Rënkime dashurie ( Published by: Fan Noli in 2008 )
Luisi do të donte që t’ia fshinte me të puthura këto hije të mvrenjtura nën sytë e saj dhe ta mbante Olivian në përqafime, ta ledhatonte dhe të fliste se sa e mrekullueshme ishte ajo. Sepse gruaja gjithnjë duhet ta dijë se mrekullohen pas saj. Por ai po këtu nënqeshi nga ëndrrat e tij. Ai ishte një shtegtar meksikan, që e zotëronte mjaft mirë revolverin me qëllim që të mbijetonte në këtë botë të egër. Kurse ajo ishte vajza e bankierit dhe, duket, duhet të bënte zgjedhjen mes dy pronarëve më të pasur të tokave të qarkut. Nuk kish asnjë shans që miss Olivia Miliken ta mësonte ndonjëherë emrin e tij, pa folur pastaj se dikur ai do të mund t’i pëlqente asaj.
Price:
800 Lekë