Revolta e Atlasit II ( Published by: Botime Pegi in 2012 )
Burri do të tërhiqet gjithmonë nga gruaja që reflekton shëmbëlltyrën më të thellë të vetë atij, nga gruaja që do të përjetojë, apo të shtiret se provon, një ndjesi vlerësimi për veten e vet. Burri krenar dhe i sigurt në vlerat e tij do të zgjedhë gruan më fisnike, gruan që admiron, më të fortën, atë që është më e vështirë ta shtjerë në dorë, sepse vetëm kur zotëron një heroinë, mund të ndiejë se ka mbërritur diçka, dhe jo një të përdalë pa tru. Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg -1982, Nju-Jork) ishte një shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez-faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ifluencues në kulturën dhe shoqërinë e SHBA-së. Revolta e Atlasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë.Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë
Price:
1000 Lekë