Blije këtë produkt
750 Lekë

Pusi ( Botuar nga: Mapo Editions në 2018 )

Autori:  Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjes së luleve, por një javë përpara se të shpërnguleshim te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma. E tërë kjo situatë ia shtoi edhe më shumë mërzinë babait, i cili sorollatej nëpër oborr pa ditur si të vepronte: ta shtynte shpërnguljen dhe të priste sa të shërohej nëna apo ta merrte ashtu të sëmurë e të niseshim rrugës teposhtë, drejt fushës. Mbase edhe do të priste që nëna të shëndoshej, por ndodhi edhe një e papritur që e përshpejtoi shpërnguljen tonë dhe e çoi tim atë ta merrte nënën ashtu të molisur nga sëmundja, ta hipte mbi kalë dhe të niseshim drejt fushës. Arsyeja që e çoi babën të nisej drejt shtëpisë së re me nënën e sëmurë mbi kalë, kishte të bënte me ngordhjen e peshqve kuqaloshë në fund të pusit. Pra, disa ditë pasi u sëmur nëna dhe pasi u vyshkën lulet përreth pusit, filloi të vinte një erë e keqe nga thellësia e tij. Kur im atë shkoi të shihte se ç'ishte ajo që qelbej në fund të pusit, pa peshqit e shumtë që kishin nisur të zhbëheshin dhe të ngjanin me leckurina që notonin mbi syprinën e ujit.

Çmimi: 750 Lekë
Blije këtë produkt
750 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Mapo Editions (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 213 16 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 222
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 18 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania