Qyteti në dëborë ( Published by: Dituria in 2021 )
"Atë ditë era ishte zhdukur dhe dielli ngjante si t'i kishte ikur robërisë së reve të zymta e të errëta. Mes dëborës së bardhë vezullonte kureshtjendjellës një akull me një kaltërsi të thellë. E zbardhur, me degët të përkulura, pema e zezë e vetmuar ngjante si të ishte rritur në vendin e gabuar. E megjithatë ishte vendi i parapëlqyer për fëmijët që të luanin. Të gjithë djemtë e lagjes ishin rritur nën degën e lakuar të kësaj peme."
"Teknika narrative e këtij libri është kinematografike: nga faqja e parë në të fundit ka tension të brendshëm, ngazëllim dhe suspense si në një film aksion, pasi një sprovë ndjek një tjetër. Teksti i tregimit Vrasës është kaq ritmik dhe përfshirja e lexuesit aq e thellë, saqë ju nuk do ta hiqni nga dora, pavarësisht nga natyra e rëndë e temës."
-Sophio Tsulaia, kritike letrar, Literaturuli Gazet
Price:
800 Lekë