Blije këtë produkt
800 Lekë

Pjereta ( Botuar nga: Uegen në 2018 )

Autori:  Honore De Balzac
Përkthyesi:  Klio Dh.

Ky roman është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vajtueshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtlig të shoqërisë borgjeze, të cilët, këndej; për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet, kurdisin intriga dhe i japin shkelmin çdo pengese –qoftë kjo pengesë një vajzë e vogël dhe pa mbrojtje, të cilën disa e munduan hapur (si zonjusha Rogon) disa punuan nën dhé kundër saj (si avokati Vine) dhe nuk reshtën gjersa e shpunë atje ku synuan. Në parathënien e "Komedisë njerëzore" Balzaku e ka përmendur Pjeretën në radhë të pare në listën e heronjve të tij pozitive. Romani " Pjereta "zë një vend me rëndësi në krijimtarinë e Balzakut se është i vetmi roman në të cilin autori nxjerr në pah dy héronj të varfër (Pjereta dhe Brigoi) por që janë të pasur në ndjenja e të pajisur me tipare të bukura morale: në zemrat e tyre të delira rritet e lulëzon mirësia dhe dashuria pa interes.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-03-329-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 218
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 16 mm

Njihu me Autorin

Honore De Balzac -

Honoré de Balzak lindi në Turs më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë lende, por gjithashtu duke nxjerrë në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin Tours e më pas Paris, ku u transferua së bashku me ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania