Faqja e autorit

Perlat Çaushi


PERLAT ÇAUSHI, autori i librit, ka studiuar ne
Fakultetin Special te KGB-së në Moskë. Pas prishjes
së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, studimet
i përfundoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e
Tiranës, të cilat i kurorëzoi me diplomën e juristit.

Pas përfundimit të studimeve universitare, Perlat
Çaushi ka punuar në organet e kundërzbulimit
dhe me pas ka qenë për katër vite, në detyrën
e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme,
në rrethin e Vlorës. Vitet më tej aktivizohet në
sherbimin diplomatik, në ambasadat shqiptare
ne Vjenë, Beograd dhe Pekin. Pas përfundimit të
misionit diplomatik në përfaqesitë tona jashtë shtetit, ai rikthehet në atdhe
dhe merr emerimin Drejtor i Drejtorisë së Zbulimit, dislokuar ne Ministrinë e
Punëve të Jashtme. Ne "spastrimet" e njohura të vitit 1982, Perlat Çaushin e
nxjerrin në lirim, duke e shkarkuar nga të gjitha funksionet. Më tej, para daljes
në pension, ai emërohet Shef i katedrës së Zbulimit në Shkollën e Lartë të
Ministrisë të Punëve të Brendshme, ku punoi deri në plotësimin e viteve të
punës. Perlat Çaushi mban gradën "Doktor i Shkencave” ne fushen e sigurise.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania