Përralla popullore spanjolle ( Botuar nga: 2M Printing në 2020 )
Përrallat, si një nga nënllojet më të përhapura të krijimtarisë gojore, sjellin disa nga tiparet më thelbësore të një vendi, si mënyrat e jetesës, traditat dhe botëkuptimin.
Tridhjetë e katër përrallat popullore spanjolle, të shqipëruara nga Diana Jaka, vijnë si një arsenal i trashëguar nga kultura orale dhe në përmbajtjen e tyre, kanë elementin fantastik, magjik, ashtu si përrallat e cilitdo vend të botës. Fakti që ato nuk kanë autorësi, iu jep atyre një shtrirje të gjerë, duke i kthyer në një pasuri shoqërore që trashëgohet, ruhet e pasurohet nga vetë shoqëria.
Çmimi:
600 Lekë