KUR REALITETI ËSHTË SURREAL, VETËM LETËRSIA MUND TA SHPJEGOJË
NË VITIN 1353, GIOVANNI BOCCACCIO shkroi Dekameronin: njëqind rrëfenja të përmbledhura, të treguara nga një grup të rinjsh dhe të rejash, që po kalonin ca kohë në një vilë jashtë Firences, në pritje që të kalonte e tmerrshmja Vdekja e Zezë, një murtajë që vrau mbi 25 milionë njerëz. Disa nga këto rrëfenja janë budallaqe, disa janë të mira, disa janë si fabula. Në mars 2020, redaktorët e The New York Times Magazine krijuan Projektin Dekameron, një antologji me një objektiv të thjeshtë dhe të gjerë: të grumbullohet një numër tregimesh të shkruara në kohën kur pandemia aktuale goditi botën. E si mundet që letërsia e shkruar nga disa prej shkrimtarëve më të mirë të kohës sonë, të ndihmojë për të memorializuar dhe për të kuptuar atë që është e paimagjinueshme? Çfarë mund të mësohet mbi mënyrën se si kriza aktuale po prek artin apo letërsinë?
Çmimi:
1400 Lekë