Per shkak te situates se Covid-19, porosite jashte Shqiperise jane bllokuar deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to Covid-19 situation, orders for out of Albania have been blocked until a further notice.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

Psikopatologjia e jetës së përditshme ( Botuar nga: Fan Noli në 2013 )

Autori:  Sigmund Freud
Përkthyesi:  Rexhep HidaTamara GjikondiEdit Dibra

Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë. Në të shumtën e rasteve jam i detyruar t'i huazoj nga vëzhgimi mbi vetveten shembujt e turbullimeve funksionale me origjinë psikike që ndodhin në jetën tonë të përditshme, të cilat i kam përmbledhur në këtë libër. Kur bëhet fjalë për një material më të pasur që më ofrojnë pacientët e mi, përpiqem ta shmang, sepse kam frikë se mos më kundërshtojnë që dukuritë në fjalë janë plotësisht rezultate dhe shfaqje të neurozës. Pra, është një rast me vlerë të veçantë për qëllimet që i kam vënë vetes, ai kur një person i huaj i shëndetshëm në planin nervor, paraqitet si objekt i një hetimi të tillë. Kjo analizë është shumë e rëndësishme për mua edhe nga një pikëpamje tjetër: për faktin se ajo hedh dritë në një rast harrese të një fjale të pashoqëruar me rikujtm zëvendësues, duke konfirmuar tezën që kisha vendosur paraprakisht, mbi atë që emergjenca apo mosshfaqja e kujtimeve të pasakta zëvendësuese nuk mund të japin bazën e një dallimi themelor midis kategorive të rastit.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-52-01-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 282
  • Përmasat e librit: 143 x 209 x 18 mm

Njihu me Autorin

Sigmund Freud -

Zigmund Frojd psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikonalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndikoi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania