Blije këtë produkt
1000 Lekë

Përtej parimit të kënaqësisë ( Botuar nga: Fan Noli në 2004 )

Autori:  Sigmund Freud
Përkthyesi:  Tamara Gjikondi

Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant. Kjo është e njëjta gjë, veçse e formuluar ndryshe, sepse nëse puna e aparatit psikik synon të mbajë të ulur masën e eksitimit, gjithçka që synon ta shtojë atë, duhet parë si faktor që çrregullon funksionet normale të organizmit, domethënë si pakënaqësi. Parimi i kënaqësisë rrjedh nga parimi i konstantes. Në të vërtetë, te parimi i konstantes na çojnë po ato fakte që na kanë detyruar të pranojmë parimin e kënaqësisë. Një diskutim më i thelluar do të na tregojë se kjo prirje që i mvishet aparatit shpirtëror, varet si një rast i veçantë nga parimi i prirjes së qëndrueshmërisë, të treguar nga Fehneri, me të cilën ai ka lidhur ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2004)
  • Botuar në: 2004
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-616-5-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 256
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 15 mm

Njihu me Autorin

Sigmund Freud -

Zigmund Frojd psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikonalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndikoi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania