Buy this product
600 Lekë

Përralla indiane ( Published by: Toena in 2012 )

Author:  Grup autoresh
Translator:  Shpëtim Çuçka

Së pari në to nuk ka elemente të tillë të mbinatyrshëm si dragonj, a, lugetër, sprija etj. etj. Në përfytyrimin e shëndoshë të popullit të indian e keqja ka fytyrë mjaft më konkrete: atë të raxhait, tregtarit, të mashtrues, ose, në një formë më të tërthortë, të luanit, tigrit, krokodilit. Kjo do të thotë se edhe lufta ndaj së keqes kuptohet në mënyrë konkrete. Së dyti ndëshkimi që pëson e keqja nuk shprehet me fjalë të dhunshme, me skena të përgjakshme, makabre, sepse edhe i miri, i drejti, i ndershmi dallohen për një shpirt të madh. Ata fitojnë, nuk masakrojnë. Rikujtoni pak se ç'ndodh në një lumë të tërë filmash modernë, ku e mira fiton mbi të keqen, pasi ka kaluar përmes një oqeani gjaku e malesh me kufoma. Së treti rrëfimi rrjedh përgjithësisht i qetë, pa trazime dhe përmbysje të mëdha. Për urtësinë indiane e vërteta dhe e mira e kanë të sigurt fitoren. Ato nuk e njohin stresin, ankthin. Ndërsa ne sot... Ndoshta ka edhe të tjera mësime, që secili prej lexuesve mund t'i shquajë gjatë leximit e, në i pëlqeftë, mund t'i përvetësojë, domethënë t'i kthejë në parime të jetës së vet. Duam ta mbyllim këtë hyrje me dëshirën që lexuesve, pavarësisht nga mosha, ky libërth t'u ringjallë shprehinë e vyer të të lexuarit të përrallave, sepse pa mësimet e tyre njerëzimi do të mbetej brenda botës së egërsisë, sepse nëpërmjet fantazisë së tyre kalon rruga për në veprimtarinë konkrete të dobishme, sepse, në fund të fundit, atje më shumë se kudo gjetkë E MIRA ka fituar mbi të keqen.

Price: 600 Lekë
Buy this product
600 Lekë

Product Details

  • Publisher: Toena (2012)
  • Published in: 2012
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 99943 1 796 7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 205
  • Book dimensions: 166 x 227 x 18 mm

More About the Author

Grup autoresh -

All rights reserved. © 2015 Library Albania