Blije këtë produkt
200 Lekë

Përralla e peshkatarit dhe e peshkut të artë ( Botuar nga: Botimet Kokona në 2004 )

Autori:  A. S. Pushkin
Përkthyesi:  Vedat Kokona

Letërsia ruse hyri në fazën më të ndritur të saj me veprat e poetit dhe prozatorit Aleksander Sergeyevich Pushkin. Ai me guxim dhe lehtësi zhbiroi tërë burimet e shkuara të gjuhës letrare ruse dhe krijoi një sinteze të re gjuhësore ruse e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Ky poet, një njeri gjerësisht i kulturuar dhe i mbrujtur me principet dhe harmoninë e Klasicizmit Freng që ishte promotor i vazhdueshëm në disa nga fazat më të rëndësishme të romanticizmit (romantizmit), lëvizi edhe më tej në vitet e mëvonshme drejt realizmit që dominoi letërsinë europiane në mesin dhe fundshekullin e 19-të. Pushkini i dha epokës se tij imazhin më të gjalle të poetit si një figure që ka përgjegjësi kalorësiake të dedikuar ndaj të vërtetës speciale të artit dhe nevojës se popullit të tij për të. Thelbi lirik i krijimtarisë se gjere të Pushkinit përmban reagimin e tij të përgjegjshëm personal ndaj përvojave shumëplanëshe të dashurisë, natyrës, dhe problemeve filozofike të se keqes, kohës, fatit dhe vdekjes. Në tragjedinë e tij historike "Boris Godunov" (1831) ai lëviz drejt një niveli shekspirian të të shprehurit. Pas vdekjes Pushkini u quajt poeti më i madh rus i të gjitha kohërave, vlerësim që mbetet real edhe në ditët e sotme.

Çmimi: 200 Lekë
Blije këtë produkt
200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Kokona (2004)
  • Botuar në: 2004
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99927-929-3-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 24
  • Përmasat e librit: 167 x 238 x 1 mm

Njihu me Autorin

A. S. Pushkin -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania