Blije këtë produkt
600 Lekë

Petro dhe Jani ( Botuar nga: Toena në 2010 )

Autori:  Guy de Maupassant
Përkthyesi:  Mariana Koça

.Pasi mbaroi kolegjin, Petro, që ishte pesë vjet më i madh se Jani, vazhdoi studimet njëri pas tjetrit në profesione të ndryshme, për të cilat kishte pasur prirje, duke u larguar shumë shpejt nga secili, i tërhequr gjithmonë nga shpresa të reja. Në fund, i kishte hyrë në qejf mjekësia. Atëherë filloi të punonte me shumë pasion, për të marrë diplomën pas një kursi të shkurtër studimesh, duke u bazuar në ndonjë dispensë të kohës, e nxjerrë nga ministri. Ishte i rrëmbyer, inteligjent, i paqëndrueshëm dhe kokëfortë, plot me utopi dhe ide filozofike.Jani, po aq biond sa ishte brun vëllai i tij, po aq i qetë sa ai, i rrëmbyer dhe po aq i ëmbël sa vëllai i tij ishte sedërmadh, kishte mbaruar qetësisht studimet në drejtësi, dhe u diplomua njëkohësisht me Petron.Të dy po kalonin disa ditë pushimi në familje, duke bërë projekte që të stabilizoheshin në Havrë, sapo të paraqiteshin kushtet e favorshme.Por një xhelozi e mjegullt, një nga ato xhelozi të fshehura, që zhvillohen pothuajse në mënyrë të padukshme mes vëllezërish ose motrash deri në moshën e pjekurisë dhe që shpërthen, në rast martese ose fati, si të njërit apo të tjetrit, - mbante gjallë një ndjenjë armiqësie të padëmshme në vëllazërinë e tyre.Ata duheshin, me siguri, por spiunoheshin. Petro, që ishte pesë vjeç kur lindi Jani, e priti me egërsinë e një kafshe të përkëdhelur ardhjen e papritur të asaj kafshe tjetër, në krahët e prindërve, të cilët e donin dhe e përkëdhelnin shumë. Jani, që kur lindi, kishte qenë shembull i ëmbëlsisë, i mirësisë dhe i një karakteri të qëndrueshëm. Petro, pak nga pak, kishte filluar të bezdisej, duke dëgjuar shpesh të mburrej ai djalosh, ëmbëlsia e të cilit i dukej dobësi, mirësia i dukej lehtësi, ndërsa dashamirësia i dukej verbëri...

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-1-611-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 180
  • Përmasat e librit: 131 x 200 x 12 mm

Njihu me Autorin

Guy de Maupassant -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania