Blije këtë produkt
1900 Lekë

Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare ( Botuar nga: Almera në 2008 )

Autori:  Gaetano Petrotta
Përkthyesi:  Qemal Velija

Atij iu deshën vite të tëra studimesh e hulumtimesh për të nxjerrë në dritë librin e jetës së tij. Kur nisi t‘i kushtohej kësaj vepre studimore, qëllimi i vetëm ishte të përmblidhte në një volum "të gjitha ato njoftime rreth popullit, gjuhës, letërsisë dhe studimeve shqiptare, që deri më tash kërkoheshin më kot në çfarëdo manuali". Albanologu Gaetano Petrota nuk kurseu asgjë, as kohë e as mund, duke hulumtuar me kujdesin më të madh të mundshëm hartimin e kësaj vepre studimore. Në vitin 1932 vepra ishte gati. "Populli gjuha dhe letërsia shqiptare" u njoh me lexuesin 76 vjet më parë... Po kaq vite më pas ai botohet sërish në gjuhën shqipe si një përmbledhje e vyer, një pasqyrë faktesh, emrash, ngjarjesh; si një sistemim i tyre për t‘i kthyer në një vlerë analitike të letërsisë gojore e letërsisë së kultivuar shqiptare... Çfarë ka ndodhur me kulturën tonë dhe me veprat e kësaj kulture? Sa të vëmendshëm kanë qenë studiuesit e huaj ndaj vlerave intelektuale tona për disa shekuj radhazi...?

Çmimi: 1900 Lekë
Blije këtë produkt
1900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Almera (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-20-36-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 624
  • Përmasat e librit: 170 x 228 x 32 mm

Njihu me Autorin

Gaetano Petrotta -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania