Blije këtë produkt
1200 Lekë

Premtimi i Krishtlindjes ( Botuar nga: Botimet Living në 2016 )

Autori:  Richard Paul Evans
Përkthyesi:  Etleva Hoxha Çepele

Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën. Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim - deri në vigjiljen e Krishtlindjes - ata duhet të shtiren sikur janë çift. Gjithashtu, i panjohuri ka përpiluar edhe një kontratë: 1. Nuk lejohen pyetjet shumë personale. 2. Nuk lejohen skenat. 3. Askush nuk duhet ta dijë të vërtetën. 4. Kontrata përfundon në vigjilje të Krishtlindjes. Elisa e vetmuar habitet edhe vetë kur e pranon propozimin e tij. Me kalimin e ditëve, siguria e marrëdhënies së tyre të shtirur duket sikur i shëron pak nga pak plagët e saj, por sapo ajo mendon se ka rigjetur lumturinë, sekreti më i madh i jetës së saj do të dalë në dritë, duke ia rrezikuar atë. Por ndoshta, Elisa nuk endet e vetme në botën e errët të sekreteve të ruajtura në skutat më të thella të mendjes.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Living (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-216-16-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 296
  • Përmasat e librit: 135 x 207 x 24 mm

Njihu me Autorin

Richard Paul Evans -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania