Blije këtë produkt
1200 Lekë

Përndjekja e Henri Tuistit ( Botuar nga: Ombra GVG në 2020 )

Autori:  Rebecca F.John
Përkthyesi:  Viola Trifoni

Londër, viti 1926: gruaja shtatzënë e Henri Tuistit largohet nga shtëpia për të takuar një mikeshë. Rrugës, tragjikisht përfshihet në një aksident që i sjell vdekjen e menjëhershme, megjithëse për mrekulli, fëmija i saj mbijeton. Henri mbetet fillikat përveç foshnjës së vogël–një baba beqar në një botë ku të tillë baballarë janë shumë të rrallë. I terrorizuar nga një frikë paralizuese se dikush mund t’ia rrëmbejë atë, ai nxiton ta strehojë vogëlushen e porsalindur në shtëpi. I sfilitur nga faji dhe frika, përpiqet të qëndrojë larg syve kureshtarë të botës. Por një mbrëmje, një njeri i pazakontë, hije, i drejtohet Henrit me emër. Burri thotë që ka humbur kujtesën, por e vetmja gjë që mban mend është se e quajnë Xhek. Henri e gjen veten të dyzuar mes frikës, por edhe mes një tërheqje të pazakontë ndaj Xhekut, dhe sa më shumë kohë kalojnë së bashku, aq më shumë Henri e ndien që ky burrë i sjell një lloj jehone të gruas së tij të vdekur. Mënyra si sillet, gjërat që ai thotë... Kështu Henri pyet veten, mos është rikthyer gruaja e tij? A është Xheku thjesht pjellë e fantazisë së tij, pasojë e dëshpërimit? Apo mos ka rënë pre e një batakçiu të regjur? Kush e ka dërguar atë në të vërtetë? “Me ndjeshmëri të madhe dhe përkundër sfondit të pasur të viteve 1920 në Londër, Rebecca F. John na tërheq në intimitetin e një rrethi të ngushtë miqsh, të çekuilibruar pas vdekjes së papritur të Rubi Tuistit. Libri eksploron se si, në një përpjekje për të gjetur ngushëllim, pikëllimi na bën të brishtë duke lejuar të sodisim ato mundësi që deri pak më parë ishin të pakonceptueshme. Në zemër të këtij romani ka mistere që janë çuditërisht imponuese, ndërsa psikologjitë e personazheve tërhiqen aq bukur, saqë në fund të librit u ndjeva e përndjekur nga largimi i tyre. I qetë, prekës dhe i garantuar për të lënë një përshtypje të mirë, “Përndjekja e Henri Tuistit” është një libër magjepsës, një perlë që duhet lexuar.” – Clare Wigfall “Proza e Rebecca F. John-it është e gjallë dhe tejçon një vrojtim inteligjent. – Sarla Langdon, Swansea Bay

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 271 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 476
  • Përmasat e librit: 135 x 210 x 36 mm

Njihu me Autorin

Rebecca F.John -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania