Blije këtë produkt
1600 Lekë

Purity ( Botuar nga: Skanderbeg books në 2018 )

Autori:  Jonathan Franzen
Përkthyesi:  Artan Qoqi

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po perpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të emen, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije, madje edhe vetë identitetin, megjithë këmbënguljen e Pipit për të njohur babain e saj natyral. Në Oklend, në qytetin ku ajo jeton dhe në mjedisin ku gjendet, Pipi do të ndeshë një bote të tërë ngjarjesh politike e sociale dhe jetësh njerëzore, një shtjellë të gjithfarë ndodhish, që do të lënë shenja në jetën e saj dhe pjesë e së cilës do të bëhet, jo si një vajzë pasive dhe e shkujdesur, por si e pranishme dhe aktore e kësaj historie të gjatë dhe të pasur, që përtej një rrëfimi të thjeshtë artistik, është edhe një skaner i të vërtetave historike të shekullit që po jetojmë. Autori i mirënjohur amerikan, Jonathan Franzen, pas romaneve të mrekullueshëm "Korrigjimet" dhe "Liria", vjen në shqip me një tjetër sagë të qytetërimit të sotëm, një libër që mezi pret ta mbarosh. I cilësuar nga kritika si një nga rrëfyesit më brilantë të kohës sonë, ai na fton në një magji rrugëtimi artistik, dhe për lexuesin e tij që tashmë e njeh shqip, ky libër është një prag i ri për në botën e pasur dhe të shqetsuar të këtij autori të mrekullueshëm

Çmimi: 1600 Lekë
Blije këtë produkt
1600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Skanderbeg books (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-221-25-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 608
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 28 mm

Njihu me Autorin

Jonathan Franzen -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania