Purgatori ( Botuar nga: Dituria në 2023 )
Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur. Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoameri-kanë, Tomas Eloy Martinez. Simoni, hartograf si edhe e shoqja, u zhduk në dimrin e vitit 1976, ndërsa po hidhnin në hartë një rrugë fshati në Argjentinë. Ai është një nga mijëra desaparecidos, të zhdukurit e regjimit ushtarak: i arrestuar, torturuar, ekzekutuar si "subversiv" nga junta ushtarake argjentinase. Me gjithe pengesat që i krijon i ati, mbësh-tetës i ushtrisë dhe bashkëpunetor në mizori, Emilia vazhdon ta kerkojë Simonin në Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Meksikë e SHBA. Por, a është ai Simoni i vërtetë, apo është veç një fantazmë e krijuar nga refuzimi i Emilias ndaj vdekjes se tij? Në duart e Martinezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen. Përmes kërkimit të Emilias, rrëfyesi i bën jehonë pyetjes së vazhdueshme të një vendi të tërë: si ndodhi kjo, si ishte e mundur? Si mund të vazhdojmë të jetojme sot, kur e gjithe kjo ndodhi dje, para syve tan? Si mund t'i kthejmë zhdukjet në dukje, në realitet faktik, në njohjen e historisë sonë të turpshme? Si mund t'i dallojmë fantazmat e të gjallëve nga fantazmat e të vdekurve?
Çmimi:
1000 Lekë