Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1500 Lekë

Qytetet dhe qytezat ilire dhe në iliri Pjesa e parë: Iliria Veriore (Istria-Drin) ( Botuar nga: Akademia e Shkencave e Shqipërisë në 2019 )

Autori:  Apollon Baçe

Qyteti ilir dokumentohet që në shekujt e 6/5të p.e.s. Hekateu (550-476 p.e.s.) përmend qytetet Adria,Iapygia, Oidantion, Orikos, qytetet kaone Buthrot dhe Baiake dhe qytetin taulant Sesareth. Skylaksi (shek. i 6të p.e.s.), referon qytetet liburne Idassa, Attienites, Dyyrta, Aloupsoi, Olsoi, Pedetai, Hemionoi, qytetet neste dhe enkeleje Buthoe dhe Rizon dhe qytetet taulante/orike Amantia dhe Orikon. Më tej, Thukididi (460-400 p.e.s.) përmend qytetin e Epirit Myon dhe Herodori kryeqendrën e federatës së kasopëve, Kassope. Përmbledhtas, katër autorë të shek. të 6/5 të p.e.s. përmendin 17 qytete të shpërndara njëtrajtësisht në hapësirën ilire, nga skaji më verior, gadishulli i Istrias, në skajin më jugor, gjirin e Ambrakisë. "Historia është shkruar nga fitimtarët," shkruan Orwell, ndërkohë burimet ku mbështetet historia e Ilirisë u shkruan nga panegjiristët që ndiqnin gjeneralët romakë për të rrëfyer bëmat e tyre. Ndërkohë, jashtë botës helene, teatri, shëtitorja dhe stadiumi gjendet vetëm në Iliri dhe pak në Maqedoni. Askush nuk përmend që tri elementet më bazike të industrisë ndërtimore, qemeri, kupola dhe tulla masive, për herë të parë në Europë shfaqen në Iliri. As edhe se monedhat e argjendta të fisit të tyntenoi-ve janë të vitit 550 p.e.s., sinkrone a më të hershme se monedhat helene në Europë, 25 dekada me të hershme se monedhat romake prej argjendi. Një shekull më parë Praschniker shkruante frazën "Gërmimet u ndërprenë për shkak të zjarrit të fortë të artilerisë armike, vështirë se e gjen në ndonjë ditar tjetër arkeologu". Ndonëse fronti i Luftës së Parë Botërore vibronte përmes Apolonisë, komanda austriake gjente kamionë për transportin e materialeve të zbuluara nga "Batalioni Arkeologjik" i Praschniker-lt. Një paradoks ky që më vonë austriakët do ta shpjegonin me frazën: "Kur kërkon ta shtrish influencën politike në një vend, duhet ta njohësh me rrënjë historinë e atij vendi". Për austriakët e Luftës së Parë kjo frazë kish kuptim, për ne jo. Ndërkohë, ashtu siç thuhet në paradigmën e Orwell-it: "Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën," ashtu edhe fqinjët arritën të aneksonin trojet shqiptare, pikërisht mbështetur në pseudoargumentin historik.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 237 71 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 558
  • Përmasat e librit: 216 x 217 x 30 mm

Njihu me Autorin

Apollon Baçe -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania