Blije këtë produkt
800 Lekë

Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne ( Botuar nga: AIIS në 2010 )

Autori:  Feroz Ahmad
Përkthyesi:  Virgjil Muçi

“Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet politika e tij e jashtme u përqëndrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin 1931. Sigurisht që ai kishte shumë gjëra të përbashkëta me trashëgiminë dhe historinë e rajonit, për rrjedhojë u ballafaqua me shumë prej problemeve që pllakosën bashkëkohësit e tij ballkanikë. ...Disa prej burrave të fortë të Ballkanit të periudhës mes dy luftrave i kufizonin reformat e tyre për modernizimin thjesht duke përshtatur materializmin dhe teknologjinë Perëndimore. Ataturku kërkonte ndryshime sa më të gjera e të thella duke shpresuar kësisoj të institucionalizonte modernitetin, gjë që Ahmadi e përkufizon si pranim të idealeve Perëndimore... ...Personazhi i Qemal Ataturkut dhe roli i tij si ushtarak e burrë shteti pranohen dhe festohen pothuajse universalisht çdo vit. Ndërkohë që portretet e burrave të tjerë të fortë të periudhës midis dy luftrave janë zhdukur pa lënë gjurmë prej kohësh, imazhi i Ataturkut - shtatoret dhe portretet -por edhe ndikimi i tij janë ende të prekshëm në Turqinë e shekullit të njëzet e një.”-Bernd J. Fischer.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: AIIS (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-4003-7-6
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 194
  • Përmasat e librit: 136 x 207 x 21 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania