Blije këtë produkt
800 Lekë

Poezi- Jorgos Seferis ( Botuar nga: Pika pa sipërfaqe në 2019 )

Autori:  Jorgos Seferis
Përkthyesi:  Alket ÇaniRomeo Çollaku

Jorgos Seferis u lind më 13 mars 1900, në Smirnë (Izmiri i sotëm). Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, familja e tij u vendos fillimisht në Athinë, ku J.S. kreu gjimnazin, dhe pastaj në Paris. Më 1924, u diplomua për drejtësi. Punoi si diplomat për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shërbeu si konsull, këshilltar ambasade e ambasador në Londër, Korçë, Kajro, Pretoria, Ankara e Bejrut. Botoi dhjetë përmbledhje poetike, si dhe një numër të madh esesh, të cilat janë grumbulluar në tre vëllime. U nderua me çmimin Nobel për letërsi më 1963 dhe me një sërë çmimesh të tjerë ndërkombëtarë. Përktheu në greqisht disa prej zërave më të rëndësishëm të poezisë franceze dhe asaj angloamerikane të kohës së tij, si Valëry, Eliot, Pound, Yeats, Claudel, Gide, Jouve, Auden etj. Vdiq më 20 shtator 1971, në Athinë. Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të-J.S. të sjellë gjithashtu nga Pika pa Sipërfaqe, në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim, si dhe të disa vargëzimeve që vetë autori, duke i shkruar për të eksperimentuar a për t'u argëtuar, i vlerësonte si të dorës së dytë dhe që nuk u përfshinë tek asnjë nga përmbledhjet e botuara në gjallje të tij, por vetëm - si shtojcë - në botimin e veprës së plotë poetike.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pika pa sipërfaqe (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 185 73 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 298
  • Përmasat e librit: 136 x 194 x 21 mm

Njihu me Autorin

Jorgos Seferis - 13 Mars 1900

Jorgos Seferis u lind më 13 mars 1900, në Smirnë (Izmiri i sotëm). Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, familja e tij u vendos fillimisht në Athinë, ku J.S. kreu gjimnazin, dhe pastaj në Paris. Më 1924, u diplomua për drejtësi. Punoi si diplomat për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania