Buy this product
700 Lekë

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi ( Published by: Minerva in 2013 )

Translator:  Sokrat Gjerasi

”Çdo grua e di përrallën e famshme “Hirushja”. A mund të martohej Hirushja me princin po të mos i ndodhej pranë ndihmësja e sigurt e orës së bardhë? Natyrisht jo. Unë dhe libri im do të bëhemi ndihmësit tuaj! Jam e bindur se dhe ju do t’ia dilni”,- thotë autorja e librit “Përse të tjerë duam e me të tjerë martohemi”. Jo shumë kohë më parë, fjala “shkesë” të sillte ndër mend komedinë e pavdekshme të Nikollai Gogolit, “Martesa”. Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit e tyre para faktit të kryer, fjala “shkesë” tingëllon atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta. Por vetëm në fillim. Sepse për nevojën e këtij lloj shërbimi, prej kohësh dëshmon përvoja e hidhur e çifteve që përjetësojnë dashurinë e tyre me divorce të befasishme. Të fshehtat e një martese të suksesshme rrëfen në këtë libër autorja Roza Sjabitova, moderatorja e njohur televizive ruse e programeve “Eja martohemi” dhe “Njohje me prindërit”. “Një grua e shquar ka shprehur një mendim interesant: "Disa gra qahen se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të tyre, e të tjera... ngaqë e kanë gjetur". Shpesh femra mendon se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet që lumturi s'ka. Pse? Problemi është se gruaja, në kërkim të burrit të përshtatshëm, i drejton vetes të njëjtën pyetje: Ç'lloj burri më duhet mua? Ajo vëren shfaqjet e jashtme, por as e ka idenë me cilin ka të bëjë në të vërtetë. E kam fjalën, që ajo nuk e ka idenë e burrit nga pikëpamja e veçorive të tij psikologjike. Dhe, kryesorja, nuk arrin ta kuptojë përse të rrëmojë në gjëra të tilla. Në vitin 2009, së bashku me burrin, regjistruam organizatën shoqërore "Qendra e ringjalljes së traditave familjare". Kur flas për veprimtari të ndryshme kushtuar vlerave të familjes, unë patjetër prek problemin që sot armiku kryesor i popullit të Rusisë është femra e Rusisë. Nuk dëshiron të martohet, të lindë fëmijë, jeton në sistemin e vlerave të rreme familjare... kam parasysh bashkëjetesën. Detyra jonë parësore është kthimi i gruas në zanafillat e familjes. Mbi të gjitha, ne po humbasim një brez të tërë femrash 30-vjeçare, të shkolluara, të suksesshme, materialisht të pavarura, por jo interesante në cilësinë e bashkëshorteve të mira për burrat tanë në Rusi. Si ta fitojnë këto gra lumturinë familjare, ndërsa vendi të mos humbasë "rezervat e arta femërore"? për këtë do të tregoj në çdo kapitull të këtij libri. Të gjithë jemi lodhur nga epoka e ndryshimeve. Gjatë jetës jemi ngopur me revolucione dhe luftëra. Ne duam stabilitet. Dhe stabilitetin e jep vetëm familja, tek na ndihmon të ruajmë të tashmen, të kujdesemi për të ardhmen, të mos rrënojmë ç'kemi krijuar dhe të mos humbasim ç'kemi fituar”.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Minerva (2013)
  • Published in: 2013
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-164-47-6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 208
  • Book dimensions: 140 x 207 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania