Buy this product
1200 Lekë

Pesë Pengjet më të mëdha të jetës ( Transformimi që pëson jeta nga ikja e njerëzve të dashur) ( Published by: in 2019 )

Translator:  Valbona Nathanaili

Një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë, humbjet. Që të mëson si ti vlerësosh dhe si ta shfaqësh sa je ende në kohë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë. Asnje retushim! Gjithça reale! "Pengjet" që liston Broni mund t'i ketë secili nga ne. Por që të mos bëhemi si personazhet e librit të saj është mirë ta lexojmë dhe të reflektojmë, që të mos themi, kur të vijë ora: Do të kisha dashur....

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-4543-0-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 326
  • Book dimensions: 210 x 146 x 22 mm

Editorial Reviews

Komente from - [Shtëpia Botuese]

 

Libri shpreh vizionin që kanë apo fitojnë njerëzit e mençur në fund të jetës. Interesante është se pavarësisht larmisë në dukje të përgjigjeve, të gjitha mund të grupohen në pesë pika të përbashkëta, pesë pengjet më të mëdha, njohja e te cilave është mjaft e rëndësishme për ata që janë në fillim apo në mesin e viteve të jetës.

Myftar Barbullushi, Prof.

Shef i Shërbimit të Nefrologjisë Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë

 

A duhet të mendojmë për vdekjen sa jemi gjallë? Po! Sa më pak tabu! Sa më pak njolla të errëta në trurin tone. Duke qenë të ndërgjegjshëm për vdekjen, do e duam më shumë jetën.

Vetë shkrimtarja e sfidon vdekjen të paktën një herë. Për të arritur në një konkluzion shurnë të rëndësishëm, por jo të panjohur: Jeta të jepet vetëm një herë. Jetoje pa pengje.

Silvana Çeliku, Dr.

Kirurge, mjeke onkogjinekologe. Shefe e Shërbimit të Onkologjisë Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë

 

Broni bën apel të jetojmë rë lire, plot pasion e dashuri. Me kushtin: "Filloni nga vetja". Vetëm duke dashur veten, do dimë të duam edhe ata që na rrethojnë.

Aqif Gjokutaj, Prof.

Anëtar i Bordit të Drejtorëve Fondacioni "Henrietta Leavitt"

 

'Pesë pengjet më të mëdha të jetës' është një libër që të ngjall shpresën për një botë më të mirë. Kujtimet e Bronit të thyejnë zemrën, por njëherazi të ftojnë të ndryshosh konceptet për jetën, të jesh kurajoz. Të frymëzojnë ta jetosh jetën me sa pak pengje!

The Sunday Times

All rights reserved. © 2015 Library Albania