspir
Përkthyesi:  Napoleon Tasi

Imazhi i një maniaku vrasës të krijuar nga Shekspiri është thjesht një propagandë, tregojnë të dhënat historike që thonë se ai nuk ishte aq i tmerrshëm sa paraqitet në letërsi. Por edhe mbështetësit më të mëdhenj të Rikardit III nuk mund të mohojnë faktin se ky mbret vdiq i izoluar, i tradhtuar dhe i mposhtur nga rebelimi i dytë gjatë sundimit të tij të shkurtër. Ai ishte vëllai i mbretit dhe mbrojtës i fëmijëve të mbretit, por u varros në një varr të harruar dhe u prezantua në histori si lugat. Por çfarë ndodhi me të vërtetë me Rikardin III? Jeta e tij ilustron një periudhë kyçe për Anglinë e shekullit të pesëmbëdhjetë, pas shumë dekadash lufte civile që ndau familjet më dysh. Ai ishte tetë vjeç kur babai i tij, Rikardi i Jorkut dhe i vëllai, Edmundi, vdiqën në betejë dhe ai kaloi dy periudha të gjata në ekzil jashtë vendit. Kur vëllai i tij Eduardi IV u rikthye në fron më 1471, Rikardi filloi të ndërtojë një reputacion si një lojtar pushteti i jashtëzakonshëm. Lynda Pidgeon, kërkuese për Shoqërinë “Rikardi III”, shpjegon: “Ai luftoi për të vëllain dhe dëshmoi besnikërinë e tij për të në kohë të vështira. Pasi u emërua dukë i Gloucesterit, ai menaxhoi Anglinë e veriut me shumë eficensë. Rikardi III krijoi një këshill për të përfaqësuar interesat e zonave dhe organizoi trupa për t’u përballur me skocezët”, thotë ajo. Ai u kujdes për njerëzit e vet dhe bëri shumë dhurata fetare, ndërsa u përpoq që të sigurohej se ata që jetonin në zonën e egër të Jorkshairit të kishin shërbime fetare. “Ai nuk u kujdes vetëm për fisnikët, por edhe për të varfrit.” Luftë për pushtet Mbreti Eduard IV vdiq papritur më 1483, gjë që ndryshoi balancën e pushtetit. Në një farë mënyre, këtu gjërat filluan të ecnin keq. Trashëgimtari i Eduardit ishte vetëm 12 vjeç dhe mbajtja e pushtetit prej tij ishte e pasigurt. Përveç kësaj, nëna e mbretit të ri dhe familja e saj janë të etur për pushtet. Dhe kjo gjë po ndodhte në një vend që prej dekadash kishte pasur pazare dhe rivalitete për pushtet. “Rikardi ishte thjesht i ulur mbi një fuçi baruti”, thonë historianët. Në betejën për pushtet që vijoi, Rikardi ekzekutoi shumë fisnikë dhe i vendosi Eduardin V dhe vëllain e tij më të vogël në Kullën e Londrës. Brenda pak ditësh, ligjshmëria e dy princërve u vu në dyshim dhe Rikardit iu ofrua kurora. Dr. John Ashdown-Hill, autori i një libri mbi ditët e fundit të Rikardit, thotë: “Kjo nuk ishte një trashëgimi e drejtpërdrejtë. Rikardi pretendoi se fëmijët e vëllait të tij qenë të paligjshëm dhe kjo ishte e mjaftueshme që ai të pretendonte kurorën për vete.” Por ky hap krijoi një të çarë mes atyre që mbështesnin familjen e Eduardit IV dhe atyre që e shihnin Rikardin si një udhëheqës më të ligjshëm e më të aftë. Natyrisht kjo shoqërohej me një numër të madh aleancash fluide, të cilat njerëzit i bënin në llogari të interesave të veta personale për tokë dhe para. Rikardi u kurorëzua më 6 korrik 1483, një lëvizje e mbështetur nga Parlamenti. Por pas kësaj, punët filluan të shkojnë keq. Fillimisht dolën fjalë për fatin e princave të mbyllur në Kullën e Londrës, të cilët nuk qenë parë për ca kohë. Pastaj, fëmija i vetëm i ligjshëm i Rikardit vdiq, dhe pak më vonë, edhe bashkëshortja e tij. Kjo shkatërroi mundësinë për një stabilitet të dinastisë. Një ish-aleat, duka i Bakingamit, udhëhoqi një rebelim të shkurtër më 1483, por shkatërrimi i tij nuk i bindi të tjerët të hiqnin dorë. Pidgeon thotë: “Kur Rikardi u përball me Henry Tudor në Bosuorth, që të dy kishin një bërthamë mbështetësish, por përreth tyre, shumica e fisnikëve thjesht po prisnin për të parë se nga cila anë frynte era”. Rikardi duket se u besoi njerëzve që nuk duhej t’i besonte. Njëri nga fisnikët nuk doli në fushëbetejë, ndërsa një tjetër ndryshoi krah dhe luftoi për armikun e tij. Vdekja e tij ishte vetëm fillimi i ndëshkimit për Rikardin. Dr. Ashdown-Hill thotë: “Është normale që një udhëheqës i mposhtur të shahet nga armiqtë e tij politikë, por në këtë rast, për Henrin III, kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse pretendimi i tij për fronin qe tepër i dobët në krahasim me atë të Rikardit”. Henri u përpoq të fuqizonte pretendimin e tij duke u martuar me vajzën e Eduardit IV, por edhe duke e përshkruar Rikardin si një batakçi monstruoz. Askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me princat në Kullë dhe nëse ata qenë gjallë, ishin një sfidë serioze për fronin e Henrit. “Duke e shpallur Rikardin si vrasës të tyre, Henri III vrau dy zogj me një gur. Historianët e Turodëve krijuan edhe përshkrime më makabre për ish-mbretin, përshkrime të cilat Shekspiri i transformoi në një mit popullor.”

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2006)
  • Botuar në: 2006
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-1-159-X
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 316
  • Përmasat e librit: 140 x 200 x 17 mm

Njihu me Autorin

Uilliam Shekspir -

William Shakespeare (shqiptimi: Uiljëm Shejkspjë, në letërsinë shqipe i njohur si Uiliam Shekspir) ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania