Blije këtë produkt
1000 Lekë

Pothuajse njeri ( Botuar nga: Botimet Enja në 2022 )

Autori:  Agron Kosta

Para dhe pas viteve zero, i quan autori dy kohët e përshkruara në vepër, ku fokusohet protagonisti, emri i të cilit, Mjergullosh, zbulohet vonë e si rastësisht. Drite errësira e trurit të tij, mbart e përcjell shumë histori, madje edhe të çuditshme, por me një mesazh të qartë të kohës në gojën e heroit "...mbi malin me bajga ku jetoja" dhe "bukuria e jetës reale feks sa drita e xixëllonjës". Historia ka të bëjë me universe alternative, realitete alternative, gjëra që duken të mbinatyrshme, por ato janë veç një formë e natyrshme, ndryshe, dhe është e bukur kur ju shtyn t'i kushtoni vëmendje gjërave qe normalisht do t'i kishit konsideruar si të parëndësishme. Është Lena, simboli i dashurisë së tij në bankat e shkollës që e humbi përgjithmonë dhe qëe kujton përgjithmonë. Nuk çuditesh, kur ai tregon për martesën me gruan e tij që zgjati 9 vjet si një akt formal, shkresor dhe aspak shpirtëror sepse ai nuk ka gjetur Lenën megjithëse shpreson e ngulmon brenda pathollogjisë së tij imagjinare. Ndoshta dhe historia e martesës së tij absurde është një trill po aq i ngjashëm sa ai i deshirës së pamundur për të takuar Lenën. Fantazia e trurit të mjegullt të Mjergulloshit, prodhon e zbraz mendime edhe nga hiçmosgjëja. Në mjegullnajën psikike ka dritëza të vërtetash që lidhen me humanitetin; ku ende gëlon njerëorja e nënkuptuar nën aromën e njeriut viktimë të kohës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Enja (2022)
  • Botuar në: 2022
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928358769
  • Formati: Library Binding
  • Nr. faqe: 382
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 32 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania