Blije këtë produkt
1200 Lekë

Prekja e së keqes ( Botuar nga: Muza Botime në 2021 )

Autori:  Max sEECK
Përkthyesi:  Adrian Beshaj

"PREKJA E SË KEQES" ËSHTË VAZHDIM I LIBRIT "ENGJËJT E HAMURABIT". Të gjithë mendonin se Xhejr Vesterlundi, diplomat finlandez, kishte vdekur prej kohësh. E përkundrazi, është një i arratisur dhe ia ka mbathur nga Kroacia - vendi i fundit ku është parë i gjallë - falë një pasaporte suedeze false. Pas vetes ka lënë një trup me kokë të prerë dhe pak shenja që të çojnë në Stokholm. Agjentja e Interpolit, Anikë Lehtoja, ka ndër mend ta zgjidhë çështjen dhe t'i shkojë deri në fund. Për këtë arsye kërkon të kthehet në shërbim pas muajve të gjatë të sëmundjes që e kanë mbajtur larg hetimeve. Bashkë me Anikën, edhe Daniel Kuisma vihet në gjurmët e Vesterlundit. Por mbi kokën e Danielit qëndron pezull një akuzë për krime lufte që u takojnë ngjarjeve të errëta të së shkuarës. Fillon kështu ndjekja e njeriut përmes kufijve ndërkombëtarë nga Norvegjia e largët në San Francisko, derisa mbërrin në Hagë. Por sa më shumë i afrohen presë Anika dhe Danieli, aq më shumë kuptojnë natyrën e vërtetë të Vesterlundit. Dhe fillojnë ta shohin qartë përbindëshin që jeton brenda tij.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Muza Botime (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928361004
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 391
  • Përmasat e librit: 140 x 207 x 35 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania