Përtej parimit të kënaqësisë ( Published by: Fan Noli in 2004 )
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant. Kjo është e njëjta gjë, veçse e formuluar ndryshe, sepse nëse puna e aparatit psikik synon të mbajë të ulur masën e eksitimit, gjithçka që synon ta shtojë atë, duhet parë si faktor që çrregullon funksionet normale të organizmit, domethënë si pakënaqësi. Parimi i kënaqësisë rrjedh nga parimi i konstantes. Në të vërtetë, te parimi i konstantes na çojnë po ato fakte që na kanë detyruar të pranojmë parimin e kënaqësisë. Një diskutim më i thelluar do të na tregojë se kjo prirje që i mvishet aparatit shpirtëror, varet si një rast i veçantë nga parimi i prirjes së qëndrueshmërisë, të treguar nga Fehneri, me të cilën ai ka lidhur ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë.
Price:
1000 Lekë