Blije këtë produkt
1000 Lekë

Princesha duke dalë nga errësira ( Botuar nga: Ombra GVG në 2019 )

Autori:  Jean Sasson
Përkthyesi:  Grida Duma

Në vitin 1978 Jean Sasson u zgjodh për të punuar në spitalin mbretëror më prestigjioz në Lindjen e Mesme, Spitali i Specialiteteve të Mbretit Faisal dhe Qëndra Kërkimore në kryeqytetin Saudit Riad. Shumë shpejt ajo u bë Koordinatore Administrative e Çështjeve Mjekësore dhe asistente personale e drejtorit mjekësor dhe ekzekutiv tëspitalit, Dr. Nizar Feteih. Nëpërmjet lidhjeve miqësore të tij; ajo u njoh me pjesëtarë të ndryshëm të familjes mbretërore saudite duke përfshirë vetë Mbretin Khalid dhe Princin e Kurorës Fah’d; i cili u bë mbret mbas vdekjes së Khalidit në vitin 1982. Duke intensifikuar komunikimet me personalitetet më të larta të këtij vendi në vitin 1983 krijoi miqësi të ngushtë me Sulltanën një princeshë tjetër mbre¬tërore. Njohja dhe miqësia që pati me Princeshën Sulltana; besimi që ajo krijoi për ti rrëfyer historitë personale intimitetet, jetën dhe marrëdhëniet brënda oborrit mbretëror i shërbyen për të botuar serinë e famshme të Princeshës Sulltana.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-235-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 292
  • Përmasat e librit: 146 x 202 x 25 mm

Komente editoriale

komente nga Shtëpia botuese [Shtëpia botuese]

Me një informacion të pasur dhe një përvojë të gjatë dhe vite të shumta udhëtimesh dhe hulumtimi Jeann Season është bërë një eksperte e problemeve nxehta Lindjes Mesme. Aio ka qenë e pranishme shpeshherë në programet televizive kombëtare dhe ndërkombëtare, artikuj gazeta dhe revista ndërkombëtare. Ajo ka lexues të pafundëm nga e gjithë bota,   gjë që është konfirmuar edhe nga nga numri i lexuesve te saj si dhe nga  ndjekësit e panumërt në rrjetet sociale internet.

librin biografik mbi jetën dhe veprën e Jean Sasson-it, titulluar: "Jean Sasson, A New Orientalist", studiuesja Vijay Mehta, e konsideron atë si një orientaliste re në moshë por shumë të rëndësishme, e cila renditet krahas emrave të njohur si    Edward Said etj.

Njihu me Autorin

Jean Sasson -

Jeason Sasson, ka lindur në vitin 1947, në Alabama. Vepra e saj i dedikohet kryesisht grave në Lindjen e Mesme. Në vitin 1978, nga Amerika udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe shërbeu si koordinatore për çështjet mjekësore në spitalin e Mbretit Faisal në Riad. Qëndroi në Arabi, pranë familjes ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania