Blije këtë produkt
950 Lekë

Regëtimat e dritës së mëngjesit ( Botuar nga: Dudaj në 2012 )

Autori:  Fabio Volo
Përkthyesi:  Adrian Beshaj

 Vazhdoj dhe ia përsëris vetes se gjithçka shkon mirë. Po pse më dridhen duart, atëherë ?Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla.( Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie). E kishte vendosur që më parë se si duhej të ishte jeta e saj: shkolla që duhej të bënte, universiteti, burri me të cilin duhej të martohej, deri edhe ngjyra e divanit. U bë bashkëshorte para se të bëhej femër. Por vjen një çast dhe e ndien se diçka po fillon të kërcasë. Në jetën e saj të përditshme shfaqen pasioni dhe dëshira. Elena kupton se është e mundur edhe një tjetër mënyrë jetese. Ndoshta ajo meriton më shumë. Mjafton vetëm të gjejë kurajën e ta provojë, mbase edhe të gabojë. "Për vite të tëra kam pritur që jeta ime të ndryshonte, por tani e di se ishte jeta që po priste të ndryshoja unë".Me këtë roman të ri, Fabio Volo-ja konfirmon dhe nxjerr në pah cilësitë që e kanë bërë aq të dashur për miliona lexues. "Regëtimat e dritës së mëngjesit"është një libër i sinqertë dhe i fortë, që i përballon ndjenjat pa marifete apo perifraza dhe që na vë ballë për ballë me emocionet tona të vërteta.

Çmimi: 950 Lekë
Blije këtë produkt
950 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-264-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 260
  • Përmasat e librit: 0 x 0 x 0 mm

Njihu me Autorin

Fabio Volo - 23 Qershor 1972

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania