Pyetje të shpeshta

  • Gjeni librin që dëshironi të blini me anë të kërkimit të thjeshtë apo kërkimit të avancuar.
  • Nga profili i librit përcaktoni sasinë që dëshironi për librin e përzgjedhur brenda kutisë "Blije këtë produkt!".
  • Finalizoni procesin e përzgjedhjes duke klikuar "Shto në shportë!".

Ky proces përsëritet për secilin libër që dëshironi të blini brenda së njëjtës porosi.

Për të vazhduar me procesin e blerjes, ju duhet të jeni përdorues i faqes sonë.
Nëse keni një llogari ekzistuese, ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të vazhduar me pjesën tjetër të procesit të blerjes.

Nëse nuk keni një llogari ekzistuese atëherë ju duhet të krijoni një llogari, që të mund të vazhdoni me procesin e blerjes. Pra, duhet të regjistroheni në faqen tonë.


  • Nga brezi i menyve përzgjidhni "Identifikohu".
  • Duke përzgjedhur mundësinë "Regjistrohu" ju filloni procesin e regjistrimit falas në faqen tonë të internetit.
  • Para jush do të hapet dritarja e regjistrimit, ku do të plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara. Sigurohuni për saktësinë e të dhënave për të mënjanuar problemet që mund të shfaqen në të ardhmen.
  • Lexoni "Kushtet e përdorimit"!
  • Pasi t'i keni lexuar dhe jeni dakord me kushtet e përdorimit mund përfundoni procesin e regjistrimit.

  • Pranojmë pagesat me anë të kartave Visa, Master Card apo karta të tjera krediti dhe debiti që lejon portali ynë.
  • Pagesat me anë të transfertës bankare.
  • Për klientët tanë brenda Republikës së Shqipërisë ofrohet mundësia e pagesës në momentin e dorëzimit të porosisë.
  • Ju mund të zgjidhni pagesën në lekë ose në euro.

Bëjmë dërgesa në të gjitha shtetet, rajonet dhe kontinentet. Largësia e destinacionit dhe madhësia e porosisë ndikon direkt në vlerën totale të faturës së blerjes.

Për çdo porosi krahas çmimit përfundimtar jepet dhe afati i përafërt i arritjes së mallit në destinacion.


Manaxhimi i porosive bëhet nga ‘Llogaria ime’ ku do të gjeni menunë ’Porositë e mia’. Aty ju keni të listuar të gjithë historikun e porosive tuaja.


Para marrjes së mesazhit të konfirmimit të porosisë tuaj ju mund ta anulloni porosinë ose të ripërzgjidhni artikujt e dëshiruar.
Pas marrjes së mesazhit të konfirmimit nuk mund të bëhen ndryshime.


Në rast se porosia ka probleme ju mund ta raportoni atë përmes plotësimit të një formulari që gjëndet tek menuja "Porositë e mia".
Klikoni butonin "Na kontakto" dhe më pas përzgjidhni problemin që ka porosia.


Për të rimarrë të drejtën e hyrjes në llogarinë tuaj ju duhet të keni të dhënat tuaja identifikuese si përdorues dhe të keni aktive llogarinë tuaj të postës elektronike, me të cilën ju jeni regjistruar në faqen tonë.

Pasi të keni bërë kërkesë për rimarrje të llogarisë do ju dërgojmë një e-mail në postën tuaj elektronike. Në përmbajtjen e këtij e-maili ju do të gjeni një adresë ‘link’ që do t'ju ridrejtojë në një faqe për rivendosjen e fjalëkalimit tuaj.


Për librat që nuk gjenden në portal, tek "Porosi të veçanta" do të plotësohet formulari me të dhënat që kërkohen.
Brënda 3 ditësh do të mermi konfirmimin për porosinë tuaj.Ndiqni udhëzimet për kryerjen e porosisë.


Nëse besoni që puna juaj është kopjuar dhe përbën shkelje të të drejtave të autorit, ju lutemi paraqisni ankesën tuaj duke përdorur formularin online. Ne do të përpiqemi t’ju përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur për shqetësimet që lidhen me shkeljen e dyshuar të së drejtës së pronarëve.

Nëse preferoni të raportoni me shkrim, ju lutemi na jepni informacionin si më poshtë:

  • nënshkrimin fizik të personit të autorizuar që të veprojë në emër të autorit interesi i të cilit është shkelur;
  • një përshkrim të veprës që pretendojnë se i është shkelur e drejta;
  • përshkrimin se ku ndodhet materiali në faqen e internetit, i cili pretendohet që i është shkelur e drejta;
  • Adresa juaj, numrin e telefonit dhe adresa e e-mailit;
  • Një deklaratë se ju keni një besim se kontestimi i rastit nuk është autorizuar nga pronari i të drejtave autoriale, agjenti i saj, apo ligjit;
  • Një deklaratë nga ju, se informacioni i mësipërm në njoftimin tuaj është i saktë dhe se ju jeni pronari i të drejtës së autorit ose i autorizuari për të vepruar në emër të të drejtave të autorit.
  • Gjuha e përdorur është shqip ose anglisht.
Ju lutem klikoni këtu për të paraqitur ankesën tuaj..
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania