Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Faqja e autorit

Philip Osbourne


Autori bestseller i botuar në 40 vende të botës. Philip Osbourne ka lindur në Portsmouth, NH. Prej shumë vitesh i përkushtohet skenarëve të filmave dhe librave vizatimorë për tregun arnerikan (mes tyre Jenna me Jim Fern dhe Joe Rubenstein, me kolonë zanore të Paul di Anno, pjestar të grupit Iron Malden), artikujve të revistave kinematografike dhe krijimit të projekteve kinematografike me mjeshtrin Brian Yuzna. Librat e autorit Osbourne janë botuar në 40 shtete (Itali, Francë, Turqi, Amerikë, Gjermani, Poloni, Rusi etj.)
Philip Osbourne është autor i librave "Harry & Bunnie" dhe “ABC monster", të cilët janë kthyer në filma të animuar, të prodhuar nga animasia. "Ditari i djaloshit nerd" do të jetë së shpejti në variantin e një filmi vizatimor për tregjet ndërkombëtare. Romani i tij "Young Poe' (i riu poe) do të bëhet një serial televiziv, i prodhuar nga 4 All Entertainment, si dhe libri "Edward Loth" do të vijë si film nga Keller Production në Los Anxheles. Suksesi i librave të tij vazhdon, në tv dhe në filma.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania